| E merkure, 14.01.2009, 11:00 PM |
“Përherë me ju, me shumë dashuri”. Me këtë slogan që përcjell një mesazh të fuqishëm dhe universal por shumë domethënës, atë të humanistes shqiptare e njohur në të gjithë botën, shejntores Nënë Tereza, Oborri Mbretëror Shqiptar në bashkëpunim me INSTITUTIN KOMBËTAR TË INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË dhe shoqatën “Fiaba” me qendër në Bari të Italisë, organizuan në ambjentet e Muzeut Histotik Kombëtar në Tiranë, veprimtarinë sensibilizuese humanitare - artistike e festive me 400 fëmijë jetimë të Policëve të rënë në krye të detyrës, fëmijë jetimë rom, fëmijë jetimë social e biologjikë të qendrave rezidenciale shtetërore dhe joqeveritare, fëmijë jetimë në komunitet, etj.
![]() |
Këngëtari Frederik Ndoci, Princi Leka I-rë, Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i IKIJSH, Giussepe Triste, President i “FIABA”, Iva Zajmi, Zv/Ministre e Brendëshme, Halim Kosova, etj |
Edhe pse festa e madhe tradicionale e ndërrimit të viteve i’a kanë lënë vendin ditëve të zakonshme të vitit 2009, sërish ka qenë Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë që ka ideuar bukur e këndshëm gjithëçka, duke organizuar një ditë ndryshe për këta fëmijë pa kujdes prindëror.
Një ditë vërtetë për t’ju kujtuar të gjithë atyre që kanë në dorë sa do pak për të ndryshuar jetën e këtyre fëmijëve pa fëmijëri se Viti i Ri, kjo festë tradicionale popullore në mbarë globin, gjithmonë i ka gjetur këta fëmijë të pambrojtur, të spostuar, të nënshtruar dhe të përshtatur në fatin e tyre tragjik, me ëndërra dhe shpresa të vrara, me barkun bosh e lotë në sy, duke na sjellë në kohët e sotme moderne skena të dhimbshme migjeniane të viteve ’30-të.
![]() |
Këngëtari Frederik Ndoci me një fëmijë të paralizuar |
![]() |
Regjizori Leonard Bombaj me Ajsin dhe Bonin, dy aktorët e talentuar të “Kripmjaltëzave” |
Për t’a bërë edhe më të rëndësishme këtë eveniment në sytë e këtyre fëmijëve, janë marrë të gjitha masat për të ftuar artistë e këngëtarë, personalitete shtetërore e publike nga bota e artit dhe e kulturës.
![]() |
Pamje nga salla në Muzeun Historik Kombëtar ku u zhvillua veprimtaria me pjesemarrjen e 400 fëmijëve jetimë. |
Ishin të pranishëm në këtë aktivitet personalitete të jetës politike e publike, pjesëmarrës në këtë veprimtari, si znj. Iva Zajmi, Zv/ Ministre Brendëshme, z. Ahmet Prençi, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Princi Leka I – rë, Presidenti i Shoqatës “Fiaba” me qendër në Bari të Italisë, z. Giuseppe Triste, z. Halim Kosova, Drejtor i Maternitetit të Tiranës “Mbretëresha Geraldinë”, etj
Nën tingujt e Himit të Jetimëve, u çel kjo veprimtari sensibilizuese në ndihmë të fëmijëve jetimë. Hapja e kësaj veprimtarie u përshëndet nga Princi Leka I-rë, i cili gjatë fjalës së tij theksoi se këta fëmijë pa prindër kanë nevojë për vëmendjen e të gjithëve.
Unë e kuptoj mirë botën dhe dëshirat e këtyre fëmijëve, e kuptoj mirë se çdo të thotë të jesh pa prind, pa kujdesje prindërore, pa fjalën e ngrohtë të nënës, të njeriut tënd më të afërt.
Unë vetë e kam provuar një gjë të tillë. Nëna ime më la jetim në një moshë kritike që ende kisha nevojë për të. Përkujdesja për ju do të jetë jo vetëm sot, por e gjithëhershme.
Të pranishmit në këtë sallë i përshëndeti edhe z/Ministrija e Brendëshme Iva Zajmi, e cila në fjalën e saj theksoi se vëmendja e institucioneve ndaj këtyre fëmijëve duhet të jetë e vazhdueshme. Ju jeni pjesa më në nevojë e shoqërisë, ndaj dhe shteti me mekanizmat e vetë institucional duhet t’a mbrojë dhe përkrahi këtë kategori. Në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimevë Shqiptarë Ilir Çumani, vuri theksin se sot më shumë se kurrë vihet re një lloj sensibiliteti dhe ndjeshmërie për fëmijët pa kujdes prindëror.
![]() |
Fëmijët duke marrë dhurata nga Princi Leka i I-rë, këngëtari Frederik Ndoci dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Ahmet Prençi |
![]() |
Zajmina Vasjani, e angazhuar në në veprimtari humanitare me jetimët |
ZYRA E SHTYPIT DHE E INFORMACIONIT
PRANË INSTITUTIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
INSTITUTI KOMBËTAR I INTEGRIMIT TË JETIMËVE SHQIPTARË
Adresa: Rruga “Dibrës”, nr. 312/1, Tiranë
Tel/Fax: ++355 (4) 2360 611, Mobile: 0692035431, 0682035431, 0692601054
Email: nifao.orfan@gmail.com