| E enjte, 21.03.2024, 08:53 PM |
Nga Fritz RADOVANI:
KUJTONI POR, MOS I PERSERITNI !
“E DUEM SHQIPNINË
SI GJITHË EUROPA!”
22 MARS 1992
PLOT – 32 VJET MASHTRIM I POPULLIT SHQIPTAR
“Një “anderr” sa e
gzueshme aq e trishtueshme per Popullin Shqiptar!
22 Mars
1992: Mbasi u zhvilluen zgjedhjet e parakohshme, njoftohet se me një rezultat
të thellë kishte fitue PDSh. Rotacioni i rezultatit ishte 90 %. Në krye vjen
një qeveri e “djathtë”. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës së
Shqipnisë z. Sali Berisha, i pari President i zgjedhun në mënyrë demokratike.
Protestat antikomuniste marrin fund.
U tha,
po dhe u pat shkrue me shkronja të mëdha gjithkah në Shqipni se:
Revolucioni
antikomunist “triumfoi”.
Edhe na
Shqiptarët me gjithë Europen Lindore besuem se do të ishte e vertetë!Premtimi i parë i Partisë Demokratike Shqiptare PDSh,
para se të merrte pushtetin, ishte se Qeveria e re Demokratike do të fillonte me
proceset gjyqësore kundër udhëheqjes së PPSH per vrasjet e 2 Prillit 1991 në
Shkoder, dhe njëkohsisht vrasësit e 47 vjetëve të qeverisjes komuniste me në
krye terroristin Ramiz Alia, do të pergjegjen para gjyqit “me akuzën për Gjenocid
ndaj Popullit Shqiptar”.
Do të
fillonin edhe proceset gjyqësore kundër ish-ushtarakëve, ish-punonjësve të
Sigurimit të Shtetit etj., kryesisht per ata që ngarkoheshin me vrasje dhe
terror e tortura mizore ndaj Popullit Shqiptar.
Ish të
persekutuemit dhe të perndjekunit politik të Shqipnisë, jo vetem do të kishin
trajtimin njerzor, por edhe do të ishin bashkqeverisës së Shqipnisë së re, të
Lirë dhe “demokratike”.
U shperndanë
disa “letra me vlerë” dhe disa shuma lekësh nga 2000 lekë për çdo të
pushkatuem, (shumë të cilën unë nuk e kam pranue, pa më tregue ku janë
Eshtnat), tue u “harrue” fare persekucioni 47-vjeçar i “luftës së kllasave”,
perderisa në të njajten kohë, iu rriten pensionet dhe ua dhuroi edhe
apartamentet shteti vrasësve dhe oficerëve të djeshem...
Kudo
parullat “Liri, Demokraci!” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, po
priteshin per me u ba “realitet”.
Në
Shkoder, Kavajë, Tiranë, Korçë, Berat e gjithë Shqipninë, atëherë kur filloi me
u shkrue nder mure parulla e ré “prit gomar sa të dalin bari!”!!
Shpallja
e parë e kësaj “parullë” ishte porsa bashkvuejtësit u quejtën me termin e ri
“bashkfajtorë”, ndoshta, kjo nga angazhimi i shumë agjentave të Sigurimit në
organet e reja të partive dhe të shtetit të ri rreth të cilit u gjetën edhe
hetues kriminelë, si “shoku” i njohun Sabri Godo, që u vesh edhe me epitete
tjera, që janë turpi i “demokracisë” atëherë dhe sot.
U
miratue një ligj për ata që do të zgjidheshin kjoftë edhe nder organet lokale,
që para se me u ngarkue me një detyrë, me u paraqitë nga i propozuemi
“pastertia e figurës”, gja që “garantonte” para zgjedhësve “hapjen e dosjeve”.
Në të vertetë kjo “u zbatue” e u ba e “besueshme” me zgjedhjet e të gjithë
deputetëve tue fillue nga kryetari i Kuvendit të ri Popullor, Pjeter Arbnori, e
deri tek Gramoz Ruçi me shokë, ku të gjithë bashkë ishin jo vetem bashkvuejtës
dhe bashkfajtorë, por ishin edhe “bashkpuntorë të sigurimit të shtetit
komunist.”
Të parët
njerëz që kanë tregue rrugën e vërtetë në të cilen duhet vendosë pa asnjë kusht
dhe lëshim Demokracia në Shqipni janë kenë Don Simon Jubani, Prof. Arshi Pipa
dhe At Daniel Gjeçaj.
Don
Simoni e ka shpallë botnisht “programin e Tij” në fjalen e mbajtun në Vorrezat
e Rrëmajit me 11 Nandor 1990, ora 11.00, kur ka thanë Meshen e Parë, me të
cilen Ai solli Lirinë e Fesë në Shqipni, një kusht i domosdoshem për vendosjen
e Demokracisë në “Shtetin Ateist”.
Profesor
Arshi Pipa, profeti i vërtetë i t’ardhmes Demokratike, shumë shpejtë mbas Don
Simonit, nga stacioni i “Zërit Amerikës” (1990), ka ba thirrje per rrëzimin e
monumentit të diktatorit mu në qender të Tiranës, akt pa të cilin “nuk mund të
vendoset Demokracia”.
At
Daniel Gjeçaj, me daten 22 Mars 1992, në radio “Vatikani”, ka lexue Ai vetë
“Programin e Qeverisë së Ré Demokratike”, prej ma shumë se 16 pikash, kushte që
jo vetem ishin të domosdoshme po të detyrueshme, për me vendosë Demokracinë e
vertetë në Shqipninë e porsazgjueme nga robnia e dhuna e pashoqe komuniste e
terroriste n’ Europë.
Asnjë
nga thirrjet dhe kerkesat e Këtyne Burrave nuk janë marrë parasyshë dhe as nuk
janë zbatue n’ afatet e mendueme prej Tyne!
Edhe
monumenti i diktatorit Ever Hoxha u hoq mbas sa muejsh në Shkoder, ndersa në
Tiranë vazhdoi edhe sa muej të tjerë.
Me
miratimin e BSPSH së Shkodres, para fitores së zgjedhjeve të 22 Marsit 1992,
kam paraqitë unë zyrtarisht në Kryesinë e BSPSH në Tiranë, tek Kryetari z.
Gëzim Shima, në prani të z. Eqrem Kavaja, kërkesen e zgjedhjes për President të
Republikës së Ré Demokratike Shqiptare, Emnat e Shqiptarëve të Nderuem dhe të
njohun zotnijve Prof. Arshi Pipa ose
Prof. Sami Repishti dhe, per Kryeminister zonjen Prof. Nermin Vlona, aso kohe
Ajo ishte në Itali. As kjo kerkesë nuk asht marrë fare në kosideratë gjoja e
“bame pa vend dhe para kohet”.
Edhe
kerkesa e BSPSH u shue me vendimin e turpshem, të zgjedhjes së personave që
kohët e fundit kanë jetue ma shumë se 20 vjet pashkëputje në Shqipninë komuniste
e rrethueme me tela e ferra.
Fatmir?sisht
K?ta, nuk ishin komunist? t? kovertuem, per t? cilet ka fol? n? mes t? Tiran?s
n? vitin 1999, presidenti çek, z. V. Havel.
E
verteta asht se trashigimtarët e rijë të qeveritarëve komunistë, perveç
pasunimit personal në kolltukët qeveritarë, që këte e kemi traditë që në vitin
1925 me Ahmet Zogollin e ma vonë me Ever Hoxhen, Ramiz Alinë etj., kanë ba disa
ndryshime të dukshme, që asht vështirë me t’i rrokë mendja e kokës. Ever Hoxha,
djali i bylykbashit turk të Gjinokastres, apo Ramiz Alia, djalë turkoshakut në
Bosnje, kishin të drejtë me u krenue me veprat e tyne tradhëtare dhe terroriste
ndaj Popullit Shqiptar. Ata u sollen aty nder ata poste vetem per atë qellim që
ju kishte caktue PPSh.
Nuk do
të zgjatem me biografitë e tyne se asht një çmendi e vertetë!
Sot, në
32 vjetorin e 22 Marsit 1992, kur shpejt do të festojmë edhe 32 vjetorin e
“antarësimit” në “Konferencen Islamike”, askush nuk mund të “akuzojnë” asnjë
“dr. profesor”, pasues president’ e kryeministra, si mashtrues, hajdutë apo
tradhëtarë të Popullit Shqiptar, mbasi të gjithë, njeni mbas tjetri, disa ishin
“bijtë e Stalinit”, disa “vëllezer me serbët e Titos”, disa “vëllezër me motrat
kurva” të demokracive popullore apo të Bashkimit Sovjetik e të Kinës. Flitet
per Europen po nuk bahet asnjë hap.
Tashti
jemi ortakë të “Ballkanit Hapur”, të Italisë dhe së fundi “vëllezer gjaku me
turqit e Erdoganit”, miku i qeverisë socialistit komunist Rama.
Të
vetmit pesimistë aso kohe që nuk besonin se do të bahen ndryshime ishin Don
Simon Jubani, i cili thonte se Jugu kerkon edhe sot:”Vetem Demokraci komuniste
dhe me qeverisë të gjithë Shqipninë”. Ndersa, Ferdinand Temali “mbas revoltës së Vlonës në
1997, nuk besonte ma mbas disa pamjeve në rrugët e Vlonës!” Ndersa, Bardh
Shiroka i cili, nuk pranoi me marrë postin e Kryetarit të Persekutuemve Politik
n’ Shkoder. nuk i besonte asnjëherë ndryshimeve tue mos u dënue kriminelat e
djeshem, perkundrazi.., kishte edhe prova që kujtonte nga hetuesia e Tij.
***
Detyrohem
sot me ju drejtue një pyetje per bishat qeveritare: A ban me dijtë çka ju lidhë
“me ata kafshë t’egra komuniste t’rilindura të Shekullit XXI”, perveç vjedhjes,
krimit të organizuem, mbushjes së xhepave, shkatrrimit kombtar edhe të Asaj pak
Shqipnije që ka mbetë sot, bashkë me Ate Shqipninë e Nderueme të Gjergj
Kastriotit, që ishte dikur!?
Vllazen
e Motra Shqiptarë! Jemi para zgjedhjeve. Shqipninë sot si asnjë shtet tjeter po
e shkallmojnë “komunistët e rilindur”! Kujtoni mirë edhe njëherë “premtimet e
tyne”, po mos persëritni marrinë me votue per ata!
Komunistët
e Shqipnisë janë bishat ma t’egra e t’ korruptueme të Botës!
Vetem
Nanë Tereza i ka njohë mirë që në vitin 1997 në Rinas kur tha:
“O Zot, hiqja mallkimin
Tand Popullit Shqiptar !”.
Melbourne, 20 Mars 2024.