| E merkure, 27.03.2024, 08:54 PM |
E
KU MË BUKUR SE NË MESIN E STUDENTËVE
FESTOHET DITA BOTËRORE E POEZISË?..
Nga
Tahir Bezhani
Me
21.mars,2024 Shoqata Intelektualëve “Jakova” në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në
Gjakovë, organizuan takim me intelektualin dhe shkrimtarin Agim Gjakova, për
nderë të Ditës Botërore të Poezisë. I gjithë manifestimi dhe
takimi me këtë krijues emblematik, u cilësua si ”Bisedë me shkas,” për të qenë
takimi sa më spontan dhe i përafërt mes krijuesit dhe studentëve të këtij
Universiteti të Gjakovës.
Në
fillim të hapjes së këtij manifestimi, Prof. Dr. Sidorela Doli-Kryeziu, me
fjalë të zgjedhura e dashamirësie, i shprehi mirëseardhje ne mesin e studentëve shkrimtarit, tani të
afirmuar ndërkomtarisht, z. Agim Gjakova. Një përshëndetje të tillë e bëri edhe
kryetari i SHI “Jakova” Ruzhdi Sefa, i cili me fjalë të miradie e falënderoj
Agim Gjakovën për mundësinë e pjesëmarrjes në këtë manifestim kulturorë, me
rastin e Ditës Botërore të Poezisë.
Amfiteatri
i Fakultetit të Edukimit “Fehnmi Agani”,dje ishte i mbushur me studentë, te
cilët si rrallëherë, treguan shumë interesim për artin letrarë, për shkrimtarin
Agim Gjakova, për jetën e ndrydhur që në
rini të hershme, për veprën e tij madhore e cila na bënë të ndihemi krenarë, jo
vetëm si Gjakovë, por mbarë kombin.
Moderimin
e këtij aktiviteti e drejtoi për mrekulli e me profesionalizëm, studentja e
vitit të parë, Vlera Morina, e cila që nga fillimi, përmes një monitori me
fotografi, vuri në pah gjithë biografinë e shkrimtarit Gjakova që nga vitet
1960 e deri në ditët e çlirimit të Kosovës, kur poeti e shkrimtari Gjakova
kthehet në vendlindjen e tij të lirë, pas dyzet e sa vitesh jete në Shqipëri.
Gjatë shikimit gjithë atë kalvar jete, përmes monitorit, studentet dhe të
pranishmit tjerë, e përcollën me një interesim të jashtëzakonshëm, momente këto
që krijonin edhe emocione tek të pranishmit.
Moderatoja,
Vlera Morina, gjatë programit, kërkoi nga shkrimtari Gjakova që vet të fliste
një pjesë të biografisë dhe krijimtarisë së tij, për kureshtjen e të gjithëve,
që të dëgjohej nga goja e shkrimtarit, të cilat rrëfime do mbesin në kujtesën e
studentëve për gjithë jetën.
Ishin
rrëfime prekëse ato të shkrimtarit Agim Gjakova, të cilat fillonin që nga
fëmijëria, shkollimi, fillimi i studimit në Beograd, pastaj fillimi i karrierës
së mësuesit në Podujevë deri në fshatrat e Lipjanit, me përjetime të rënda
fizike e psikike të kohës, si bir i familjes me “njollë irredentisti”, nga se axha i tij, Haki Taha,
kishte vrarë Milladin Popoviqin
menjëherë pas luftës së dytë botërore.
Ishte
interesant karriera e tij në fshatrat e Lipjanit,(sepse ne qendër nuk kishte
asnjë shqiptarë në vitin 1952),kohë kur
Kosova ishte me mbi 90% analfabet dhe se në klasa të fillores, kishte djem të rritur deri ne 17
vjeç. Gjatë rrëfimit për jetën e mësuesit, shkrimtari Gjakova, ua foli tri
gjëra që do kenë rëndësi fondamentale për brezat: së pari, mësuesi nuk guxon
të fyhet në asnjë mënyrë, por të
respektohet, mësuesi nuk guxon të zemërohet, dhe se, mësuesi nuk guxon të mban
mëri ndaj nxënësit. Këto porosi nga përvoja e bartur gjatë si edukator në
Kosovë e Shqipëri, u priten me duartrokitje nga të pranishmit, pjesa më e madh
studentë të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Në
vazhdim të këtij manifestimi, interesante ishte edhe leximi nga pjesë e krijimtarisë voluminoze e
krijuesit Agim Gjakovës, si në prozë
ashtu edhe në poezi. Shumë studente, patën nderin që autorit Gjakova, t’iu
drejtohen me shumë pyetje për krijimtarinë e tij, të cilave, Gjakova iu
përgjigj me një përkushtim dhe ëndje të veçantë. Studentet me aktive në komunikim me
shkrimtarin Gjakova ishin, Vlera ,Alisa, Vanesa, Erëza, Erjolla, Anda,
Diniada, Agnesa, Arta e shumë të tjera.
Për
Universitetin e Edukimit” “Fehmi Agani” në Gjakovë, shkrimtari dhuroi 400 libra
nga fondi i bibliotekës së tij personale. Në mbarim të programit festiv për
Ditën Botërore të Poezisë, studentja Arta, në emër të Fakultetit të Edukimit,
ia dhuroi një pikturë, “Çarshija e Jupave në Gjakovë,” krijuesit Agim Gjakova,
tek i cili ngjalli shumë emocione dhe duartrokitje.
Gjakove,21.mars,2024