| E enjte, 21.03.2024, 08:52 PM |
Nga aktiviteti i Shoqatës së Intelektualëve
“Jakova” Gjakovë
NJË
TAKIM I NGROHËT PUNE ME SHKRIMTARIN AGIM
GJAKOVA
Nga
Tahir Bezhani
Me
16.mars,2024 Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, në kuadër të
aktiviteteve të saja të rëndomta, sipas projektit të Shoqatës,”25 vite nga
lufta për Liri,” e në bashkëpunim me Rotary Club Gjakova, organizoi një takim përmbajtjesorë me shkrimtarin e mirënjohur
dhe anëtarë nderi i kësaj Shoqate, z. Agim Gjakova. Tema bosht e këtij takimi
mjaft interesante ishte : “Gjakova si kemi dëshirë me e pa(së)!...”
Takimi
u mbajt në Qendra e Pensionerëve, ku
morën pjesë anëtarë të vyeshëm të kësaj
Shoqate dhe qytetarë të interesuar për
mbarëvajtjen e qytetit të Gjakovës.
Takimin në fjalë e hapi kryetari i Shoqatës së Intelektualëve
“Jakova”, Prof. Dr. Ruzhdi Sefa, i cili në fjalën hyrëse, foli për rëndësinë e
temës dhe perspektivat që mund t’ia sjellim Gjakovës me ide e plane konkrete
zhvillimore, në të gjitha fushat e jetës, duke veçuar secilën veprimtari si më
të rëndësishme se tjetrën, për Gjakovën dhe rrethinën e saj. Pos tjerash z.
Sefa duke vlerësuar qytetin dhe karakteristikat historike
te tij tha: “Gjakova ka histori sa Gjirokastra, ka qytetari sa Korça,
gatime sa Dibra ,traditë sa Shkodra e mikpritje sa të gjitha,” dhe i ceku
disa nga veçoritë jetike e kulturore te këtij qyteti.
Ndërsa, shkrimtari i nderuar e anëtar nderi i
Shoqatës, më fjalë emocionuese për
Gjakovën, shpalosi kohët dhe vlerat e qytetarisë së këtij qyteti, zhvillimin e
tij, dikur dhe sot, duke kujtuar edhe kohën e rinisë, i cili nuk pati fat që ta
shijojë në qytetin e lindjës.
Për
shumë vite i përndjekur nga UDB-a Jugosllave, jetoi në Shqipëri deri ne lirimin
e plotë të Kosovës. Ishte prekës dhe tejet emocionues momenti kur rrëfeu
kthimin në qytetin e lindjes, menjëherë pas luftës. “Erdha në Gjakovën time dhe
sapo u futa rrugëve të qytetit, pamjet e para që i takova pas dyzet
vitesh,ishin kalljet, djegiet, shkrumbi e hiri, kudo... Nuk dëshiroja ato çaste
të takoja asnjë njeri ,askënd të njohshëm të vendit tim. Isha i mbërthyer ne
vaje malli!... Më bëri fort përshtypje Çabrati, te cilin e kisha lënë si një
arë buke, veshtë me rrushe shumë cilësorë. Tani i ngjante një mali!...”
Agim
Gjakova e Ruzhdi Sefa
Në
këtë këndvështrim historik e nostalgjik, shkrimtari Agim Gjakovë, apeloi të
qytetarët e këtij qytetit, që Gjakovës t’ia kthejnë perspektiven me punën praktike, duke ofruar plan-programe
zhvillimore nga të gjitha fushat e jetës, sipas profesionalizmit të kuadrit
njerëzorë. Madje ai ceku edhe perspektivën qe do të sjellë hekurudha Gjakovë
-Shkodër në zhvillimin e Gjakovës dhe rajonit në tërësi. Ai ceku edhe rëndësinë
që ka për rajonin e Gjakovën rruga Gjakovë-Tropojë-Pukë-Shkodër, nëpër gryken e
Drinit.
Për
këto qëllime parimore të zhvillimit të komunës së Gjakovës e jo vetëm, Agim
Gjakova ia dorëzoi Shoqatës “NJË DRAFT PËR HARTIMIN E NJË PLANI TË ZHVILLIMIT
RAJONAL TË KOMUNËS SË GJAKOVËS”, të punuar mbi bazë të parametrave për studime
që kryhen me mbështetjen e BE për zhvillimin e përgjithshëm të një zone.
Kjo
temë e shtruar në diskutim të intelektualëve të Gjakovës në kuadër të SHI,
”Jakova,” zgjoi interesim dhe me diskutime e propozime të ndryshme morën
fjalën, si Mr.sc. Skënder Tullumi, gjeodet ,Mr.sc.Ragim Ballata, znj. Valbona
Kastrati, inxh. e dipl., Dr. Fatmir Emra, mjek specialist ,Arben Rogova, inx. i
dipl. Si dhe Eco.i diplo. Berat Pazhari etj.
Nga
ky takim mjaft interesant dhe me një vlerësim të lartë intelektual, u
mirëpajtuan që përmes një komisioni në
kuadër të Shoqatës së Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë, të gjitha mendimet,
diskutimet, si formë projekti, të dërgohen në institucionet përkatëse të
qeverisjes lokale e jo vetëm.
Ky
takim është edhe një dëshmi e radhës se Shoqata Intelektuale “Jakova” në
Gjakovë, në krye me Prof.Dr. Ruzhdi Sefen, po argumenton fuqishëm kreativitetin
intelektual në çdo lami të jetës.
Respekt
SHI. ”Jakova” në Gjakovë, për punën e palodhshme.
Gjakovë,17.03.2024