| E marte, 02.04.2024, 07:54 PM |
Pse vetëm Kosova, duhet të formojë Asociacion të komunave të shumicës Serbe?
Shkruan: Refik
HASANI
Shtetet me të
cilat kufizohet Kosova dhe shtete e tjera të Gadishullit Ballkanik dhe të
Evropës lirisht mundë të themi janë më Multietnike se sa që është Kosova dhe
nuk janë me Asociacion të Komunave që udhëhiqen nga pakicat me 4%.
Kosova përbëhet
edhe nga pakica kushtetuese tjera , por që nuk kan komuna asnjë prej tyre.
Prandaj në Kosovë do të ishte më funksionale që të gjitha Komunitetet të kenë
Këshilla Nacionale për: Romë, Ashkali, Egjiptian. Boshnjak, Turq, Goran,
Malazias dhe Serbë.
Asociacioni i
formuar dhe nënshkruar më datën 25 gusht të vitit 2015 nga Kryeministri i
Republikës së Kosovës z.Isa MUSTAFA dhe nga homologu i tij Serb z.Aleksandër
VUÇIQ, në Bruksel është i dëmshëm dhe paraqet një rast të rrallë në rregullimin
e të drejtave për pakicat nacionale.
Nga e kaluara
historike e hidhur në këtë pjesë të Evropës dhe nga reagimet e popullatës dhe
të opinionit të gjerë e mbi të gjitha nga gjendja faktike e pakicës Serbë me
4%, nuk është dashur të formohet fare Asociacion i Komunave Serbe në Kosovë,
pasi në Ballkanin Perëndimor asnjë shtet nuk ka të formuar këso mekanizmi të
bashkësive të Komunave që udhëhiqen nga pakicat.
Marrim shembull
Maqedonia e Veriut, nuk ka formuar Bashkësi të Komunave shqiptare
edhe pse këtë Republikë e përbëjnë gjysma e popullatës dhe po ashtu
gjysma e Komunave udhëhiqen nga Shqiptarët.
Pastaj vazhdojmë
Republika e Malit të Zi, nuk ka të formuar Bashkësi të Komunave shqiptare edhe
pse në këtë Republikë ish-Jugosllave më shumë kemi shqiptarë në përqindje se që
ka realisht pakica Serbe në Kosovë dhe sipas statistikave 35%, e përbëjnë
Serbët këtë Republikë dhe nuk ka të formuar Asociacion.
Edhe Republika e
Kroacisë, nuk ka të formuar bashkësi të Komunave Serbe edhe pse në këtë shtet
kishte përpjekje dhe kërkesa nga Serbia të formohet Krahina e Kninit në fillim
kur ky shtet shpalli pavarësinë nga RSFJ-ja.
Vetëm Bosnja e
Hercegovina është ndarë dhe është krejt jofunksionale në Republikën Sërpska dhe
në Konfederatën Boshnjako-Kroate sipas marrëveshjes të mbajtur Dejton në vitin
1995 .
Nëse është
dashur të formohet Asociacione, Rajone, Krahina e të federalizohet është
pikërisht Serbia, duke u bërë me Parlament dy Dhomësh, pasi ka rajone e Krahina
që ishin dalluar jo vetëm në ish ngrehinën e quajtur Jugosllavi por edhe më
herët, si:
– Krahina e
Vojvodinës, ishte Njësi Fedarative në kuadër të RSFJ-ës,
– Krahina e
Sanxhaku, ka organizuar-mbajtur Referendum, më datën 25,26 dhe 27
tetor 1992,
– Krahina e
Luginës së Preshevës, (Presheva,Medvegja,dhe Bujanoci),ka
organizuar-mbajtur Referendum, më datën 1 e 2 mars 1992,ka patur
kryengritje të armatosur përmesë luftës së UÇPMB-ës, dhe Marrëveshja e
Konçulit, datë 21 maj 2021,
– Rajoni i
banuar me Bullgarë, etj.
Serbia ka
kërkuar për bashkëkombasit e vetë Asociacion, kurse për rregullimin e tij të
brendshëm edhe pse është shumë më multinacional se askush jo vetëm në
ish-Federatën Jugosllave por në Evropë përmes 21, Këshillave Nacionale e ka
,,zgjidhur çështjen e pakicave’’.
Në Republikën e
Kosovës është dashur Këshilla Nacionale për gjitha pakicat në Kosovë e jo
Asociacion vetëm të pakicës Serbe.