| E merkure, 13.03.2024, 08:10 PM |
Procesi i pakthyeshëm i ndryshimit në Kosovë!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zgjedhjet
e 14 shkurtit 2021 shënojnë kthesën e madhe dhe fillimin e një epoke të re në
politik-bërjen kosovare. Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 ishin pak më shumë sesa
zgjedhje, ishin referendum popullor në të cilin u ndëshkua pamëshirshëm klasa e
vjetër politike e cila për dy dekada rresht e diskriminojë një popullatë të
tërë, pa ua sjellur asnjë të mirë qytetarëve, as mirëqenje dhe as sigurime
shëndetësore.
Vetting në sistemin e
drejtësisë
Sadoqë
janë bërë punë të mira nga qeveria aktuale, Sistemi i Drejtësisë ka mbetur ende
i pareformuar, i kapur dhe i ndikuar nga pushtetet paraprake dhe nga
parapolitika, nga grupet e interesit dhe të fortët e politikës në përgjithësi.
Drejtësia
e kontrabanduar sipas fuqisë politike dhe asaj monetare, u kthye në drejtësi
selektive për qytetarët, e cila shumë pak i ngjan shtetit ligjor dhe
demokratik.
Në
të shumtën e rasteve drejtësia është parashkruar nga politika, prokurorët dhe
gjyqtarët janë gjetur para aktit të kryer, kurse qytetarët mbetën të zhgënjyer
në shtetin e tyre!
Një
situatë e tillë e krijuar nga paslufta e këndej, është e pamundur të ndryshohet
pa zbatimin e VETTING-ut në Sistemin e Drejtësisë, të një vettingu të
mbështetur nga SHBA-të dhe shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian.
Pa
largimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga Sistemi i
Drejtësisë, asnjëherë nuk do të arrihet barazia qytetare dhe paqja sociale në
vendin tonë. Ngase për dy dekada rresht kanë ndodhur gjëra të turpshme të
kontrabandimit të rasteve të rënda korruptive dhe kriminale.
Ka
ndodhur shpesh që kriminelët pas dënimit maksimal nga drejtësia, të nesërmën,
pas ndërhyrjes së politikës, krimineli shpallet i pafajshëm nga Gjykata e
Apelit apo nga një gjykatë tjetër e nivelit më të lartë!
Nuk
kemi çfarë presim më mirë në përmirësimin e imazhit të shtetit me këtë nivel
kaq të ulët arsimor, me këtë sistem të kalbur të drejtësisë, në të cilin nuk
vendosë ligji por “maliqi”.
Mirëpo,
kur jemi në këtë segment të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokratik, pa
ndaljen edhe të disa aspekteve negative brenda shoqërisë sonë, siq janë dhënja
e mitos, nepotizmi dhe korrupsioni qytetar, vështirë se do të arrihet shpejt
ndryshimi i dëshiruar.
Janë
një konglemerat i gjërë faktorësh që ndikojnë në kthimin e besimit të
qytetarëve, siq janë: ndërtimi i bazës së sigurimeve shëndetësore dhe sigurisë
në vendet e punës, filluar nga kontratat e rregullta dhe të zbatueshme në
praktikë dhe masat mbrojtëse në vendin e punës.
Mediat mercenare në
shërbim të politikanëve të dështuar
Shtylla
e katërt e sistemit qeverisës në vend apo mediet, që në fakt janë mediet
elektronike (pa asnjë medie të shkruar) dhe Mediumet Televizive nuk janë duke e
kryer punën me nder dhe në shëbim të qytetarëve! Përmes mediumeve të ndikuara
nga skena politike dhe disa prej gazetarëve servil të politikave ditore,
sistemin informativ e kanë kthyer në objekt të preferencave të partive
opozitare, përkatësisht të dhënjes së informacioneve të porositura, me qëllim
të hakmarrjes politike ndaj partive rivale në pushtet!
Secili
medium televiziv i ka tubuar rreth vetes të dështuarit politik, të kthyer në
analist të nivelit më të ulët në rajonin e Ballkanit, të cilët stonojnë si
gramafona të prishur nëpër studiot televizive.
Mediet
mercenare dhe gazetarët servil paguhen nga paratë e krimit të organizuar, për
të krijuar konfuzion dhe huti në mesin e qytetarëve, duke u munduar t’ua shesin
“sapunin për djath” qytetarëve të zhgënjyer të vendit, të cilët nuk i gëlltitin
më gënjeshtrat dhe mashtrimet 20 vjeçare të politikës së dështuar.
Disa,
sikur qëllimshëm po mundohen të harrojnë se proceset e ndryshimit në vend janë
të pathyeshme dhe se kthesa e 14 shkurtit 2021 do të bëhet akoma më e madhe në
zgjedhjet e radhës. Ndryshimet janë procese demokratike të një shoqërie, të
cilat nuk mund t’i ndalojë askush deri në arritjen e përmbysjes përfundimtare
të piramidave të korrupsionit dhe krimit të organizuar në Kosovë.