| E hene, 11.03.2024, 08:57 PM |
FESTIVALI
FOLKLORIK
I
KUVENDIT KOSOVËS
NGA
KALOSH ÇELIKU
Katastrofë
politike e partive politike shqiptare në pushtet Ditën e Sotshme?! Si, në
Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Edhe, partive politike shqiptare në
opozitë me vite e vite si “viktima” politike. Votat e “vjedhura” gjatë
zgjedhjeve parlamentare presidentciale dhe lokale. Ndihmë, i thirrin edhe të
vdekurit për pushtet, që t’i shpëtojnë nga të gjallët.
Dihet,
ende duke u përkundur në djepin Neokomunist ish jugosllav me ninullat e partive
politike shqiptare si argatë për pushtet me “Nina Nana”. Dhe, pasuri familjare:
“Biro, flej, se: të bënë mirë gjumi”! Edhe, qaj sa të mundesh në djep druri!
“Nana, ty po të përkundi. Biro, iu bëfsh Nanës Plak Katundi”!
Përderisa,
Nëna nuk të jepë sisë, tambël gjiri: Qajë! Por, të jep Njerka me shishe tambël
Lope. Pamarrë parasysh, veprimet dhe punën e tyre politike në Shqipëri,
Republikën e Kosovës, apo në Maqedoninë e Veriut, ende duke i përkundur në djep
me ninulla “patriotike” me biberon, dhe tambël Njerka, edhe Sotekësajdite.
Vërtetë
deri Dje, para fushatave parazgjedhore në robëri: këndonit, dhe hiqnit valle
mbi varret e heronjëve kombëtarë, edhe të Jasharjave për Ditën e Nesërme! Por
sot, së paku në “Liri”, në emër të heronjëve dhe dëshmorëve të Lirisë, dhe
Shqipërisë: u lutem si shkrimtar, mos këndoni edhe hiqni valle me “fitore
madhore politike” parazgjedhore, edhe në Kuvendin e Kosovës për Ditën e
Nesërme, Shqipëri Etnike!
Kuvendi
i Kosovës, e feston fitoren e Jasharjave me pushkë në luftë për Liri. Sot: me
këngë patriotike, dhe duartroiktje frenetike të deputetëve shqiptar. Por jo,
edhe “fitoren” e tyre në politikë në Kuvendin e Kosovës me këngët popullore të
këngëtarve: Ilir Shqiri, dhe Shkurte Fejza: “Sërish vjen marsi”, dhe “Mora
fjalë”?! Vetëmse, u mungonte edhe këngëtarja serbe gjysëmlakuriqe Ceca me
këngët pornografike.
Pavetëdije,
se: Kuvendi i Republikës të Kosovës, nuk është manifestim kulturor i folklorit
shqiptar me këngë dhe valle. Festival, i këngëve dhe valleve popullore. Por,
Arenë e debateve politike. Kuvend politik, i Shtetit të Republikës pavarur të
Kosovës. Dyluftimeve me debate në foltore, ku bëhet politikë shqiptare për
Ditën e Nesërme. Dhe, jo me këngë folklorike popullore.
Përderisa
Dje, politikanët shqiptar në arenën politike bënin luftë me debate të ashpra në
foltore, Sot luftojnë me këngë popullore: këngëtarët Ilir Shaqiri dhe Shkurte
Fajza. Që, Dje: gjatë Luftës të U?K –ës me këngët e tyre
patriotike u jepnin zemër kryengritësve për luftë maleve të Kosovës për Liri.
Politikanët e Sotshëm: të arratisur, dhe dalldisur me këngët e tyre patriotike
të Djeshme, Sot në pushtet, e vënë në vazhdimin e gjumit shekullor popullin
shqiptar.
Duartrokitje,
Kuvendit të Kosovës me këngë dhe valle patriotike mbi varret e heronjëve
shqiptar për Shqipëri! Por, jo edhe politikës e tyre “madhore” shqiptare, ende
me brekët nëpër këmbë. Them, me vete: Deri kur, të gjallët në politikë do të
jetojnë me heroizmin e të vdekurve?! Që, t’i shpëtojnë nga të gjallët?!
Edhe,
do të na mbajnë gjallë, ne: të vdekurve...