| E diele, 17.03.2024, 05:34 PM |
Feti Tunuzliu
AGIMI
Kur
shkrep agu i parë mëngjesor
si
dritë kandili hapësinor,
nis
një jetë e re ngadalë,
ndonëse
dielli ende s’ka dalë.
Dhe
kështu kjo mugëtirë,
fillon
të çajë qiellin n’hapësirë,
e
të zbres këndshëm dhe lehtësisht,
maleve
e fushave mrekullisht.