| E merkure, 20.03.2024, 08:54 PM |
PERANDORIA E KIÇIT MERR HARAÇIN E VET
Shkruan:
Syrja ETEMI
Diku
ndërmjet brengës nga reflekset anemike politike, shkencore dhe qarqeve
akademike, madje edhe revoltit për shkak të kiçit gllabërues që
kaherë është eksponent në rropatjet
e përditshmërisë sonë,
pas përcjelljes së një
sërë interferencash dhe debatesh
në media të shkruara dhe elektronike të vendit (të shoqëruara edhe me imazhe dhe
pamje sa të shëmtuara aq edhe
irrituese), pas shumë meditimesh të
lodhshme e të raskapitura, u ula dhe, në notesin tim modest, nënvizova dhe
piketova disa raste më eklatante të ekspansionit të kiçit në shumë segmente e
veprimtari të shoqërisë sonë të brishtë, perandoria e të cilit po e merr
haraçin e vet. (Në këto rrethana, druaj
mos ndoshta edhe këtë klithmën time
mos ta përligj ngulçima e kiçit
virusal! Ndoshta!)
Ja
disa reflekse të arrogancës së kiçit ekspansiv që më kanë cytur mllefin e nuk
më lënë indiferent e pa e ngritur zërin (e një udhëtari të shkretirës):
1.Duke
dëgjuar gërvalljet pseudopatriotike të tipit: “Nuk pranojmë diktat!” Apo: “Për
inat të bullgarëve nuk e ndërrojmë kushtetutën“.
Jam
i bindur se tentimet “këmbëngulëse“ për “ruajtjen” e Kushtetutës “Maqedonase“
bëhen jo për inat të bullgarëve, por vetëm për inat të shqiptarëve, apo më mirë
të themi nga frika prej shqiptarëve e, duke e kamufluar këtë tremë me dumatjen
krekosëse: „Të shohin këta (shqiptarët) se kush është këtu “gazdë”. Krekosje
kjo, që, mund të jetë e arsyeshme aq sa në jetën bashkëshortore mund të jetë
vërejtja e tipit: “Të dihet se kush vesh pantallona në këtë shtëpi“. Për këtë
arsye, është imediate kërkesa që këta “kokënxehtë” të distancohen nga ky
paragjykim që gjeneron e prodhon jotolerancë, ksenofobi, nacionalizëm dhe
racizëm, reflekse këto që çojnë në destabilizimin e RMV si krijesë paliabile,
sepse, ”Një krizë kthehet në katastrofë vetëm kur ne i përgjigjemi asaj me
gjykime të parakonceptuara, d.m.th. me paragjykime”.
2.
Kur dëgjon budallallëqe të tipit: ”Maqedonasit e sotëm janë pasardhës të
maqedonasve antikë”. Kthimi në antikitet, apo konsistenca intriguese për
përvetësimin apo identifikim me epokën e lavdishme të një civilizimi
krejtësisht të huaj, jo që shpreh budallallëkun më eklatant të politikës dhe të
disa politikanëve naivë, por rishtazi,
apo pa dashje - edhe drejt një inskenimi djallëzor të ndezjes së fitilit të
“fuçisë së barotit“ në këtë Ballkanin e trazuar. Ky dekontaminim i historisë
nuk ka si të kuptohet ndryshe, por vetëm si demonstim i nacionalizmin dhe
fanatizmit të papërmbajtur, të tallava historianëve, të cilët krijojnë aq
copëza të majme historie sa nuk janë në gjendje t’i gëlltitin mandej edhe u
shkyhet goja. Mbështetja paranojake drejt traditës dhe mitologjisë së
përvetësuar, në të shumtën më asocojnë në mesjetën obskurantiste, në
romantizmin plot andrralla, në prapavajtje, në rrëshqitje, në humbje të
drejtpeshimit të ecjes vertikale, të humbjes së torruas, katandisjes drejt padijes dhe hipokrizisë.
3.
Kur më shfaqen përpara syve kreatura djallëzore në kopertinat e kuqërremta të
“Librave të Mëdhenj” ku shkruan: M????????? ????????????? (Enciklopedia
maqedonase) e, jo Enciklopedia e Maqedonisë, (ashtu si e kanë titulluar përpara
disa dekadave Akademikët e ish
Jugosllavisë, si: Enciklopedija Jugosllavije, e, jo Jugosllovenska (jugosllave).
Ndaj,
nuk mund ta përmbaj veten e të mos shaj. Blasfemoj e meditoj, sepse nuk di çfarë emërtimi eufemik të përdori në këtë rast për këto “Tallava
Vëllime” ku, autorët kanë ekspozuar vetëm “muskuj e jo dije”. E, si t’i quaj
këto vëllime të përçudnuara ndryshe,
përveç se si një kreatura djallëzore të fabrikuara nga ana e disa pleqëve të
matufosur, të cilët u lënë brezave një trashëgimi të ballsamosur me plot sherr
e fundamentalizëm, e, që, do t’i ngulfasin vizionet e gjeneratave drejt
integrimeve euro-atlantike? Ky ereksion i MAN-it (ku, fatkeqësisht marrin pjesë
edhe disa shqiptarë të tulatur e të telehisur me parfumin maqedonas), paraqet
paranojën më ataviste ndaj çdo gjëje tjetër josllave.
4.
Kur sheh figura të përçartura në ekran duke mbllaçitur profka të formës:
Enciklopedinë e ndërruam “Ne”.
Dyftyrësi!
Nuk ju duket dyftyrësi luajtja e rolit të
prostitutave nga ana e disa
karikaturave që e mbajnë veten si “politikanë”? Tjetër gjë u premtojnë shqiptarëve e, ndryshe i bëjnë punët në
kabinetin e “Makedonska vlladës”? Njoh
shumë kukulla të tilla të veshura me rroba prej hipokriti…
5.Kur
të bie në vesh tamtami i stërpërsëritur: ”Ne kemi legjitimitetin e popullit”.
Mjer
ky popull çfarë politikanësh ka zgjedhur... Mjer ky popull që pret “mefat” nga
kjo politikë infantile shqiptare. Politika
e sotme shqiptare është
“privilegj” vetëm i disa dallkaukëve
intrigantë, sepse mu kjo sortë politikanësh e konsideron politikën si
veprimtari që gjithsecili mund të mirret me të. Nëse politika llogaritet si një
zanat më i lehtë që mund ta ushtrojë kushdo, atëherë të gjithë politikanët tanë
shqiptarë, më mirë do të ishte të merrnin një skarë apo hell, e të piketohen
nëpër qendrat frekuentuese të kasabave për të pjekur gështenja, e kur do t’u
soset qymyri, le të “pjekin gështenja me prapanicë “.
6.
Kur dëgjon refrenin e athët: ”Maqedonia shtet i barabartë për të gjithë ...”
Shtetkombi
Maqedon(as) nuk është shtet i barabartë i të gjithëve. Ky sllogan i përligjur
me hipokrizi, nuk mund të konsiderohet ndryshe, por vetëm si një refren i
amësht që të bën të vjellësh. Ky glorifikim i pushtetarëve nuk ka kurrfarë baze
reale as historike as antropologjike as etnike, as… as…
Ma??????????
?????? (Shteti maqedonas) nuk është shtet i barabartë për të gjithë etnitetet
që jetojnë në të. Me të nuk mund të identifikohet gjysma e popullatës tjetër
jomaqedonase. Mezi edhe gjysma asaj popullate tjetër “maqedonase“, nuk e ndjen
veten maqedonas, por serb, bullgar, myslimanë apo vllehë. Madje, edhe pjesa
tjetër e atyre që deklarohen si maqedonas, nuk e dinë në të vërtetë se kush
janë maqedonët? Të paktën ndoshta e dinë, por nuk duan ta pranojnë të vërtetën
që e di e gjithë bota. D.m.th. shtetkombi Maqedon(as) është vetëm një krijesë
artificiale (siç shprehet diplomati serb, Milan Protiçi) që, vetëm të marrët do
të besonin në “amshueshmërinë“ e tij,
dmth. në kompozitën: “????? ??????????...”
7.
Kur dëgjon pallavrat e tipit: ”Nxënësit shqiptarë do të njohin detyrimisht gjuhën maqedone, sepse gjuha është vlerë”.
D.m.th.
gjuha shqipe qenka antivlerë. Ç’ironi! E, kush ia jep të drejtën argatëve të
qeverisë që ta nëpërkëmbin gjuhën time
amtare, ta karantinojnë e ta rudhin atë në gjuhë të 20% (njëzet përqindëshit)?
Politika? Edhe këtu i futë turinjtë politika? Me këtë rast nuk mund të mos
citoj Hanah Arend kur thotë se: ”Sot arsimi është kthyer në instrument të
politikës dhe vetë aktiviteti politik tani konceptohet si një formë e edukimit
dhe arsimit”. Por, katastrofa qëndron në atë se, sot politikën e shqiptarëve në
Maqedoni e kanë monopolizuar disa politikanë fare të papërgjegjshëm!
8.
Kur më del përpara Kryqi në Kodër të Diellit mbi Tetovë - Mendoj se ky kryq me
përmasa përbindshi nuk mund të konsiderohet ndryshe, por vetëm si simbol i kiç
- kristianizmit, i gjoja – besimtarëve, të atyre të cilët paraqiten me maskën e
kristianëve të përkushtuar, por kurrsesi të llogariten si metaforë e
kristianëve të vërtetë. Religjioni i sotëm (cilido qoftë ai), nuk duhet të jetë çështje e idhujve e
fetisheve apo madhësisë së objekteve ku kryhen obligimet fetare, por çështje
e shpirtit të devotshëm, çështje e zjarrit
të brendshëm që manifeston përkushtimin fisnikërues dhe dashurisë ndaj Zotit
dhe njeriut. Kësi objektesh kulti të ndërtojmë brenda në veten tonë. Ka një
thënie në Librin e Shenjtë me porosinë: njeriu që merr abdes - t’i lajë duart
e, jo të lavdërohet me këtë ritual. E, në këtë rast, kryqet me përmasa
përbindëshi dhe minaret me lartësi e
salltanete marramendëse, nuk janë gjë tjetër, veçse – lavde me religjionin (për
inat të tjetrit).
9.
Duke lexuar ogurin për buxhetin e ndarë të Ministrisë së kulturës: “ 4 milionë
den. për fazën e dytë për “riparimin” e Konaqeve të Manastirit në Leshkë,
komuna e Tearcës, kurse ( ? ) denarë
për Teatrin dhe Bibliotekën e Tetovës”.
Mjerim!
Edhe kultura matet me përqindje, edhe
atë 95 % për vete 5% për të tjerë. E, si do ta luftojmë kiç-kulturën? Si do të
nxisim profesionalizmin? Si do të ndërtojmë institucione ? Si do të ndërtojmë
vlera kulturore pa para? Nga ky
deduksion del induksioni i prerë me përgjigjen e thjeshtë: S’dinë shqiptarët
ç’është kultura … Ndaj, ata le të mirren me politikë, sepse politika është
zanati më i lehtë që nuk kërkon dije e aftësi profesionale, por vetëm muskuj,
dinakëri e hipokrizi; “…sepse ajo nuk merret me të bukurën e as me të
vërtetën”, por me interesin individual e klanor.
10.
Kur të shpërfaqen nëpër rrjetet sociale foto e imazhe të disa tipave të pispillosur
e të kollarisur, të cilët, me çdo kusht, pretendojnë të na bindin se
intelektualizmi peshon në imazhin e kravatës përreth qafës… e, jo në
reflektimet e njëmendta profesionale.