| E premte, 01.03.2024, 08:46 PM |
Pse
në GUXO e jo diku tjetër!
Shkruan:
Florim Zeqa
Me
dhëmbje shpirtërore dhe zemër të plagosur deklaroj: "Unë Florim Zeqa, nga
sot, ditë e dielë, 31.05.2015 e pushojë aktivitetin tim politik si anëtar i
LDK-së nga themelimi e deri më sot. Muajëve, javëve dhe ditëve të fundit,
misioni im prej gazetari, analisti dhe veprimtari të LDK-së ishte vështirësuar
tejë mase, pasi nga bashkpartiakët e mi u "shpërbleva" me mbyllje
portalesh, sharje e fyerje të natyrave të ndryshme dhe deri të këcënimi me
jetë, vetëm e vetëm pse mora guximin të bëjë publike të vërtetën e zhvillimeve
gjatë procesit zgjedhor në LDK".
Në pritje të reformave
që nuk ndodhën kurrë në LDK
Edhe
pas largimit nga LDK-ja në vitin 2015, asnjëherë në jetën time nuk e kam
menduar aderimin në ndonjë subjekt tjetër politik. Nisma ime politike,
Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) e vërteton atë që ceka më lartë.
Edhe
pse jo pjesë aktive e LDK-së, asnjëherë nuk e kam ndalur punën dhe veprimtarinë
time në shërbim të LDK-së, duke shpresuar që një ditë LDK-ja do të kthehet kah
e mbara dhe do të reformohet në kuptimin e plotë të fjalës.
Por,
fatkeqësisht, në vend të reformimit dhe demokratizimit ndodhi e kundërta! Nga
kuvendi në kuvend LDK-ja doli më e kapur dhe më e stërkequr nga grupet e
interesit, të cilat e ngulfatën çdo zë ndryshe dhe çdo vlerë intelektuale dhe
njerëzore brenda saj!
Intelektualët
e mirëfilltë dhe themeltarët, aktivistët dhe veprimtarët u detyruan të largohen
prej LDK-së nga klani i Isa Mustafës dhe sejmenëve të tij.
E
dhëmbshme, por është e vërtetë e hidhur, që pas shkuarjes në amshim të Ibrahim
Rugovës, liderit historik dhe shpirtëror të shqiptarëve të Kosovës dhe jo
vetëm, nga zgjedhjet nacionale të vitit 2004 e deri më sot, LDK nuk e ka
shijuar më asnjëherë kënaqësinë e fitores. E tillë çfarë është aktualisht, e
tkurrur dhe e fragmentizuar, më shumë se dëshirë, fitorja mbetet vetëm një
iluzion i pambarim i lidershipit aktualë!
Lakmia
për pushtet, ua vërbojë sytë elites partiake, të cilët nuk qenë në gjendje të
ndalen në opozitë, që t’i kthehen vetes dhe të përgatiten mirë për zgjedhjet e
radhës, por gjithnjë pranuan të bëhen patericë e partive tjera, kinse për të
mirën e vendit duke e rrënuar në themel filozofinë politike rugoviane të
LDK-së!
Pranimi me kënaqësi dhe
vendosmëri e ftesës nga partia GUXO
LDK-ja
rugoviane dhe Rugova për shqiptarët mbeten dy simbole të shënjta të historisë
së lavdishme kombëtare, të papërseritshme, të paharruara dhe të pashlyerara në
kujtesën popullore.
Deri
me 31 Maj të vitit 2015 jam angazhuar me tërë qenjën fizike dhe shpirtërore për
të shpëtuar atë pak frymë rugoviane që kishte mbetur në këtë parti, por ishte e
kotë, ngase varrëmihësit e saj ishin të shumtë në numër dhe më të fuqishëm
kundrejt ne mbrojtësve të pakët dhe të pafuqishëm të kësaj fryme politike!
Asnjëherë
dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve dhe privilegjeve, por kam vrapuar
pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesin e popullit dhe vendit
tim të shenjt.
Kjo
që ka mbetur, nuk është LDK-ja rugoviane! Janë vetëm klane dhe grupe të
interesit, pjesë e të cilave nuk kam qenë dhe as që kam dashur të bëhem
ndonjëherë.
Edhe
përkundër kërkesave të shumta nga subjektet e tjera politike, vendosa t’i
bashkohem subjektit GUXO, subjektit me frymë të pastër rugoviane dhe orientim
pro-perëndimor.
Janë
përafrimet programore të nismës në embrion (ADN) dhe partisë GUXO, janë
koncepti dhe filozofia politike rugoviane ato që na bashkuan fuqishëm në
rrugëtimin e përbashkët drejt fitoreve të reja.
I
falenderojë nga zemra drejtuesit e partisë GUXO për ftesën për aderim, për
respektin dhe konsideratën, besimin dhe mundësinë e dhënë për të kontribuar për
shtetin, qytetarët e Kosovës dhe mërgimtarët në veçanti.
Na
priftë e mbara!
Florim Zeqa
29.02 2024