Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mihal Gjergji: Dhimbje njerëzore

| E diele, 03.03.2024, 04:36 PM |


Mihal Gjergji

DHIMBJE NJERËZORE

E lëndojnë poetin, kur shkruan;

dhe fjala

dhe brenga

dhe gjëma

E vrasin të shkretin

ata, që s’kuptojnë pse vuan…

Gremisen fatet

Jeta i erret,

mbështjellë me tis pikëllimi

Rënkon poeti;

si ngrica-lulet

zemrën ja vret trishtimi

Të gjithë i kërkojnë:

Nëna - më shumë dhembshuri

Buzëqejshe - gruaja

Përkujdesje - fëmija

Digjet poeti, e prapë s’e besojnë

Atij

i flet Perëndia…

Bota e thau pemën e mëshirës

në shpirtin-shkretëtirë, si Sahára

Këndon poeti,

dhimbjen njerëzore

fishkëllen me buzët e çara!

Tiranë, Qershor 2016