| E diele, 24.03.2024, 08:53 PM |
Peizazhet
impresive
Profesori
dhe artisti nga Podujeva, Faton Aliu, ka hapur ekspozitën e tij të premten me
32 piktura në qytetin e Heiligenhaus në Gjermani
Nga
Ilir Muharremi, kritik i artit
Njeriu
është i lidhur me natyrën e portretizon atë në mënyrë madhështore mbas
udhëzimeve të ndjenjave dhe mendjes. Shpirti influencohet nga qielli, fryma e
lehtë që shkund gjethet nga pemët, malet që ngritën dhe valëviten pafund në
kaltërsi duke e grisur atë, pra piktura e Faton Aliut është euridute e thellë,
drita është transparente kontrast me hijen një vallëzim ngjyror, pra e verdha,
e kuqja, portokallia, dalin nga instikti i tij shprehin një impresion dhe jo
rastësisht veprat titullohen “Peizazhet impresive”.
Gjatë
soditjes së kompozicioneve impresive e herë abstrakte dalngadalë vërejmë ajrin,
lëvizjen herë të shpejtë e herë të ngadaltë, në qeill krijohet rrëmujë nga
rrymat e ajrit derisa pemët lëvizin nën ritmin e tij. Gjithçka bëhet ngjyrë,
ndjesi, arrin te infiniti, tejaklon të rëndomtën, shkon përjtej konkretës,
arrinë në një gjithësi poetike ngjyrore sikur vargjet te Bodlerit.
Vërejë
një peizazh impresiv me qiell të kuqërremtë të ngopur me ajër dhe lëvizje,
duket si situatë mistike, që krijon ca relive të mugëta ndjenjash, sikur
ngjyrat po kacafyten njëra me tjetrën (portokalli, e kuqe, e verdhë), të shpie
në abstraksion formash nëse e ndajmë tokën me qiellin, të dyja në këtë
kompozicion janë të bashkuara, toka me ngjyrat (kafe, e kuqe-kontrast, e bardh)
krejt kjo nga teknika “akril në pëlhurë”. Gjithçka duket melodi e përfytyruar
na trajtë hapësirash gjithmonë duke e ruajtur lirizmin, ëmbëlsinë dhe butësinë.
Loja
e qiellit me tokën përmes koloritit bëhet mbret i imazhit pra ngjyrat në mënyrë
të furishme të hedhura në telajo përmes kontrastit shpërfaqin forma që në dukje
të parë vërehen si të ndryshme dhe vet mund t’i ëmërtosh. Në këtë duo piktori e
mpleks shpirtin dhe botën e tij artistike në frymën moderne e abstrakte.
Vërehet koloriti dikund edhe figuracioni, të dyja, te figuracioni gjejmë detaje
të krijuara me imtësi, pedantëri, logjikë dhe estetikë. Drita është e fortë
sikur te arti barok, një dramë, shqisë dhe parandjenjë.
Teksa
përhumbëm në një kompozicion të kuq, në mes një dritë e bardh që t’i picërron
sytë, vërejë shumë forma, lëvizje ajri, rretë si shqiponja duken grabitqare, të
mprehta, si copëza akulli që shkrihen me shpejtësi dhe godasin pamëshirshëm
tokën. Ndërsa, toka si një oqean i çmendur nga dallgët e mëdha përpin çdo
materie që i kundërvihet. Spikatet një gamë e mbylltë e refleksioneve
shpirtërore nën pasqyrimin e penelit me disa akcentime me çrast struktura
koloristike formëson vet përmbajtjen e këtij kompozcioni dinamik, plot shpirt
dhe jetë. Nën frymën e introduktit ekspresiv i evokon ngjarjet nga këto
ambiente me një kolorit intensiv dhe me raporte kontrastive ku drita i potencon
format kompozicionale të cilat reflektojnë ngjarjet natyrore. Në këtë
kompozcion syri kuadron njolla të bardha në qiell, të shtrira në pafundësi
drejt tejakalimit të vijës së horizontit, të përziera pak me gri, vjollcë në
mes të qiellit si njolla, kënaqesh me ngjyrë e dritë. Këtë mision e ka piktura.
Qielli dominon hapësirat e vispamjeve të maleve, i rrafshon duke krijuar
relieve nga një perspektivë qiellore. Në këtë dikitomi implementohet edhe
elementi i dritës difuze që deri në një masë shkrihet në vetë strukturën
koloristike dhe bëhet pjesë përbërse e kompozimit.
Ja
tek sodis edhe një peizazh tjetër i mbushur me ajër dhe frymë që lëkund e
shkund gjithçka, vet qielli i veshur me
re duket si rrënojë, me ngjyrë argjendi në shpirt pozicionohet si një
medaljon i vlefshëm. Duket si fortunë ngjyrash, hijesh dhe në sfond një e bardh
plot dritë thyen atë rrëmujën e të verdhës, jeshiles, portokallisë.
Në
të gjitha punimet e Aliut vërehet elementi i ngjyrës, struktura koloristike të
cilën shihet se autori ka vite e vite që e kultivon dhe padyshim ai ka arritur
të lartësojë e të shprehë simbolikat gjithnjë nën gamën e impresionizmit,
abstraktes dhe ekspresionizmit. Gjithnjë duke e zbatuar në këtë gamë
koloristike edhe elementin e dritës, e cila buron nga shpirti i ekzaltuar i
krijuesit dhe harmonizohet me elemente të tjera të kompozicioneve. Toka,
qielli, degët, bimësia janë një kozmos ngjyrash në pikturat e Aliut. “Edhe në ëndrrat më të bukura, njeriu nuk
mund t'ia kalojë natyrës.” , shkruan Johann Wolfgang Von Goethe.