| E diele, 17.03.2024, 08:54 PM |
PO SIKUR “AI” T’ ISHTE
AT GJERGJ
FISHTA ?!
Nga
Fritz RADOVANI
Kam
ndigjue po nuk e dij sa asht e vertetë: Duhet t’ jenë llafe!!
Flitet
se At Gjergj Fishta asht kenë marrë edhe me politikë, thonë disa...
At
Gjergji nuk ka kenë as i pari dhe as i fundit që asht marrë me politikë, madje,
edhe ka mbajtë fjalime në Lidhje të Kombeve, që kujtohen edhe sot mbas njëqind
e sa vjetësh. Po a ua di kush vleren
atyne Fjalimeve? – Ha dreq as nuk i zen kush me gojë as shka u tha, as kush i
tha?! Disa vetë kur i permendin, ia venë në gojen e njëtjetri, ndersa atij
tjetrit shpesh mundohen me ia ndrrue emnin si dikur: “Hiqja Lenës e, venja
Prendës!”
A
i shifni njikëto shkronja që jeni tue lexue? Na asht dashtë me u ba 20 a 25
vjeç per me marrë vesht se prej germës a e deri tek zh, i ka shpikë pra bash
njaj Frati i zbathun i katundit Fishtë. Askujt nuk i shkon mendja me thanë të
pakten me vedi: “Po sikur mos ti shpikte Ai Frati i lidhun në bel me konop
rreth’e rrotull, po me shkronja turqe, do të vazhdojshim na me shkrue prrallat
e Skenderbegut?! – Jo se ishte turp me shkrue turqe, se edhe Ahmet Zogu ma parë
se me mësue shkronjat shqipe (po i pat dijtë}, ka pasë shkrue me alfabetin
arab, se ashtu i erdhi ma lehtë!! Por, çudia qendron tek zhvillimet historike
të Popullit Shqiptar, që edhe mbas 500 vjetësh robni turke, vazhdonin me u
knaqë me “haxhimakulle e sherbet” e, nuk ju shkonte mendja me u zgjue e me pa
rretherrotull shtëpisë së vet a ka ndryshue gja, të pakten, kur fillojnë me
ardhë dallndyshat tek na?!
Flitej
nënza, se aty kah 1927 një klerik Katolik i “albanskij narod” kishte shkue larg
e ma larg, madje, deri tek Stalini dhe, jo njëherë por dy herë, në BRSS. Shumë
Shqiptarë sot këto kater shkronja as nuk dijnë me i zberthye, se per me i marrë
vesht hama – dreq, as nuk i shkon mendja! E, per mos me i mbetë hatri
drejtuesve të qeverrisë së Tiranës, thonë se “me siguri, ai që ka pas menduar
me u lidhë me rus, pa pyetur njeri është qenë ai frati i Veriut, se ai ka bërë
veprime në koken e vet!”
E,
as vetë Ai Frati, s’ ua prishë qejfin edhe
pse i shef tue ia hapë vorrin!
Shumë
vorrmihës t’ asaj kohë të marrakotun nga padija dhe fukaralleku i mendjes së
tyne, edhe sot me i pyet per “400 e sa letra, që ai filani nga stoli pranë
vatres, i ka shkrojtur Everit tanë...”, me mendjemadhësi, kanë per të thanë:
“Po, ore ai ka qenë, se i njohim shkronjat, ai fshatari i pafytyrë i Fishtës,
që donte të mësojë edhe Everin, dijetarin tanë t’math!”
E
po të rreshtoni dijetarët e sotem, të Akademisë Antishkencore të asaj Tiranës
së Esad Pashës me të Gjirokastres së Ever efendisë, nuk do të gjeni jo sot, po
asnjëherë ndonjë budalla si “Ai i Fishtës”, që “i paska shkue në Moskë mendja,
me rregullue Popullin Shqptar me Stalinin!!”
Ndersa,
si dhe në ç’ mënyrë ka mendue ai “At Fishta”, me varrosë pa u marrë vesht
“Shqipninë komuniste mbas vitit 1944...?”, ate e di vetem ai!
Në
se nuk më besoni mue, lexoni Letrat që ruen sot Arkivi i Shtetit !!
Nuk
ka asnjë randsi se kush asht Autori? Mjafton që “Letrat janë shkrue nga një
shqiptar e janë lexue po prap nga një i “ashtuquajtur shqipëtar”!
Sesa
efekt kanë ba ato letra në koken e Everit tanë, ate e tregon jo vetem koha, po
e dishmon ma mirëse gjithshka “vlera e derguesit të letrave” që edhe pse Ai ka
humbë sa kohë me “shprazë koken e vet per me mushë atë koken b... t’ Everit !”,
prap, rezultati asht kenë i barabartë me 0. ZERO.
Ky
rezultat më ZERO, më ka shty me ia kalue autorsinë e letrave Atij “fshatarit
Fishtës sonë”, se vetem Atij me i thanë se asht kenë “komunist” kur ka shkue
tek Stalini, apo kur i ka shkrue 400 e sa letra Everit tanë, mbas të gjithë
atyne Epiteteve që i kanë veshë per shpinë, mbas vitit 1944 as, per këta
Epitetet e sotme jam i sigurt se nuk i mbetë hatri aspak!
Dhe,
se këta Epitete ju vune para vdekjes a mbas vdekjes, nuk ka asnjë pikë
randsije, sepse as Ai vetë dhe Askush, nuk ka mbetë me u pergjegjë!
Madje,
“ata dijetarët nga Jugu edhe gëzohen fort kur lexojnë se: “Everi ynë nuk i ka
pergjegjë fare një kleriku katolik nga Veriu, tue kenë Frat !”.
Ndersa,
Veriu edhe sot krenohet me Emnin e Perjetshem të Fratit tonë!
Fatkeqsisht,
edhe unë atëditë me 6 Janar 1940, kur më ka marrë në duertë e Tija, nuk kam dijtë
me folë asnjë fjalë me Até Fratin e Nderuem, VETEM I NGULA SYT? TEK AI BURR?,
ASHTU SI SOT ! E... DERI KUR ? - NUK E
DIJ... PRA, O AT GJERGJ FISHTA !!
PO,
SHQIPNIA YTE O AT I BEKUEM, RRNOFT’ E
KJOFT? NDER SHEKUJ
T’ SHEKUJVE, BASHK?
ME EMNIN TAND T’ MADH E T’ PAVDEKSHEM !
Melbourne, 16 Mars 2024.