| E hene, 01.04.2024, 08:59 PM |
NJË DOKUMENT I RËNDËSISHËM PËR REGJISTRIMIN E POPULLSISË SË KOSOVËS QË ËSHTË RUAJTUR NË ARKIVIN QENDROR TË SHQIPËRISË, MË 1958, TIRANË[1]
Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha &
Prof. Dr. Tefik Basha
Në
nëntor 2004, kisha shkuar në Tiranë për të hulumtuar për disa dokumente të
Lëvizjes Ilegale Patriotike Shqiptare, por që kishin të bënin edhe me
Shqipërinë e viteve 1945 e këndej. Pas një pune të gjatë hulumtuese, gjeta
shumë dokumente që më hynin në punë për librin ”Të burgosurit politik shqiptarë
në Kosovë gjatë viteve 1945-1989”. Punëtoret e arkivit ishin shumë të
përkushtuar për punën që bënin dhe na ndihmonin pa pritua. Duke shfletuar
dokumentet e shumta në një kuti gjeta edhe dosjet e të arratisurve shqiptarë
nga Kosova që kishin ikur nga barbaria serbe e jugosllave duke u strehuar në
Shqipëri. Temë trajtimi nuk kisha emigrantet nga Kosova, por në moment mu duk
sfiduese që të iu lëshoi një sy dokumenteve. Dokumentet ishin të ruajtura mirë
dhe vërtet ishin të mirëseardhura për mua. E dija se, po qese i siguroi këto
dokumente Tefikut, bashkëshortit tim do i hynin në punë për ndonjë studim të
mëvonshëm. I ndava ato dhe i porosita që të mi fotokopjonin, ngase atëherë
ishte e vetmja mënyrë për ti marr me vete.
E
tani pas ca viteve, po i shfletonim dhe na u duk me shumë interes që disa nga
ato ti botonim kështu si janë, pa asnjë intervenim eventual qoftë gjuhësor apo përmbajtjesorë.
“Mbi popullsinë
shqiptare në Jugosllavi”[2]
Artikulli
i botuar në gazetën “Bashkimi” me 9
shtator 1958, me titullin “Politika nacional- shoveniste e revizioniste
jugosllave kundër shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi”, krijoi
një shqetësim ne qarqet qeveritare te Jugosllavisë. Kjo vihet re nga zhurma dhe
çpifjet qe ngriti gazeta “Politika” e Beogradit kundra vendit tone. Ajo akuzoi
politikën e partisë sonë si shoviniste dhe artikullin e “Bashkimit” si nji
kushtrim per nji kryengritje te shqiptarëve
vendas te këtyre krahinave.-
Artikulli
i gazetës s’one “Bashkimi” ishte e qartë dhe s’kishte asnjë qellim veç se të
vinte ne dukje gjendjen juridike te këtyre te popullsisë shqiptare dhe
Jugosllavinë titiste dhe barbarizmat qe bëhen ne kurriz te saje ne frymën e barabartë
me ato te Serbisë dhe të Jugosllavisë se vjetër. Te quash politikën tone shoviniste
për shkak te këtij artikulli është absurde.-
Partia
dhe populli jone e urrejnë shovinizmin, sepse ne jemi për bashkëpunim dhe
marrëdhëniet reciproke te mira me të gjitha vendet dhe sidomos me fqinjët tanë.
Këtë e vërteton vetëm fakti qe minoritetet e ndryshme gëzojnë te drejta te
barabarta ne vendin tonë dhe kanë kudo shkollat e tyre. Fakti është dhe se Qeveria e jonë gjer më sot se ka ngritur asnjëherë zënë
te kërkoi aneksimin e vendeve krejt shqiptare te ndodhura jashtë kufijve tona.-
Ne
i mbajmë mentë mirë kërkesat e bujshme qe beri Jugosllavia për aneksimin e
vendeve kroate e sllovene te okupuara nga Italia fashiste, dhe e përkrahem politikën e saj si një e drejt e
çdo populli qe do te bashkohet me atdheun e vet, porse po te marrësh raportin e
popullsisë te popujve jugosllave qe ndodheshin jashtë kufijve te atëhershëm me
popullsinë jugosllave nuk ka asnjë krahasim me atë te popullsisë tonë qe
ndodhet në Jugosllavi. Del pra pyetja se vallë çfarë qëndrimi do te mbante
Titua dhe klika e tij kundrejt një fqinji, sidomos kur ata te trajtoheshin ne atë
mënyrë barbare, siç vuanin vëllezërit tone në Jugosllavi? Përgjigja ashtë e
thjesht, ata do te shkruanin shumë më tepër volume librash e broshurash se ne rastin e minoriteteve të Italisë, do të hidhnin
çështjen ne lidhjen e kombeve dhe me se fundi do te kishin ndërhyrë dhe me
forcë. Tani vihet pyetja se çfarë ka bërë Partia dhe Qeveria jonë ne këtë
drejtim qe gazeta “Politika” e quan
politikën tonë shoviniste?
Pallavrat
e serbomëdhenjve, qe e quanin Kosovën ton “Stara Serbija” s’pinë më ujë, sepse
një Serbi e tillë e s’ka ekzistuar asnjëherë në këto vende. Populli i jonë është
autokton ne Kosovë si dhe mbi pjesën me te madhe te Jugosllavisë. Historia e thotë qartë se
ndërsa sllavet futen në vendet tona aty nga shekulli i VII i erës sonë, ne kemi
derdhur djersë e gjak ne këto vende disa shekuj më para tyre. Me gjithë këtë ne
e shohim absurde te gjykojmë te drejtat e popujve mbi token e tyre duke u
bazuar në historinë e vjetër.-
Ne
marsin e vitit 1933 shkencëtari jugosllav S. Stojanoviq shkruante në revistën
shkencore jugosllave “Prilozi proucavanje narodne poezije” ne volumin e parë të
vitit të dytë se gjerë më 1500 nuk ka asnjë gjurmë historike serbe në Kosovë, pra
kur paska ekzistuar atje një “Stara Serbija” kaq e vjetër. Këtë vend si dhe
gjithë Shqipërinë edhe një pjesë të Greqisë e shkelën serbët në kohën e
dinastisë se Dushanit, qe smbajti veç se disa dhjeta vjet. Shprehja “Stara
Serbija” pra s’ka asnjë baze historike dhe u shpik nga mesi i shekullit XIX për
të shërbyer për qëllimet e tyre ekspansioniste ne damë të Shqipërisë.-
Një
sqarim të qartë mbi shpërndarjen e popujve të Ballkanit mbi siujdhesën e tyre
na jep harta etnografike e H. Kiepertit, e botuar në Berlin ne maj 1876. Sipas
kësaj harte populli i jonë shtrihej për sa i përket kufirit verior ne Perëndim
përtej Tivarit dhe Podgoricës, në veri mbi Novi Pazar dhe mbi Nishin,
Leskovacin, Vranjen, Yskyp, Perlep, Manastir e Follorin. Në Perëndim dhe në
Veri shtrirja e popullit tonë është në formë kompakte, ndërsa duke filluar nga
Yskypi gjerë në Follorine ekziston një përzierje e madhe me popullin bullgar.
Shifrat
e para mbi përbërjen numerike te këtyre popullsive i gjejmë ne Memorandumin mbi
shqiptaret e konsullit te Austrisë F. Lipik, qe i adreson shtetit austriak me
20 qershor 1877. Sipas këtyre te dhënave del se pjesa e tokave te Kosovës dhe
Maqedonisë qe prek në Memorandumin e tij kishte këtë popullsi:
Popullsia
e përgjithshme 957.100 frymë 100.0
Prej
këtyre janë :
Shqiptarë 457.400 “ 47,8
Serb 240.200
” 25,1
Bullgaret 193.000 “ 20,2
Muhamedan
të përzier 26,500 “ 2, 7
Jevgj
muhamedan 19,000 “ 2,0
Çekreze 14,000 “ 1,4
Vlleh
ortodoksë 2,500 “ 0,3
Jevgj
ortodokës 2,500 “
0,3
Izraelite 2. 000 “ 0,2
Duke
u nisur nga fakti se pjesa më e madhe e muhamedanëve te përzier dhe e jevgjve
muhamedan dhe të gjithë vllehëve ortodoksë kanë qenë me origjinë shqiptare,
popullsia e jonë e këtyre viseve duhet te ketë qene afërsisht 480.000, apo
diçka më shumë se 50.0%. Në vllehet ortodoksë
përfshihen ata te Prizrenit qe kanë origjinën e tyre nga Voskopoja e Korçës.-
Në
këtë popullsi nuk përfshihet një pjesë e madhe e Maqedonisë siç janë Gostivari,
Reka, Presheva, Kërçova, Manastiri, Ohri, Perlepi dhe Resnja, popullsia e të
cilave vende do ta rriste edhe me numrin e shqiptarëve dhe të bullgarëve.-
Sipas
regjistrimit të popullsisë te viteve 1908-1909 qe beri Turqia rezultonte kjo
popullsi ne Kosovë dhe Maqedoni.-
Popullsia
e përgjithshme 1.287.600 frymë, 100.0
Prej
këtyre ishin :
Shqiptarë 777.200“ 60,4
Bullgar 268.000” 20,8
Serbë 158.100“ 12,3
Vlleh 41.800“ 3,2
Kombësi
të tjera 42.500“ 3,3
Ne
këto të dhëna nuk përfshihen disa vende te Kosovës se Veriut afër Nishit, gjë
qe benë te bjerë numri i popullsisë serbe dhe një pjesë e vogël e popullsisë
shqiptare. Këtu rritet edhe numri i vllehve, mbasi përfshihen edhe ata te
vendeve te ndryshme te Maqedonisë qe s’kanë origjinë shqiptare.
-Gjatë
luftës botërore te parë autoritetet ushtarake te imperatorisë austriake bene
një regjistrim te popullsisë te vendeve te okupuara prej tyre siç janë: Guxija,
Peja, Gjakova, Mitrovica, Vuçiterni, Prishtina, Gjilani, Tetova dhe Presheva.
Nga ky regjistrim dollisë nder këto vende rronte ne atë kohë kjo popullsi:
Popullsia
e përgjithshme 556.100
frymë 100,0
Prej
këtyre ishin:
Shqiptarë 384.700 “ 69,2
Serbë 113.900
“ 20,5
Bullgare 21.100
“ 3.8
Turq
19.300 “
3,4
Kombësi
të tjera 17.100
“ 3,1
Për
sqarimin e mirë te çështjes te kombësive të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi
do të shërbente shumë mirë regjistrimi i popullsisë qe bëri Jugosllavia në
vitin 1921, porse ky nuk u botua sipas përbërjes së popullsisë për qëllimet e errëta
te tyre. Nga ky regjistrim del se popullsia e Jugosllavisë jugore ndahej sipas
besimeve si vijon:
Popullsia
e përgjithshme 1.476.700
frymë
100,0
Prej
këtyre ishin:
Pravosllave
(ortodokse) 739.300
50,1
Muhamedane 711.500 48,2
Katolike
8.300 1,2
Të
tjera besime 7.600
0,5
Nga
këto te dhëna s’mund te formohet asnjë ide mbi përbërjen kombëtare te këtij
vendi.-
Në
broshurën përkujtimore (Spomenica), te 25 vjetorit të çlirimit te Jugosllavisë
Jugore (2912-1937) te redaktuar nga Aleks Ivanoviqi, që u botua me 1937 ne
Ysqyp shtrembërohen poshtërsisht të dhënat e regjistrimit te viti 1921 si
vijon:
Popullsia
e përgjithshme 1.476.700 frymë 100,0
Prej
këtyre thuhet se kanë qenë:
Serbe
878.600 “ 59,5
Shqiptare 417.000 “ 28,2
Turq
148.000
“ 10.1
Fryma
e përpilimit të kësaj pasqyre tregon paturpësinë e redaktorit shovinist ne
shtrembërimin e pa shpirt te se vërtetës. Këtu dalin këto pyetje:
1/
Nga u ngrit numri i popullsisë serbe ne 833.000 frymë?
2/
Ku u futen te 711.500 mahamedan dhe te 18.300 katoliket?
3/
Ku vajti popullsia bullgare e këtyre vendeve apo mos u përfshi ne te 33.100 frymët
me kombësi te tjera?
Qe
qarqet qeveritare të atëhershme nuk guxuan te dalin sheshit zyrtarisht me
pasqyrën si mbas kombësive te kësaj popullsie, vjen sepse nga gropëzimi qe ata
i kanë bere sigurisht këtij regjistrimi, popullsia jugosllave dilte ne
minoritetet dhe kishin frikë mos e merrte vesh popullsia e shtypur e këtyre e
këtyre vendeve dhe shtetet fqinje te interesuara si Shqipëria dhe Bullgaria.
Për këtë qellim lejuan ata qe te dilte një shovinist privat e te shtrembëronte
te vërteten.-
Komiteti
Mysliman (Ulema mexhlisi) i Shkupit botoi me 1941 kalendarin e tij te vitit
1941 ne Sarajevë dhe në faqen 24 dha këto shifra statistikore mbi përbërjen e
popullsisë te vitit 1939 për Jugosllavin Jugore.
Popullsia
e Përgjithshme 1.566.970 frymë 100,0
Prej
këtyre ishin:
Muhamedan 833.110 “
53,2
Të
tjera besime 733.860 “
46,8
Popullsia
Muhamedane ndahej edhe sipas kombësive dhe rretheve dhe nga kjo ndarje
rezultonte sa vijon:
Muhamedan
gjithsejtë 833.110 frymë 100,0
Prej
këtyre ishin :
Shqiptare 733.570 “ 88,1
Shqiptarë
e sllavë të përzier 86.600 “ 10,4
Shqiptarë
e turq të përzier 12.940 “ 1,5
Po
të ndahen te 99.540 shqiptaret muhamedan te përzier ne raportin qe kanë
shqiptaret e thjeshte mbi popullsinë e përgjithshme muhamedane, atëherë rreth
87.6% te gjithë muhamedanëve. Ne si besojmë kësaj përllogaritjeje dhe jemi të
mendimit se nuk gabojmë sikur te marrim 95,0 te numrit te muhamedanëve si
shqiptare pra vetëm rreth 791.500 te numrit te përgjithshëm te popullsisë, duke
konsideruar si muhamedane kombësish te tjera 41.610 frymë apo 41,4% te
muhamedanëve shqiptarë te përzier?-
Nga
kjo përllogaris del se nga popullsia e përgjithshme e Jugosllavisë Jugore e
vitit 1939, 50,5% ishin Shqiptarë muhamedan, pa marrë fare parasysh pjesën
ortodokse dhe katolike te popullsisë tonë te atjeshme.
Me
1942 italianet bene një regjistrim te popullsisë te vendeve te Kosovës,
Maqedonisë dhe Malit të Zi qe okupoheshin nga ana e tyre. Nga ky regjistrim
daullen këto te dhëna mbi popullsinë e këtyre vendeve.
Popullsia
e përgjithshme 792.420 frymë 100,0
Prej
këtyre ishin:
Shqiptare
591.700 “ 74,7
Serbe
125.390 “ 15,8
Bullgare
72.430 “ 9,1
Kombësi
të tjera
2.900 “ 0,4
Sipas
besimeve dhe gjuhës qe flisnin popullsia shqiptare përbehej si vijon:
Shqiptare
gjithsej 591.700 frymë 100,0
Prej
këtyre:
Muhamedane
542.890 “ 91,8
-Flisnin
shqip
538.550 “
-Flisnin
gjuhë të tjera 4.340 “
b)
katolike
28.640 “ 4,8
c)
Ortodokse
20.170 “ 3,4
Se
si dominon popullsia shqiptare ne këto vende, flasin vet shifrat dhe s’ka
nevojë të komentohen. E keqja është se s’kemi njoftime për pjesën tjetër të
Jugosllavisë, qe u okupua nga fuqitë e tjera, ku hynë shumë vende me popullsi
te thjesht shqiptare.-
Regjistrimi
i vitit 1953 i Jugosllavisë nxjerr në dritë sikur ne gjithë Jugosllavinë te rronin
ne ato vite vetëm 752.000 shqiptare te shpërndarë si vijon:
-Ne
Serbi
362.000
-Ne
Maqedoni
164.000
-Ne
Malin e Zi
23.000
-Ne
Bosnje e Hercegovinë
1.000
-Ne
Kroaci
1.000 dhe disa në Slloveni
Ky
numër na vene në dyshim sepse sipas shifrave te dhëna me lart, nga burimet e
ndryshme, del qe ne te kemi pasur me 1908-1909 (shih regjistrimin e Turqisë),
777.200 shqiptare pa përfshirë pjesën e Nishit. Me 1939, sipas kalendarit te
Komunitetit Mysliman te Shkupit duhet te kemi pasur 791.500 muhamedan
shqiptarë, pra si ashtë e mundur te ketë zbritur numri i popullsisë shqiptare kaq
poshtë? Kjo rrjedhë nga qe qeveria
jugosllave s’heq dore nga shovinizmi i serbo-mëdhenjve. Një pjesë te madhe te
popullsisë tonë ata vazhdojnë ta quajnë turke, për shkak te besimit qe ka,
kështu ve ne dukje se me 1953 ndodheshin ne Jugosllavi akoma edhe 254.000 turq
te ndarë si vijon:
Ne
Serbi (Kosovë)
53.000
Ne
Maqedoni 200.000
Ne
vende të tjera
1.000
Nga
të dhënat e Komunitetit Mysliman te Shkupit dilte se rreth 95% te myslimanëve
te këtyre vendeve janë shqiptarë, pse nga ky numër i turqve bien mbi 241.000
shqiptarë, kështu qe vetëm me ketë korrigjim, gabimi rritet popullsia shqiptare
me 993.000 frymë.-
Një
korrigjim i dytë duhet bere duke futur ne ketë numër të paktën edhe te 49.000
katoliket e ortodokset qe rezultuan si shqiptarë nga regjistrimi i Italisë dhe
qe si te krishterë janë lënë sigurisht jashtë kësaj llogarie. Kështu popullsia
jonë ne Jugosllavi duhet te ketë qene me 1953 te paktën 1.033.000 frymë, qe është
baras me 79.4% te popullsisë te këtij viti qe ndodhej brenda kufijve të R.P. te
Shqipërisë
Ne
raport me popullsinë jugosllave do të ishte njësoj sikur ne një shtet fqinjë te
Jugosllavisë te rronin te shtypur mbi 13.440.000 jugosllave.-