| E hene, 19.02.2024, 08:58 PM |
Disa mendime te hedhura mbi viziten e Sekretarit Amerikan te Shtetit Antony Blinken ne Tirane — Ne kerkim te nje shpjegimi racional!
Nga
Frank Shkreli
Ishte
viti 1975. President ketu ne Amerike ishte Gerald Ford, i cili si zevendes
president zuri vendin e ish presidentit Nixon qe per arsye te skandalit
Watergate eshte detyruar te jepte doreheqjen.
Presidenti
Ford ka mbajtur nje fjalim ate vit me te cilin i ka mohuar qytetit te Nju
Jorkut ndihme financiare federale megjithe thirrjet per ndihme per te menjanuar
falimentimin financiar, me te cilin perballej qyteti. Diten e neserme gazeta e
Nju Jorkut Daily News ne faqen e pare kishte botuar artikullin: “Ford To City:
Drop Dead.” Ford i thote qytetit: Shko, vdis!
Ne
te vertete, presidenti Ford nuk i kishte shqiptuar keto fjale ne fjalimin e
tij, por ky ishte interpretimi i gazetes Daily News i refuzimit te Fordit per
te ndihmuar Nju Jorkun, financiarisht.
Presidenti
Ford pranoi me vone se keto fjale botuar ne gazeten e perditshme te Nju Jorkut
megjithse nuk i kishte thene, i kushtuan atij presidencen, nderkohe qe Xhimi
Carter u zgjodh president.
Ky
rast mu kujtua nderkohe qe po ndiqja viziten 8 oreshe te Sekretarit te
Shtetit, Antony Blinken ne Tirane.
Mbeta
i zhgenjyer nga mungesa e takimeve te Z. Blinken me perfaqsues te asaj qe ende
quhet “opozite” ne Shqiperi — nje subjekt ne vetvete per gabimet e saja madhore
— u mundova gjithashtu te gjej fjalen demokraci ne fjalimet e Sekretarit te
Shtetit, por nuk e gjeta askund.
Qe
Sekretari i Shtetit, i vendit me demokratik ne bote —Amerikes tone te dashur —
ku gezojme liri e demokraci — te mos flase per vlerat demokratike amerikane dhe
universale ne nje vend si Shqiperia, eshte nje sakrilegj. Sidomos gjate nje vizite miqesore ne nje
Shqiperi, qe eshte kaplluar nga nje krize grindjesh te brendshme politike dhe
korrupcion ne te gjitha nivelet, nderkohe qe vet Departamenti i Shtetit dhe
Freedom House, nder te tjera ente nderkombetare, ne raportet vjetore te
Drejtave te Njeriut, vit pas viti, e kane cilesuar Shqiperine, si nje vend
pjeserisht i lire — madje 34 vite pas shembjes se Murit te Berlinit. Shumica e
shqiptareve e kane te veshtire te kuptojne se cili eshte realiteti i
marredhenieve shqiptaro-amerikane: raportet vjetore mbi te drejtat e njeriut,
apo “Te Deum” qe perfaqsuesit perendimore i akordojne shpesh pushtetit aktual
ne Tirane, ndersa vendi zbrazet nga me te miret dhe me te edukuarit e kombit.
Mu
kujtua prap vizita e pare e nje delegacioni amerikan ne Tirane ne mars/prill
1991. Delegacioni kishte vendosur te takohej me te gjithe perfaqsuesit e
shtresave te shoqerise shqiptare. Kishim ftuar edhe perfaqsuesit e tre feve te
posa dalur nga burgjet komuniste, ne pritjen e pare ne 50 vjet ne te
ashtuquajturin,“hotel” Dajti nga nje delegacion amerikan ne Shqiperi. Tre
kleriket e shkrete ashtu te vuajtur nga burgu dhe me shendet te dobet nuk i
besonin vetes as rrethanat ne te cilen gjendeshin ate nate: te ftuar ne pritje
nga delegacioni i pare amerikan ne Shqiperi, ndersa perfaqsuesit e regjimit te
atehershem komunist te cilet kundershtuan qe te ftoheshin kleriket dhe
personalitete te tjere,pervec autoriteteve komuniste, dukej se i thonin njeri tjetrit, cka na gjeti
me keta amerikanet?! Pse u ftuan keta?
Idea
ishte qe perfaqsues te ndryshem te
shoqerise shqiptare, jo vetem autoritetet e larta, per here te pare ne 50
vjete, te takoheshin me njeri tjetrin ne
te njejten salle, te persekutuarit e komunizmit, disa te liruar vetem disa dite
me pare, me disa prej persekutorve qe mbanin ne fuqi at regjim komunist
kriminal.
Vura
re se kesaj here, Z. Blinken nuk kishte gjetur 2 minuta kohe per tu
pershendetur madje as me kleriket shqiptare, te cilet regjimi shpesh i perdor
si pasqyrim te bashkjeteses fetare. Mos valle ka pas droje se kleriket mund ti
kishin shprehur Perfaqsuesit te larte amerikan shqetsimet e tyre ne lidhje me
dukurite komuniste te koheve te fundit ne Shqiperi, per te cilat Kisha Katolike
Shqiptare beri nje deklarate publike kohet e fundit. Pajtimi kombetar midis shqiptareve, Z.
Blinken eshte aq i nevojshem sot per shqiptaret, sa c’ishte edhe me 1991.
Vizita e Sekretarit te Shtetit Blinken
ne Tirane kerkon nje shpjegim racional, por une nuk e gjej dot. Levdatat per
nje lider dhe nje qeveri te tille nga nje kryediplomat amerikan, eshte veshtire
ti gjejsh ne komunikimet diplomatike midis dy vendeve, sidomos perball,
zhvillimeve te fundit ne Washington te ceshtjes korruptive “Mcgonigal”.
Kjo
mungese, sic duket e qellimshme, per te pare realitetin aktual politik shqiptar
ashtu sic eshte, nuk i sherben
marredhenieve te mira shqiptaro-amerikane as stabilitetit politik ne Shqiperi,
as paqes ne rajon — e proceseve demokratike ne Shqiperi, jo se jo. Ndonese nuk
e tha ashtu me fjale ne Tirane, disa analiste e cilesuan kete mungese, sikur
Sekretari i Shtetit Blinken i tha “lamtumire” demokracise dhe opozites
shqiptare, ne favor te monizmit, te nje partie-shtet dhe te ashtuquajtures
“stabilokraci”, ose ne favor te ndonje qellimi tjeter te brendshem ose te
jashtem. Krejt ndryshe nga te gjithe parardhesit e tij — demokrate e
republikane — qe kane vizituar Tiranen gjate tre dekadave te fundit e te cilet
nuk kane ngurruar aspak dhe as njehere te flasin ne mbeshtetje te demokracise, dhe
te pajtimit e bashkpunimit aq i nevojshem per shqiptaret e vuajtur nga
komunizmi. Per demokracine si nje sistem i preferuar qeverisjeje, kunder
korrupcionit, ne favor te lirise dhe barazise dhe te drejtave te njeriut per te
gjithe shqiptaret pa dallim. Sidomos ne
mbeshtetje te lirise se fjales dhe shtypit te lire, si baza e te gjitha lirive
dhe te drejtave te tjera.
Per
2-3 dekada te tranzicionit pseudo- komunist ne Shqiperi, jam munduar -
modestesisht—bazuar ne pervojen time, te
paralajmeroj shpeshehere se demokracia atje eshte ne rrezik, se vlerat
demokratike po shkeleshin haptas dhe qellimimisht nga klasa politike shqiptare,
se grindjet politike po i shkatonin vendit rreziqe te brendshme dhe te jashtme
politike, qellimi kryesor i te cileve ishte dhe eshte ruajtja e pushtetit te
tyre per me shume se tre dekada tani tani. Se pa zgjedhje te lira dhe pa
opozite reale ne Shqiperi nuk mund te kishte demokraci as liri, as stabilitet
ne vend as ne rajon dhe as ndarje “vlerash te perbashketa”, as marredhenie “krah
per krah” me Shtetet e Bashkuara, sic degjojme shpesh nga persona te caktuar,
nga te dy palet, te cilet e quajne te bardhen te zeze dhe te zezen te bardhe.
Perfaqsuesit amerikane duhet qe te mbrojne, kudo ne bote, vlerat dhe
demokracine amerikane, si garanci per zbatimin e te drejtave universale ne
sherbim te paqes dhe sigurise ne bote.
Anashkalimi
i fjales “demokraci” dhe “ opozite”, si dhe mos takimi me faktore te tjere
politike te shoqerise shqiptare nga Z. Blinken gjate vizites ne Tirane nuk
eshte nje shenje e mire per zhvillimet demokratike ne Shqiperi, as per
marredheniet midis dy vendeve. Me
simbolikat gjate vizites ne Tirane, sikur i dergoi, mesaxhin “ Lamtumite
demokraci” per afer 50 per qind te votuesve shqiptare, te anashkaluar dhe te
perjashtuar gjate tre dekadave te kaluara: “Drop dead”, ne jemi me te
interesuar ne stabilitet se per vlerat
demokratike, te drejtat dhe lirite tuaja.
Sa
per dijeni tuajen Z. Sekretar Shteti, pothuaj nuk ka familje shqiptare nga keta
50 per qind te shqiptareve, qe te mos kete dike ne Shtetet e Bashkuara. Shume
prej tyre e kane pesuar keq nga komunizmi vecse permendnin emrin e Amerikes
gjate komunizmit. Ju me te drejte permendet Zerin e Amerikes si te vetmin
kontakt me Shqiperine dhe shqiptaret gjate regjimit komunist. Shume shqiptare,
te cilet gjithnje shikoj e tek Amerika mbrojtjen e te drejtave te tyre
demokratike, jane denuar vetem e vetem
se degjonin Zerin e Amerikes gjate dekadave te komunizmit diktatorial. Rrenjet
e shpreses, besimit dhe dashurise per Ameriken jane te thella tek shqiptaret pa
dallim, Z. Blinken. Mos ti zhgenjejme te shkretet me shume se tre dekada pas
shembjes se Murit te Berlinit.
Tirana
zyrtare, Z. Blinken ende nuk ka denuar krimet e komunizmit as nuk eshte
distancuar nga regjimi barbar i Enver Hoxhes, sic kane bere shumica e vendeve
ish-komuniste evropiane. Ne shqiptaro-amerikaneve, si shtetas te ketij vendi te
bekuar— votues dhe taksa pagues te Amerikes tone te dashur, na intereson shume
fati i familjeve tona atje, sepse me ta kemi gjakun e perzier Z. Blinken. Shume
prej tyre e kane pesuar shume keq nga komunizmi, vetem e vetem, se shume nesh
jetonim e vepronim ne Amerike. Per shume shqiptare, Z. Blinken, nje mur i vogel
i Berlinit ende ekziston. Prandaj, per mua dhe per shume miq e kolege te mi ne
Amerike dhe ne Shqiperi, vizita e juaj ne Tirane nevojite nje shpjegim
racional, por eshte e veshtire te shpjegohen deklaratat ose heshtjen ndaj disa
ceshtjeve te tjera me rdndesi per ate vend dhe per marredheniet
shqiptaro-amerikane.
Megjithekete,
kam thene shpesh se marredheniet
amerikano-shqiptare ishin dhe duhet te mbeten popull me popull dhe jo te
favorizojne nje person ose nje parti politike. Keshtu i duan shqiptaret
marredheniet e vecanta me Shtetet e Bashkuara.
Per
fat te keq, vizita e Sekretarit Blinken ne Tirane me la nje shije te keqe se
ndoshta ne fakt dhe ne realitet ne syte e Washingtonit zyrtar aktual, nje krah politik , pasardhsit e familjeve
komuniste ne Shqiperi jane te preferuarit e pllitikes aktuale amerikane, disa
te nenes e disa te njerkes. Vizita juaj Z. Blinken vetem perforcpi kete ndjenje
reale ne radhet e shqiptareve, ne Shqiperi por edhe ne radhet e komunitetit
shqiptaro-amerikan. Kjo eshte e demshme per marredheniet mis dy kombeve tona.
Nuk
eshte sekret se ne Shqiperi flitet per te “favorizuarit” e Washingtonit. Nuk do
te kishte gje me te rrezikshme per marredheniet e mira dypaleshe midis
Washingtonit dhe Tiranes se mbeshtetja e njeres ose tjetres pale politike
shqiptare nga diplomacia amerikane. Shqiptaret kane nevoje per pajtim dhe jo
per nxitje te percarjeve, si rezultat i animeve politike ne favor te pushtetit
ne fuqi, ose personave te caktuar, nga diplomacite perendimore, sidomos nga
Washingtoni zyrtar. Nje gabim shume i rende qe eshte perseritur dhe sic duket
vazhdon te zbatohet nga miqte e shqiptareve perendimore, duke sjellur ne ate vend rreziqe te brendshme
te pa parashikueshme per stabilitetin e nje jete politike normale ne Shqiperi.
Deri
me sot kam paralajmeruar se ne Shqiperi “Demokracia nuk pret”. Duke pare
zhvillimet e fundit politike ne ate vend, perfshir zhvillimet ne parlament, me
duket sikur ka skaduar ekperimenti me demokracine ne Shqiperi. Kam droje se
Demokracia e vertete ne Shqiperi ka pesuar nje goditje te rende vitet e fundit,
me pasoja te pa parashikueshme per paqen dhe stabilitetin ne ate vend dhe ne
rajon! Vendi eshte ne prak te nje monizmi autokrat — qe i ngjane nje vendi te
botes se trete ne zhvillim se sa nje vendi anetar te NATO-s.
Uroj
qe te mos kemi arritur ne nje gjendje qe ne vend qe te festonim marredheniet e
mira shqiptaro-amerikane me rastin e vizites se Sekretarit te Shtetit Blinken —
te ngushellojme njeri tjetrin per vdekjen e demokracise shqiptare, si perfundim
i mos perkrahjes se vendeve perendimore te proceseve demokratike ne Shqiperi
dhe si rrjedhim i nderhyrjeve te tyre te pakeshillueshme ne zhvillimet e
brendshme politike te marredhenieve midis dhe brenda partive shqiptare.
Shqiperia ka nevoje per pozite dhe opozite!
Megjithe
shqetsimet serioze te mia dhe te tjerve, une vahdoj te besoj se nuk ka asnje
parti as ndonje individ sado i plotfuqishem te jete, qe mund te largoje ose te
distancoje shqiptaret e te gjitha rrymave politike nga dashuria per Ameriken
dhe amerikanet. Kete s’mund e beri as Enver Hoxha megjith propaganden e tij
anti-amerikane prej gjysem shekulli. Miqesia 100 vjecare shqiptaro-amerikane
--popull me popull— do jetoje nder shekuj! Politikanet dhe diplomatet aktuale,
nga te dy palet, jane te perkoheshem
ndersa dy popujt tane dhe marredheniet midis tyre jane te perhershme.
I
Madhi Zot e bekofte Ameriken tone te dashur dhe Kombin shqiptar te vuajtur — ne
dite te mira dhe te veshtira!