Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: E paçim të gjithë Kosovën!

| E shtune, 17.02.2024, 07:53 PM |


Elvi Sidheri:

Me Kosovën më lidhin përvojat e mia të para profesionale si përkthyes në terren gjatë pranverës 1999, krahas pamjeve të qyteteve të saj akoma të zbrazura nga banorët, me gjurmët e luftës ende tepër të dukshme, të qershorit të 25 viteve të shkuara. Sërish me Kosovën filloi edhe rrugëtimi im në letërsi, me përkthimet e mia shumëgjuhëshe e krijimet e mia autoriale; Kosova vijon të mbetet ngaherë një mishërim i kujtimit të gjyshit tim të paharruar, ish të burgosurit idealist të burgut nazist të Prishtinës, që idealet për Kosovën, i pagoi me përndjekjet e mëtejshme nga regjimi monist në Tiranë; me Kosovën më lidhin miqësi tashmë jetësore, përvoja formuese vetjake, gëzime, arritje, dashuri e ndjenja të papërshkrueshme.

E paçim të gjithë Kosovën!