Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Hasanramaj: Në Grykën e Rugovës u ngritën komplekse dhe fshatra turistike

| E diele, 10.03.2024, 08:58 PM |


Në Grykën e Rugovës u ngritën komplekse dhe fshatra turistike

Të cilat qytetarëve u ofrojnë kushte ideale për pushim dhe rekreacion në katër stinët e vitit

Nga Hasan Hasanramaj

Masivi i Bjeshkëve të Rugovës me bukuri të rralla natyrore. Me ajrin e pastër që lëshohet nga bjeshkët e larta të Rugovës, me florën e faunën e pasur e cila mbulon kodrat dhe  luginat që shtrihen në trembëdhjetë fshatra, me rrjedha të ujit të ftohtë akull, me grykën piktoreske, me bukuritë e tjera të rralla e atraktive që shtrihen në të dy anët e Lumit të Bardhë gjatë viteve të fundit janë bërë më tërheqëse  për fëmijët, për të rinjtë dhe për qytetarët e tjerë të moshave të ndryshme të cilët gjatë këtyre ditëve të verës ku vapa ishte shumë e lartë vërshuan qytetaret nga të gjitha anët e Kosovës dhe të Evropës për të thithur ajrin e pastër, për të pirë ujin e ftohtë, për t’i shijuar bukuritë natyrore që rrallëkund i sheh syri i njeriut dhe për të pushuar trupin dhe shpirtin. Kapacitete turistike të Rugovës, të mirënjohura në Kosovë dhe në botë, tregojnë më së miri së Rugova  me bukuritë e saj është një ndër qendrat më të mëdha, më të bukura dhe më tërheqëse për rekreacion, për pushim, për edukimi, për shërim shpirtëror, shëndetësor, për edukim dhe për rehabilitim fizik e psikologjik. Për ti shijua këto bukuri natyrore dhe të gjitha të mirat tjera të këtij regjioni. Edhe ne nga qyteti i Pejës  u nisem ne drejtim të Rugovës. Gjatë rrugëtimit me automjetin tonë, duke u ngjitur  në të dy anët e rrugës automobilistike që nga kilometri i pestë hasëm në  grupe të vogla dhe të mëdha të qytetarëve me vetura dhe automjete të tjera të regjistrimeve të ndryshme, të cilët kishin dalë për të kaluar një ditë pushimi pranë lumit të Bardh të Rugovës. Duke udhëtuar grykës përpjetë unë bashkë me  shokët e mi  i kënaqëm sytë duke soditur bjeshkët e larta dhe të bukura, pikat më strategjike turistike me bukuri të rralla natyrore, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende të Evropës, të mbuluara me borë në malet e larta me dru të llojeve të ndryshme, të cilat në katër stinët e vitit me bukuritë e rralla tërheqin vëmendjen e çdo vizitori nga Kosova dhe bota. Pra, më atë që shënoi lapsi dhe kamera jonë dhe me atë që e pamë me sytë tanë, u bindëm së rajoni i Rugovës turistike është një ndër atraksionet më të preferuara për qytetarët nga Kosova dhe mbarë bota, gjë që e hasëm në Rugovën e këtyre ditëve të marsit. Midis tyre janë fshatrat dhe komplekset turistike të cilat afrojnë kushte ideale për pushim dhe rekreacion. Me të arritur në kilometrin e shtatëmbëdhjetë  të rrugës automobilistike, në mesin e shumë komplekseve turistike të  cilat na ranë në sy nga fillimi i grykës së Rugovës e deri në Kuqishtë kësaj radhe u kthyem në fshatit malor turistik Reka e Allagës, ku gjatë qëndrimit tonë në këtë fshat malor  hasem në një mikpritje të madhe shqiptare. Kësaj radhe vëmendjen tonë e tërhoqi Kompleksi Turistik Rugova “Art Dezajnë”. E vizituam këtë kompleks autokton dhe në bisedën të cilën e zhvilluam  me pronarin e saj, Vedat Belegun mësuam se me punë dhe djersë  e dy djem dhe bashkëshortes  Nexhmijes që nga vitet e gjashtëdhjeta e deri me sot arritën të krijojmë tërë këtë pasuri të cilën sot e kemi. Familja Belegu në afërsi të objektit të Radio Pejës  sot e ka objektin autokton i cili me bukuritë e tij tërheq vëmendjen e kalimtareve dhe shumë vizitoreve nga Peja, rrethina dhe diaspora. Ky kompleks me trasat e bukura te jashtëm, katin e parë dhe të dytin me gjithsejtë treqind vende të uljes dhe kthinat tjera të bukura është këndi me tërheqës  autokton në qytetin e Pejës. Nga biseda që zhvilluam me shumë mysafir mësuam së cilësia e lartë e ushqimit autokton, shërbimi i personelit shërbyes, specialitete të cilësisë së lartë ushqimore dhe shumë të mira të tjera janë faktorët që i tërheqin mysafiret e shumtë në këtë Restauron. Ky pronar i vyeshëm, në kilometri e shtatëmbëdhjetë të Rugovës- në fshatin malor Reka e Allagës, në një lartësi mbi detare prej njëmijë e dyqind metrave  kjo familje e vyeshme në kompleksi turistik “Art Dizajn” në një sipërfaqe prej tridhjetë ari tokë e ndërtoi këtë objekt modern autokton për të cilin ka investua  mbi pesëqind mijë euro i cili në gjirin e vetë ka katër objekte moderne të vilave me të gjitha pajisjet, restorantin dhe shumë kthina të tjera. Objekti i parë i vilës ka gjashtë shtretër, dyshi dhe treshi nga dy shtretër dhe objekti i viles numër katër ka një shtretër, apo gjithsejtë njëmbëdhjetë shtretër. Të gjithë mysafiret që vijnë për pushim në këtë kompleks turistik në të gjitha objektet e vilave dhe kthinat tjera  i kanë në dispozicion banjat të super kategorisë, me kuzhinë dhe pajisjet komplete tjera më bashkëkohore. Jashtë objekteve të vilave, për çka më së miri flasin fotografit e kamerës sonë  shihet një ambient, i bukur me bukuri të rralla natyrore që rrallëkund i shef syri i njeriut. Gjatë qëndrimit tonë në kompleksin e kësaj pushimore na ranë në sy tetë punime të bukura të skulpturës të punuara nga dora pronari të këtij kompleksi turistik, me profesion skulptor. Në këtë fshat malor të secili objekt i vilave na ranë në sy trasat e bukura me gjithsejtë mbi treqind vende të uljes. Në fund të bisedës bashkëbiseduesi i ynë Valdet  Belegu na informoi së këto ditë nga Itali  në qytetin piktoresk të Pejës e ka  sjell një tren me tre voganë  me pesëdhjetë ulëse me të cilin nga hoteli “Dukagjini” çdo ditë tri deri në katër herë shkon deri ne kilometrin e pestë të Grykës së Rugovës dhe anasjelltas. Ky udhëheqës i vyeshëm ka edhe pajtonin dedikua dasmave dhe shumë gjera të tjera. Në orët e vona të pasdites u përshëndetëm me shumë  mysafirë nga Kosova dhe vendet e tjera, të cilët kishin ardhur në grykën e Rugovës për t’i shijuar këto bukuri të rralla natyrore, për ta thithur ajrin e pastër, për ta pirë ujin e ftoftë, për të parë mikpritjen e madhe të malësoreve  të Rugovës, për të shijuar ushqimin cilësor dhe të llojllojshëm e shumë gjera të mira të tjera. Pra, pas shpine i lamë bjeshkët e larta të Rugovës, fshatrat, komplekset turistike dhe shumë pasuri të tjera të këtij rajoni, të cilat për syrin e vizitorëve dhe të kalimtarëve krijojnë një imazh të rrallë të cilin rrallë kund e sheh në Gadishulli Ballkan, Evropë dhe më larg.