Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Si u caktua paraja "Lekë" zyrtare e Shqipërisë

| E shtune, 16.03.2024, 08:50 PM |


Më 13.2.1922 Këshilli Kombëtar diskutoi tre  projekligje:

1-Nga komisioni i financave “Për krijimin e kartmonedhës kombëtare” me 17 nene (relator Spiro Papa). Monedha do quhej “Lekë” dhe ndahej në “100 qintima”.

2-Nga pakica e komisionit të financave (relator Kristo Kirka), e cila parashikonte që monedha të quhej “Skënder” e të ndahej në “Lekë”.

3-Projekligji i paraqitur nga qeveria, me 11 nene. Parashikohej prerja e 3 milion frangave ari letër me vlerë. Paraja emërohej “Lekë”. Fotja e kartmonedhës, nuk i ndalonte marrëdhënien e sermit, arit e kartmonedhat e huaja.

Projekti qeveritar u paraqit nga ministri i financave Kolë Thaçi, i cili theksoi qëllimin e parë, atë të qarkullimit të parasë. Kryeministri Xhafer Ypi iu përgjigj deputetit Bahri Omari se fjala “Lekë” ishte marrë nga Lekë Dukagjini. Emërtimi u pranua me 25 vota. Zbatimi në fakt u bë pas krijimit të Bankës së Shqipërisë në vitin 1925.