| E marte, 19.03.2024, 08:51 PM |
"Alibi" të keqpërdorura dhune
Nga
Diadema Stil
Sot
më tepër se kurrë shoqëria shqiptare ndihet e kërcënuar ndaj një dimensioni në
rritje, ndaj dhunës në familje, që po rritet në mënyrë të frikshme.
Në
këtë tranzicion të gjatë e të vështirë, dhuna në familje është si një model i
dhunës dhe sjelljeve të përsëritura fizike, seksuale dhe emocionale, që një
person në një marrëdhënie përdor për të ushtruar pushtet dhe kontroll mbi
tjetrin.
Dhuna
në familje nuk është kurrë një incident i rastësishëm ose i izoluar dhe shpesh
rritet në ashpërsi dhe frekuencë me kalimin e kohës.
Dihet
se abuzuesit kontrollojnë anëtarët e familjes ose të familjes me fyerje
verbale, abuzim emocional, kontroll financiar dhe kërcënime. Nëse këto taktika
nuk funksionojnë, atëherë dhunuesi zbaton kërcënimet e tij me dhunë fizike
dhe/ose seksuale.
Pasoja
e abuzimit për një viktimë varet nga taktika, por të gjitha abuzimet e lëndojnë
viktimën emocionalisht dhe psikologjikisht. Sjelljet abuzive gjithmonë krijojnë
frikë tek viktima, e detyrojnë viktimën të bëjë atë që ajo nuk dëshiron të bëjë
dhe e pengon viktimën të bëjë atë që dëshiron të bëjë.
Dhuna
në familje ndodh në të gjitha komunitetet midis njerëzve të të gjitha niveleve
të të ardhurave, prejardhjes racore dhe fetare, homoseksualëve, lezbikeve, të
drejtëve, transgjinorëve dhe personave me aftësi të kufizuara.
Nuk
janë vetëm femrat që pësojnë trauma dhe janë zakonisht viktima të
bashkëshortëve të tyre apo meshkujve të tjerë të familjes. Ka shumë raste kur
dhe burrat janë të kërcënuar e të dhunuar nga bashkëshortet e tyre.
Një
rast i tillë është ai i personit të quajtur B.K, i datëlindjes 12/11/1966, me
origjinë nga Lisi-Burrel dhe me banim në Tiranë, i cili ka katër vjet që
kërcënohet nga bashkëshortja me iniciale R.K dhe familjarët e saj, të cilët e
kanë kërcënuar atë me jetë. Me anë të personave që janë pjesë e grupeve
kriminale, bashkëshortja R.K (SH) ushtron ndaj ish bashkëshortit të saj të
gjitha format e dhunës, dhunë psikologjike e fizike, kërcënime etj. Gjithë ky
presion ka nisur rreth katër vjet më parë, kur R.K nuk pranonte të kryente
marrëdhënie intime më bashkëshortin e saj dhe ky i fundit, ngaqë dyshonte në
besnikërinë e saj, kërkoi t'iu bënte testin e AND-së fëmijëve, që kishte
dyshime se nuk ishin të tij.
Me
datë 12.06.2019, B.K sulmohet tek ish Shkolla e Bashkuar, pranë Ministrisë së
Mbrotjes nga një person i lidhur me grupe kriminale dhe që vepronte në emër të
bashkëshortes me iniciale R.K. (SH) Ai rrihet barbarisht dhe mbetet në mes të
rrugës, i traumatizuar dhe i lëdnuar rëndë. Megjithë dhunën barbare dhe plagët
e shkaktuara, personi dhunues nuk bëri asnjë ditë burg, për shkak të lidhjeve
me segmente të korruptuara të policisë dhe prokurorisë. Dhuna ende vazhdon ndaj
B.K, i cili po përballet çdo ditë me kërëcnime serioze për jetën, për shkak të
skenareve që realizon ish bashkëshortja, nga lidhjet e saj familjare e
shoqërore, me persona të botës së krimit.
Abuzime të tilla nuk shkaktohen nga sëmundja, gjenetika ose përdorimi i
substancave, as nga "zemërimi jashtë kontrollit", por ngaqë dhunuesit
kërkojnë të përfitojnë në kurriz të viktimave të tyre, siç ndodh me këtë çift,
ku bashkëshorti ndihet seriozisht i rrezikuar me jetën e tij, nga një bashkëshorte
që nuk njeh asnjë detyrim ndaj familjes...