| E shtune, 09.03.2024, 07:59 PM |
Dialog
me një mik
Albert HABAZAJ
-
Unë shqetësohem me hallet e botës
Ti
qesh me hallin tënd,
Mblidhi,
more mendtë e kokës,
Sinqerisht
po më çmend…
-
Ti je bullalla, si dikur isha unë
T’i
hedh rrudha trurit?
Është
e djallit kjo e djallosur punë
E
barbarit, e hurit...
-
E ka marrë i paudhi këtë kohë
Të marrtë e mira, ç’thua?!
Do
ta ndezim ne zjarrin të na ngroh
O
lumë e përrua!
Vlorë, e hënë,
04.03.2024