| E hene, 25.03.2024, 08:56 PM |
VERSIONI
IM PËR ULISIN
(Në
vend të intermezzo-s së parë,
apo
si e them unë, Fatmir Sella)
Nga
Brahim (Ibish) AVDYLI
Më së pari po u tregoj se ky shkrim është shkrim
publicistiko-shkencor, e nuk është shkrim i vetëm letrar.
Ky shkrim është shkruar në veten e parë, e jo si rrëfimet
e tjera të këtij romani, sepse edhe unë kam dashur që të jem në këtë roman dhe
të shkruaj gjëra të tjera për një çështje, i cili është i veçantë.
Janë fjalët e mia, e jo të autorit. Dallon shkrimi i tij
me shkrimin tim, edhe në qoftë se jam intermezzo e këtij romani.
Kam emër e mbiemër, karakter, vlerë e ndjenja. Shkrimet
letrare janë në vetën e tretë, e ky është në veten e parë.
Në këtë shqyrtim, sado që të shtojmë apo të heqin nga një
rresht në jeten e Ulisit, Udhësit, Odiseut, apo siç e quajnë ata të cilët do të
përpiqen që t’a tërheqin nga vetja, na zgjohen pleshta të dhembjes kudo nëpër
trup dhe na kafshojnë si të padukshmit. E vërteta neve na pshtjellohet pak nga
pak prej autobiografikëve të tij dhe letrarët. Jeta e tij ngjyroset me ngjyra
të tjera.
Nuk mundem të pajtohem kurrsesi me versionet e tyre. Po e
fillojmë pikë së pari me luftën e Trojës, të cilën e paraqesin me gënjeshtra,
se gjoja ajo “ka qenë një luftë e
zhvilluar midis pellazgo-ilirëve”. Për mendimin tim të sinqertë kjo gjë
absolutisht nuk qëndron! Ka qenë thjeshtë një luftë iliro-ilire dhe jo “pellazgo-ilire”.
Ata mund ta quajnë veten e tyre se janë “pellazg”,
sepse kanë bredhur nëpër të gjitha tokat e të tri kontinenteve, nga Dodona,
Mali Ararat dhe deri në Thebën e Nilit, të Egjyptit. Është një trekëndësh që i
përshkruan lëvizjet e Noas apo Nuhës, në dy anët e Lindjes prej Dodonës.
Po të merret edhe njëherë ADN-ja e atyre që kanë marrur
pjesë në luftën e Trojes, sikurse edhe të tjerë, do të gjëni se kryesorët e
luftëtarëve të Trojës na dalin ILIR, e pellazgu nuk ka ADN! Sikur të ishit
shkencëtar të përkryer do ta dinit që në analizat tuaja për çështje të vjetra
duhet të mbështetni në arkeologjinë, paraetnografinë e në faktet shkencore.
Fakti shkencor për tipat e njerëzve është gjurma kryesore e gjurmimit dhe
ADN-ja.
Mund të nxjerrni njëmijë herë përfundimin se ne e paskemi
“origjinën prej pellazgëve”, por kjo
gjë askund tjetër nuk mund të qëndrojë, pos në letrat e shkruara prej njeriut.
Fakti më elementar është se nuk ka fare pellazgu ADN, por iliri dhe të tjerët.
Mos u nisni as nga lindja e “Illyrios”-
it nga Cadmos dhe Harmonie (këtu po i
shënojmë emrat sipas gjuhës së përpunuar me alfabetin e Kadmit !), sepse
edhe ai është një emër familjar. Edhe në qoftë se ka qenë “mbret i mbretëve”, e ka filluar jetën e tij shumë vonë dhe nuk i
konteston që përpara ilirët/yllirët, të ardhur nga ylli. Nuk guxojmë të themi
se ata “janë parailirët”, siç thotë
shkenca shqiptare, për ata që kanë lindur në tokat e Gadishullit Ilirik prej
Polifemit, gjysmë-zotit tonë. Ilirët/Yllirët, prej Yjeve, kanë qenë shumë mija
vite para Kadmit e djalit të tij!
A e kuptoni ju këtë punë apo jo?! Me mosfunksionimin e
trurit, si armull, nëpër gjumë, si taraku, thuhet se e paskemi “origjinën prej pellazgut!”.
Le ta quajnë si të duan ata! Gjuha është prej tuli e
shkon si të do! E vërteta është vetëm një: kur kanë ardhur Danai dhe Kadmi, nga
Egjipti, në Argos, dhe ajo ka qenë një mbretëri nga dhjetra mbretëri më të
mëdha nëpër Iliri apo Ylliri, pra djemte e Yllit, që jemi ne, e njëra ndër to
është Mbretëria e Trojës, që sot u themi trojet tona vetë tokës sonë, ashtu si
atëherë. Është një trajtë e fjalëve shqipe, skype, prej fillimit e deri në
infinit, jo “pellazge”!
Danai ra bë besë të Mbretit të Argosit, i cili filloi
mitin Deukalion, që është origjinë e tyre familjare, e nuk është mit për
krijimin e kombit ilir. Ata, nuk i përkasin besimeve të lashta shqiptare, që ne
i kishim, por besimeve të tjera, të cilat as në Egjipt nuk përfilleshin, sepse
ishin fenikas.
-O
shkencëtar, që quheni kështu, mos i përzini këto gjëra: fenikasi është fenikas,
edhe pse quhet “pellazg”, ndërsa iliri/ylliri është arban (gegërisht) dhe arbër
(toskërisht) i ardhur prej yjeve.
Gega, gyga, giganti e ruan etimologjinë dhe toska nuk e
ruan etimologjinë. Gega punon shumë e nuk shkruan kot, e toska punon më pak dhe
shkruan më tepër. Le të na quajnë “dreç
me bishta”, prap e lëmë të shkruajë. Punën e tij e ka në shkrim. Gega i ka
ndërtuar qytetet e mëdha të botës, e toska i ka sunduar e pushtuar ato. Le të
jetë si të duan ata, por prap është vëllai i ynë edhe ne po e përqafojmë. Pra,
e përqafojmë dhe e duam! Shqiponja, me dy krena është te shqiptarët. Dihet, pse
është: një gega e tjetri toska.
Toskët e harrojnë që gegët, gyga, gigantët e kanë sundur
pesëmijë vite tërë botën e tërë njerëzimin, e pastaj ia lënë vendin gjysmës
tjetër, toskës, që të sundojë. Origjina nuk është prej tyre e nuk e dinë as
etimologjinë e fjalëve, të emrave, të emërtimeve, të natyrës dhe të lumejve e
detrave, etj.
Porse një gjë dihet: Fenikia ka qenë në maradhënie të
ashpra armiqësore, përshkak se është rrëmbyer Europa, motra e Kadmit, birit të
Agenorit, nga ana e një mbreti tanë, me emër lakonik, por shumë i vrazhdtë.
Kadmi nuk ka qenë i bardhë, por i zi. Të zezën e futi përmes albabetit në
gjuhën tonë, gjuhën shqipe. Danai është djali i Belos, i cili me Agenorin kanë
qenë bijë të Lybies (jo Libia, si shtet!).
Tabela familjare e tyre i nxjerrë ata se të dy kanë qenë kananistë, të cilët u
përzunë nga izraletitët. Ata ishin edhe basanitët e Jordanisë. Ndërruan disa
vende. Danai i kishte pesëdhjetë vajza, e asnjë djalë, ndërsa Kadmi ishte i
pamartuar. Ky e fundit, ndonëse ishte i zi, raca e tretë, prej Afrike, e mori
Harmoninë ilire prej Epirit. Është apo s’është e bardhë gruaja e tij, ne nuk
mund ta quajmë ate si “ilir”, si
gruan e vet.
Kadmi e solli alfabetin fenikas për ta shkuar gjuhën
shqipe dhe për ta përpunuar nga shtesat, parashtesat, prapashtesat, nyjet e
tjera dhe nga një shkronjë aty e këtu, sa për ta njohur “gjuhën e përpunuar” të tij e të tjerëve, që fillojnë të quheshin
nëpër Beoti, sikur qenë “pellazgë”, e
flisnin dialektin e gjuhës shqipe, të shkruar me alfabetin fenikas.
Ti bazohemi shkencës, do të shohin se edonët dhe lelegët
janë degë e popullsisë së Thrahisë (trakase), që shtriheshin deri në Feniki dhe
quheshin “pellazgë”. Fenikia, Kadmi,
Danai ishin “pellazgë”. Ata quheshin
kështu! Marrë parasysh, ata ishin degë e largët e jona, prej Thrakisë, e lidhen
me ne, por askund nuk lanë vend të nguliten si fise të Thakisë, e zunë vend në
të ashtuquajturën “Greqi”. Kanë të
drejtë të quhen si të duan! Këto janë fjale, nuk janë fakte. Ishin një degë më
e largët prej Thrakisë e Fenikisë dhe nuk guxojnë t’a ndajnë veten sikur janë “pellazgë”. Ne, i pranojmë se janë të
ardhur, por nuk janë të parët tanë. Ata duhet të shkruhen “iliro-pellazgë”!
Vendi i parë ishte ARKADIA, por e mori emrin e saj “Pellazgia”, kur erdhi Danai, që e
shpiki me mendje e jo me zemër Deukalionin. Arka është fjalë e parë shqipe,
para se të futen semitët e Fenikisë. Natyrisht se e kthyen prapë këtë emër, për
vendin e tyre, Arkadia! Qe një mbretëri nga njëqind mbretëritë nga toka e
ilirise/yllirisë, para Kadmit e para emrit të birit “Illyrios”, sepse nuk duhet e nuk guxojmë absolutisht të fillojmë
me këtë emer, por me bijtë e Yllit, Yllirianë, Ilir, e jo prej emrit të djalit “Illyrios”. “Y”-ja e parë ka dalur në zanoren e dytë, dhe zanorja e dytë del në
fillim të emrit...
Romakët e fillojnë gabimisht me emrin e djalit të Kadmit
dhe na quajnë të gjithëve “Illyrian”!
I pari ka qenë Iliri, e jo emri i djalit të Kadmit “Illyrios”-it, që të na
quajnë të gjithëve ashtu. Është emër familjarë e jo i kombit dhe dy etnive,
gegë e toskë. Normalisht se bota ka nevojë për historianë. Ata janë njërëz më
të dijshëm, por bëjnë gabime! Njeriu është qenie e gjallë e botës së përkohshme
të provave, i lindur nga dashuria e prindërve, dhe me dashuri duhet që të
rilindë përsëri. Ai duhet të rritet; të lutet para Zotit të Madh të Botës së
Qiellit, që t’ia falë gabimet që mund t’i bëjë gjatë gjithë jetës. Jeta i
përfshinë përpara, madje edhe ndonjë shkencëtar.
Nuk duhet të shfrytëzojnë mendjen, sepse ate e përpiqet
t’ia dirigjojë djalli, demonet dhe e Liga, por duhet t’a pyes zemrën, e zemra
nuk e lë të gabojë! Nuk duhet ta lejojë veten të përfshihet nga e Liga, nga
mendimet tepër të liga! Zemra e ndjenë dhe e sheh edhe më të padukshmën, kur
hapet.
Thuhet se emri i parë i këtij vendi ka qenë Pellazgia.
Emri i dytë ka qenë Arkadia. Emri i tretë ka qenë Peloponezi. Por kjo nuk është
e vërtetë, sepse edhe para përmbytjes së Noas ka ekzistuar toka dhe kombet. Dihet: emri i parë është emri ARKADIA,
para përmbytjes së madhe të Noas. ARKA
është emër i gjuhës së sotme shqipe, tash e mija vite, para se të futeshin
fenikasit. Ata qenë semitë dhe ne i pranuam në gjuhë.
Emri Peloponezi vjen nga fjala iliro-pellazge “lopë”
(pelops, prej lops, gegë, e jo toskë!)
dhe aty është krijuar Deukalioni, që arbënisht do të thotë: dhé a kanë, e dhé e lamë. Arbërisht do
të thotë: dhé ka qenë e dhé do të mbetet. Ky është Deukalioni, historiku i
familjes së Mbretërve të Arkadisë. “Deu”,
do te thotë “dysh”, dyzash, “me dy mendje”, e kjo gjë aspak nuk do
të qëndronte. Me dy mendje, nuk shkohet as në mulli! Mullini është pika e
fundit ku shkon njeriu! Ka qenë “Dheu”,
e nuk ka qenë “Deu”! “Dh”-në skype apo në gjuhën e sotme
shqipe nuk mund ta shqiptojne të huajt!
Pellazgjia lidhet me pellazgët, e kjo është koha kur kanë
ardhur Kadmi e Danai dinak. Kur erdhi Danai u shkrua “Dheakalioni”. Përpara ishin familja e mbretëve të Argosit, por nuk
ishte shkruar Deukalioni. Asgjë nuk shkruhej në Arkadi, e as dikund tjetër.
Hyri alfabeti pellazgjik. Pellazgia e mori emrin e tyre prej atyre që quheshin “pellazg”. Vinin “prej së largëti”, sikur vet Egjypti, që lidhershin prej Atlantës,
jo prej Atlantidës. Lidheshin pra me te. I tregon endjet nëpër botë, jo kombin
e tyre. Harronin me qëllim se anija e parë dhe kozmike ka zbritur mbi Malin më
të lartë Tomor, në Shqipëri!
Ne, nuk e kemi origjinën “pellazge”, por e kemi prej kozmosit! E mbajmë plisin e bardhë mbi
kokë, si gjymën e vezës, e “veza” e
jonë është hedhur në tokë nga kosmosi e aty kemi lindur edhe ne, si zogjtë e
pulës...
Në të vërtetë, Mbretëria e Argosit ka qenë YLLIRE. Kanë
qenë dhjetra mbretëri yllire, të ardhura prej yjeve e zbritura prej qiellit,
rreth e për rreth Arkadisë. P.S.: Thesalia ka qenë shumë e njohur, për pasurinë
e tokës së punës dhe për gjërat e mbjella në tokë. Në anën e epërm, më tutje,
shtrihet EPIRI, me Dodonën! Më tutje, Makedonia, etj...
Idenë e thellimit të mbretërisë familjare dhe e të
tjerave e morri krejtësisht Danai, madje mjaft të tjera, të cilat nuk janë as “pellazge” e as ilire, por qenë
fenikase, si p.sh. fiset doriane (jo
dorët, sepse janë ilir!), eoliane dhe daneane.
Daneanët dhe fenikasët ishin “të ardhurit”, pak më të huaj. Ata ishin mjaft të njohur për
grabitjen e femrave ilire nëpër mbretëritë ilire, deri në Dodonë. Ka shumë
shkencëtar dhe ju mund t’i gjurmoni. Po e them se ata bënë plot djem e vajza me
vajza iliro-albane, si Cadmi, me
Harmoninë, pra e shortuan popullin, po nuk e krijuan këtë popull, vetëm me pjesën e tyre thrake!
A po merrni vesh mirë, apo jo?! E shortuan popullin
vendas e nuk fillon ai prej tyre! Të
huajt e ardhur janë aventurier
pellazgo-europian, e ndikuan që të quhej shteti i tyre i madh në të tri
kontinentet, Kontinenti i Europës, “Pellagonia”,
prej Babilonisë e deri në Londër. Ky nuk është emër i vërtetë, por simbolik.
Nuk i ka sunduar të gjitha këto vise, por sillen nëpër to...
Nga “Bibla”,
edhe Mosiu, që është Musa, të cilin e kemi në dhjetra imazhet e herë-herë të
ribotuar, deklaron për herë të parë rreth viteve 1530 p.e.s. ( e “Iliada” botohet në vitin 800 p.e.s.!)
se ndarja e tokës, pra përmbytja e madhe e kohës së Pelegut quhej “Peleg”,
e cila do të thoshte “ndarje” dhe e
thotë se djemtë e tij ishin ilirë/yllor. Shtetet që quheshin “pellazge” kanë lënë gjurmë të pashlyera
që prej vitit 1820. Inahi (Inahus,
pellazgisht, e quajtën kështu veten, me gjuhën shqipe e mbaresat pellazgishte,
e për këtë erdhi përmbytja e madhe, në të cilën Nuha (Noa) i priu anijes së
madhe për të shpëtuar edhe njëherë, me të gjitha gjallesat dhe vajzat e djemtë
e tij, me rrobe kombëtare shqiptare!) erdhi edhe njëherë në tokën e Greqisë
së re. Me Inahun fillon Deukalioni. Inat i themi edhe sot e kësaj dite, të
rrëmbyerës së ndjenjave të smirnës, por jo sa urrejtja, sepse është shumë e
ashpër, por edhe smirna, xhelozia, idhnimi, janë ndjenja të liga, të cilat nuk
duhet që t’i lejojmë të na përfshijnë. Ajo është përfshirja e njeriut nga
ndjenjat e liga, e mallit për një tokë të gjyshit, që Noa (Nuha) e ka lënë në
atdhé, para përmbytjes së madhe. Kjo është pika e tretë e ligjit natyror të
dialektikës: nipi i ngjanë gjyshit. Nga babai pak largohet. Inah i kanë thënë
në shqipen e vjetër inatit. Ina-h=Ina-t. Është kthyer përsëri në atdheun e tij
të parë, Arkadia, e cila pastaj u quajt Pellazgia. Kjo është pas përmytjes së
madhe, e cila fillon nga 1820 p.e.s. dhe kulmin e arrin në vitin 1707 p.e.s.
Botën paraprake nuk e studiojmë por themi gjëra kontraverse. E themi se e kemi
prej “pellazgëve”, e fjala “pellazg” d.m.th. “prej së largëti”, pra paraprakisht, se sa përmbytja e Noas, e
Nuhës, që ishte gegë, gigant, gyga, me rrobe të vjetra të vajzave si sot
Republika e Kosovës, si Dardania e jonë, apo prej dardanëve të Turqisë. Në
Dardaninë e Turqisë u quajtën frigë, ndërsa në Mbretërinë e Dardanisë, ku ka
mbetur edhe sot një pjesë e vogël e saj me emrin Republika e Kosovës janë
brigë.
Fëmijtë e çdo njeriu lindin nga dashuria e prindërve. Kur
martohen me dikend, duhet t’a zgjedhin vetë fatin e tyre. Nuk guxon të përzihet
gjaku i fisit dhe farefisit. Me gjakun e përzier nga të dy prindërit, me
dashuri, e merr i biri nga ata dhe krijon tipin e ri të gjakut. Po e
përshkruaj: e zgjedh njërin grup të gjakut; e zgjedh faktorin e gjakut, të
cilin po thirrim me termin e tyre medicinal “Rhesus”,
d.m.th. “i ri”, dhe është positiv,
negativ apo neutral ose asnjënës. Na vie pastaj fenomeni i gjakut “Rhesus”. Është tip eventual.
Më thuani, ju lutem, shpikni gjakun “pellazg”, sepse ai nuk ekziston! Kam humbur vite të tëra me të
gjitha këto llafosje tuajat!...
Bijtë e bijat dallojnë prej prindërve, kthehen pak
kundër, me “In”, jo nipat e mbesat,
sepse më shumë “i ngjajnë gjyshit”,
dhe kjo na e shënon lëvizjen alernative
të brezave. Djali i Noas ishte Inahu, që u quajt “pellazg” dhe u kthye prap në iliri/ylliri, në tokën e tyre të
parë, në at-dhé, në dheun e lënë prej etërve, brez pas brezi, para përmbytjes
së madhe. Ata kanë qenë ilir!
Shkencëtarët gënjejnë me të madhe dhe pshtjellojnë si
janë quajtur ata në atë kohë, pa e menduar
ADN-në! Edhe sot gënjejnë me të madhe, se janë baballarët e shqiptarëve të
sotëm. Prej pellazgut duhet të lindej “pellazgu
i ri”, e jo shqiptari! Kjo të të thotë se fjala “pellazg” është emër teknokratik, e jo nacional. Gjakun nuk e pjell “pellazgu”, por ILIRI! Ai nuk e sjellë origjinën tuaj nga shkrimet!
Lindja e brezave na e jep kurdoherë gjakun ILIR!...
Po e marrin njëherë si “të vërtetë”, por kjo “e
vërtetë” për “të ndodhurën” është
variabile dhe shkencërisht e mbuluar me të pavërteta. Mbulohet me gjëra të
paqena. Kjo e vertetë na del si e tillë nga këndi prej të cilës shikohet dhe
prej njeriut. Njeriu është plotësisht i gabuar dhe e ka vënë si qëllim të vijon
të pavërtetën e të konsiderojë se ai është i vetmi që thotë të vërtetën!...
Mrekullinë e luftës e bënë pikërisht Kali i Trojës.
Rizbullimet e zbulimet, rekapitullimi e kapitullimi, historia dhe
pseudo-historia që shitet si “histori”,
etj., është rrëfim i shkruar, e cila nuk bazohet mbi FAKTE. Një fakt është i
vërtetë: Lufta e Trojës, është luftë lokale që i ka përfshirë tri kontimente,
për ta shkatërruar Mbretërinë e Trojës: Europën Juglindore, Afrikën Veriore dhe
Azinë e Vogël. Lere gjenealogjinë e historive, por shikone gjuhën: Mbretëria e
Trojës është ilire, arbënore, arbër, arban. Nuk mund të jetë tjetër! A janë
quajtur kështu, apo nuk janë quajtur, kjo gjë nuk ka rëndësi. Pra kanë qenë ar-ban. Punën e tyre e kanë pasur të
qartë. Me punë kanë bërë përmirësimin e kushteve të jetesës. Kjo ka qenë ari i
tyre, p u n a. Me punë bëhet ar! Të quhen si të duan, por gjakun nuk
ua ndërron! Kanë folur Skype, shqip, e jo “pellazgisht”, edhe kur është shkruar me
alfabetin pellazgjik. Alfabeti është mjet për të shkruar një gjuhë. Nuk është
gjuha, por alfabeti i përdorur.
Ne, e flasim këtë gjuhë edhe sot, si më parë, si atëherë;
fjalët e para të cilat i kemi nxjerrur prej goje ishin nga kjo gjuhë. P.sh.: Troja.
Kur themi “Troja”, na kujtohen
thëniet: “të mbrojmë trojet tona”; “të ndërtojmë trojet tona”; “të mos i ndajmë trojet tona”; “ky është truali ynë”, toka jonë, etj.
Gjuha e parë është gjuha e vjetër shqipe apo skype.
Herodoti dëshmon se gjuha e parë që është folur është gjuha shqipe, nga fëmiu
që mbyllet në burg prej mbretit të Egjiptit, i cili thotë: bukë! “Bekos” ka thënë Herodoti, i cili
shkruan për këtë çështje. Ai vetë ishte “pellazgë”.
Të gjithë i thërret me këtë emër dhe me këtë gjuhë, mbi gjuhën shqipe, të cilën e ka nxjerrur klasa e parë, e ndarë nga
populli pagan, që ka “shkuar më lartë”,
pra që ishte “më i emancipuar”, sepse
i ka shërbyer shtetit dhe ka mësuar si deshi klasa dhe shteti, jo si deshironte
populli. Populli ishte i nxënë me punë e nuk kishte kohë të shkruante. Ai që
ishte i “emacipuar” kishte kohë që të
shkruante!
Herodoti thotë se kur Faraoni Psametrik hipi në fron,
deshi të dinte se cila gjuhë mund të konsiderohej paraegjiptiane dhe cilët
ishin njërëzit e parë të botës? Për të provuar këtë gjë, faraoni i dha një
bariu urdhër të ushqente dy foshnja të sapolindura, marrë nga dy familje
çfarëdo dhe kërkoi që asnjë njeri të mos shqiptonte asnjë fjalë në prani të
tyre. Pas dy vjetësh, kur bariu hapi derën dhe u shaq para tyre, ata fjalën e
parë e kanë shqiptuar BEKOS, që do të thotë BUKË. Ia shqiptuan në
shpjegime Faraonit Psametrik se ishin frigasit, brigasit, një fis i vërtetë i
inkorporuar në kombin shqiptar! Pikërisht për këtë është krijuar Mbretëria e
Dardanisë, sot Republika e Kosovës, e cila është themeluar nga më të fuqishmit
e Dardanisë, prej gegëve tanë. Roma, Parisi, Londra, etj., janë krijuar pastaj,
por mbetën në luftëra të rrebta, me njëri tjetrin. Nuk po themi gjë tjetër! Të
gjithë kanë qenë yllirianë, të sjellur nga yjet, nga ylli Sirrius, e kanë qenë “iliro-pellazgët”, jo “pellazgët”!
Unë jam pjesëtar i këtij kombi, prej të parëve tanë e
prej fillimit, ndonëse jam detyruar të ndërroj përherë vendin tonë, pra trojet
tona, për t’u shpëtuar nga zhdukjet e shumta nga armiqtë tanë mbi kombin
shqiptar. Mbiemri im është Sella, prej sellëve të parë të Dodonës, sepse ne
ishim të dhënë ndaj të tjerëve, ndaj qytetarëve, ndaj njerëzve të ardhur prej
kudo, të cilët kishin mundur që të vinë. Nuk e shqyrtonim origjinën e tyre apo
kombin, por të vërtetat dhe besimin e tyre në fat dhe fatin e thoshte Orakulli
i Dodonës. Secili njeri kishte të drejtë të ndëgjojë fatin. Orakulli i Dodonës
ia thoshte të vërtetat, që vinin prej fuqisë magjike. Tre ishin pëllumbat, tre
ishte numri i zotave të fatit: 1) Zoti i Madh, që ishte në qiell, e nuk e
shihje me sy, por e ndjente zemra e jote; 2) Baba i juaj, që ishte zot për ty,
në këtë botë; dhe 3) Nëna e mirë, që të rriste e të pjellte prej barkut të vet.
Trinia e sjellte në tokë fuqinë magjike të Zotit të Madh, duke e lidhur me
besimin e plotë me fuqinë e Zotit dhe trupin e të Birit të tij shpirtin e
shenjtë! Pa shpirtë, nuk jetojmë! Ai na vie prej qiellit, prej Zotit të Madh, e
nuk prodhohet!
Fjala “Sella”
për ata që nuk e dinin mirë shqipen, kuptohej gabimisht dhe i thonin “Selloi”, nga kjo fjalë rrjedhe edhe
fjala tjetër “Helloi”, e cila nga
disa shqiptohej “Hylloi” dhe “Ylloi”, prej të cilave kuptohej YLLI e
YLLIR, pra ILIR. Të gjithë e përdorën alfabetin pellazg, më vonë fenikas, prej
Kadmit, që nuk ishte sikur ne, duke u shpërngullur nëpër Azi e Afrikë, për të
gjetur vend. Të parët tanë nuk ishin thjeshtë afrikan, egjyptas dhe fenikas.
Racat na ndahen nëpër kontinente. Marrë në përgjithësi,
të gjithë ishin NJERËZ. Secili kontinent e kishte nga një Gjysëm- Zot. Ata
ishin vëllezër! Gjysëm-Zoti ynë, ishte prijetar i racës së bardhë, pra ariane. Trupi i tij është gjetur në
shpellën e Spilesë, afër Vlorës, në Shqipëri. Aty e kanë mbytur Odiseu dhe
shokët e tij, pasi e kanë kryer darkën së bashku, me mikëpritje. Kur t’i thotë
i pari i shtëpisë, “mirë se të ka pru
Zoti”, ata që e vrasin, duke ia shpërthyer syrin e tretë, pas fjetjes në
atë vend, janë tradhëtar! Le ta
mbajë sa të dojë plisin e bardhë ai burrë, i bardhë nuk është qenia e përfshirë
nga djajtë, por i zi. Ai është
shpikësi i “Kalit të Trojës”, me të
cilin e shkatërruan Mbretërinë e Trojës, pas dhjetë viteve dhe sa të tjera, me rrethim lufte e përmes tradhëtisë!
Nuk ishte vetëm çështja e Helenës, të cilën e grabiti Parisi, sepse e
dashuronte, por e kishin fejuar
prindërit te Menelau. Ishte shumë e padrejtë dhe e pamerituar, poashtu si
po na fejojnë prindërit tanë. Kjo gjë është e padenjë. Në qoftë se i ka martuar
dikush me pa të drejtë, e mbanë mbi vete këtë përgjegjësi. Padrejtësia e tyre
na mbinë në gjak, nxehet e vlon. Padrejtësia mund të përsëritet e nuk të
lëshon.
Në fakt, për luftën e Trojës ishin ca ndjenja liga. Ato
qenë mëria, urrejtja, xhelozia, ndjenjat e ulta të hakmarrjes, jo që ia patën
rrëmbyer Helenen e bukur nga toka e mbretësisë tjetër arbërore (e le të quhet sa të dëshirojnë “Greqia”,
sepse kjo nuk e shpreh domethënien e vet, e ajo vjen prej gërxheve apo nga
graitë, gratë tona!), prej Parisit, të cilët u dashuruan papritmas me njëri
tjetrin, princ i dytë i Mbretërisë së Trojës, krahas Hektorit, birit të
Priamit. Për një grua nuk bëhet luftë dhjetëveçare! Mund t’a kishin vrarë
Parisin, por nuk mund të shkatërrohej Troja. Aty është vetëm xhellozia për
përparimin e saj! Çështja kryesore është përparimi i mbretësisë, lavdia e saj,
të mirat që e udhëheqnin kah sukseset të një pas njëshme, ari i saj, etj., janë
arsyja e vetme. Ne, këto ndjenja të prishta, ndjenjat e luftës së Trojës, na
udhëheqin edhe sot, e jo e vërteta e saj dhe qëllimet pozitive që kishte!
Jemi të ligj! Kur e përmendim ndonjë njeri, e shajmë me
nënë, si p.sh.: “Ah, nanën e nanës bre,
kish pas bërë suksese të mëdha filani!” etj. Pra, ia shajmë nënën e nënës,
pastaj ia lavdërojmë sukseset! Shkojmë me gabime të liga para Zotit të Madh, e
pastaj fol sa të duash, se je rendisur për dënim! Dënimi i Odiseut, Ulisit,
Udhësit, të Paditurit, nëpë botë e nëpër dete, është i zgjatur mbi dhjetë vite.
Vetëm sa nuk është çmendur prej diellit, vuajtjeve dhe urisë! E ka dënuar me të
pa të drejtë edhe Penelopen pa burrë, gruan e vetme, të braktisur që në luftë
të Trojës! Le që vrau Trojen me një grusht tradhëtarësh, erdhi dhe e vrau babën
e tyre të parë, Polifemin, në shpellën e Spiles, në Himarë, te Vlora, me
tradhëtinë më të madhe në botë!
U ktheu bukë të shlodheshin nga vuajtjet, të cilat i
donte si fëmijët e vet, të gjitha kafshët që i mbantë në shpellë. Kjo është
kulmi i padrejtësisë së tradhëtarit! E ka të vjerrur në qafë, ai dhe të gjithë
sa e flasin gjuhën e tij! Nuk ka dënim më të madh në botë, që të gjithëve na
hakmerret!
Po, po. Të gjithë bëjmë çmos që të dalim prej trojeve ku
u lindëm, madje duke mësuar gjuhët e tjera të botës e duke shkelur me të dy
këmbët tona në dhuntinë e madhe albane, e të qenurit sot shqiptarë! Rritu dhe
ik, rritu dhe tradhëto, rritu e gënje, rritu e shpërbëj, rritu e vdiç nëpër
botë!...
E t’a lavdërojmë ne tradhëtarin tonë, në vend se ta
mallkojmë?! Na kap magjia e Polifemit secilin që flet të njëjtën gjuhë, jemi
apo nuk jemi bijtë e tij! Si të duam tradhëtarin më të ligë e të krenohemi me
tradhëtitë e tij, në vend se ta duan babain tone të parë, Polifemin, i cili e
zotëronte dhuntinë e parë?! E braktisim atdheun, sa më shpejtë që të mundim, e
bejmë të gjitha të ligat mbi njerëzit tanë!! Humbje e atdheut dhe humbje e
dhuntisë së Polifemit!!...
Mua më vlojnë trutë e gjaku, më rrënqethet i tërë trupi,
më dridhet edhe nga mëria e madhe, të cilën e kam në vetvete, ndaj të urryerit,
tradhëtarit, e prej tij më dërmohet qenia ime pikërisht nga të gjithë ata që e
lavdërojnë, që e trajtojnë me nder, në vend se ta dënojmë për ato të liga që i
ka bërë!
Kjo gjë tek bota nuk mbahet në mendje dhe mbarë qytetarët
e kësaj bote, sepse ne idetifikohemi me tradhëtinë, prandaj edhe Suedia, ia
ndanë çmimin NOBEL tradhëtarit më të madh serb, fashistit Dobrica Qosiq, i cili
poashtu e merr këtë shpërblim për romanin tipik mbi gënjeshtrat “nacionale serbe”, si shpëtim, sepse e terë historia e fryrë antishqiptare është një
nga gënjeshtrat poshtruese! Pikërisht këte na e rrokë çmimi më lartë i botës,
për gënjeshtrat profesionale serbe! Serbët nuk janë komb, por gënjeshtar të
përpiktë!
Turp
për ta e për tërë botën! Pse shpërblehen
gënjeshtrat, me çmimin NOBEL! Po të kishte qenë i gjallë NOBELI, do t’ua kishte
dhënë shqiptarëve, jo ekstremistëve hegjemonist dhe armiqve më të rrebtë
antishqiptar!...
Kisha thënë vetëm këtë punë konkretisht: gjuha e letërisë
është tjetër nga gjuha e shkencës. Shkrimi shkencor bazohet mbi faktet e
vërtetuara, e jo si duan “shkencëtarët”
e botës të thonë, e sidomos shkencëtarucët shqipfolës.
Shqiptarët u vardisen serbëve dhe grekëve dhe na gënjejnë
me gënjeshtrat e tyre të mëdha, sikur që ta kemi “origjinën” prej “pellazgëve”,
e jo prej Yllit. Ata na gënjejnë
shekuj e shekuj, qoftë edhe me “AKADEMITË” e shkencave, si serbët dhe
grekët!... Paçin faqen e zezë! Qofshin larg prej meje!...