| E hene, 11.03.2024, 08:50 PM |
Milazim Zeqiraj
RINISË STUDENTORE
TË VITIT 1981 NË
PRISHTINË
(Kushtuar
demostratave të studentve më 11 Marsit 1981 në Prishtinë)
Pranverë e artë studentore e vitit 1981,
Elani rinorë më vrullin uragan
Rini që nuk kursyen asgje
Për mësim e ndryshim.
Kur mëndoj të merkurën e 11.3.1981,
E falemindëroj guximin e rinisë studentore
Që e thyan tabun e shtetit serbo-sllav
Për fillimin e veprimit për ndryshim,
Nga studentët që ëndrronim jetë të re.
Nuk ishte i vështirë momenti për veprim
Mëndonim se nuk po bënim asgje kundër ligjeve në fuqi.
Të kërkosh kushte më të mira
Liri, demokraci e Kosovën Republikë
Ishin liri njerzore nuk ishtë politikë
Mëndonin për vendin ku kishin pjesën tonë.
Të motivuar nga patriotizmi pa ngjyrime politike,
Të indinjuar nga rrena komuniste,
Për shumë liri në Jugosllavin e m.
Se pas Titos, Tito do të jetë
Së kemi vëllazërimin e bashkimin,
Ato rrenë të diktaturës nuk duroheshin
Së lirit për shqiptarë në Jugosllavi kurr nuk kanë egzistu.
Pa frigë bisedonim për kushte më të mira
Në mensë, konvikt e në vend
Që pas studimeve ta kemi pjesën tonë,
Ishin biseda për halle e jo politikë.
Biseda për përmisimin e kushteve
Veprimi për arritjen e qëllimit
Në menyrë paqësore vetëm më bisedime
Mëndonim se nuk janë politikë.
Të gjithë kishin mëndim se duhet ndryshu,
Më akcione paqësorë
Që përsonelin QS më sensibilizu
E kushtet e studimeve në QS më i përmisu.
Në fillim të marsit më J.J. biseduam
Shumë ide për sensibilizim i kemi shqyrtu
Ideja e mbylljës e dyrve të mënsës në kohë darke
Ishte ide që mundej më u realizu.
Iden e shqyrtuam sebashku,
Akcioni mu duk i qilluar dhe jo politik,
Për akcionin e tillë u akorduam.
Friga e jonë ishte për ndonjë ekcës
në kohë darke më student.
U kordinuam më çdo kusht konfliktit mos të këtë.
J.J për kët ide më informoj së më
shok të dhomës K.K. R.G. B.D.
por edhe më shokun e studimeve Z.K.
e kishte shqyrtu dhe ishin dakordu.
Së më datën 11.3. në ora 18.30 akcioni fillon
Përsonelin e QS më sensibilizu,
Që më ne studentët më bisedu.
J.J. më informoj se ka përgaditë një shkrim
Më fjalim drejtorisë së QS më ju drejtu.
Së kushtet e studentve në mensë e konvikte janë mizore
Andej ju lutëm më urgjencë më i përmisu.
U gëzova se J.J. kishte përgaditë fjalim
Që përsonelin e QS më fjalim më informu,
Kurse në te tjeret duhet vetëm më ndihmu.
Në fund kur u ndam,
më porositi shokë tjerë më iformu,
për akcionin e 11.3.1981 më na ndihmu.
Unë Enver H. e informova
Që më 11.3.81 në ora 18.30
Në hollë para mënse takohem
Kemi një akcin në mensë
Për sensibilizimin e përsonelit të QS
Kushtet e studimeve në QS më i përmisu.
Të merkurën më 11.3.81
Januzi J. e Zymër K. më prisni të Konvikti nr.1
Unë aty më ata dhe shoqen time jemi taku,
Ajo ishte e pa informuar për akcionin tonë.
Takimi ishte normal si gjithëherë.
Rrugës J.J më kan njoftu
Planin ton të veprimit QS e ka kuptu
Nga sonte kushtet në mensë disi janë përmisu.
U shokova dhe mendova se akcioni përfundoj
Ide nuk kisha se si veprimi i jonë pa fillu u kuptu.
Pasi biseda mbaroj, pyta si duhet vepru
J.J. e Z.K nuk kanë reagu
Pastaj shoqja ime më pyti çfar akcioni
Pa dijen time kini planifiku,
Së asgje spo ju kuptoj.
Shumë kohë më vonë vet e ka kuptu
Së unë nuk kam dashtë mëndimin më Te ta ndajë
Nga friga se do të më ndodhë mua diç
Më mirë ishte mos ta dnte planin e veprimit.
Pastaj pyta J.J. e Z.K si duhet vepru,
Asnjëri s´kishim ide si duhet tani më vepru,
Pa plan B para dyrve të mensës në tollovi jemi shpërnda.
U sollem dhe u pshtjellëm në turmë më student
Ngadal u ngjitëm në katin e dytë,
Nga larg verejta Zymer K. nga mllefi një tabak ka rrotullu,
pastaj si në domino efekt të gjitë studentët kan vepru.
Kështu veprum në studentet rrebel në kohë darkë
Së bëm diçka në ato çaste se kam vlersu,
Ky akcin i pa plan pati efekt magjikë
Pa dashje akcioni i demostratës së madhe u nis.
Nga sot mundëm më vlersu
Së më 11.3.1981 në Mensën e Studentve në Prishtinë
nga studentet rinorë filloj rëndi i ri Botërorë,
Jo atëhere më 1984 kur Z.Orvel mëndoj.
Rinin studentore të vitit 1981 duhet vlersu
Së premtimin e dhënë më 11.3.1981 në QS më moton:
Kushte, kushte,
Liri,
Demokraci ,e
Kosova Republikë
Ishte rini më fat
së në jetën e vet se premtimet e dhanura i ka realizu.
Në luftë e pas lufte
në ndërtimin dhe konsilidimin e vendit shumë ka punu.