Mendime
Spartak Ngjela: Pushteti si dëshirë absolute dhe vrasja si patologji e karakterit të tij - ky ishte Enver Hoxha
E hene, 12.02.2024, 07:56 PM
Pushteti si dëshirë absolute dhe vrasja si patologji e karakterit të tij - ky ishte Enver Hoxha
Nga
Spartak Ngjela
Nuk
humbet askush, por gjithkush shpesh ndihet i humbur.
Kjo
është jeta jonë: sepse shqiptarët jetojnë prej 500 vjetësh në humbje, që atyre
iu nisi me pushtimin osman të Arbërisë.
Por,
Enver Hoxha, që erdhi në pushtet në vitin 1944 - 45, ishte për Shqipërinë si
një inerci e Perandorisë Osmane, dhe, si inerci, ai krijoi në Shqipëri
hoxhizmin, i cili në veprim kriminal ishte më i egër se osmanizmi.
Themi
se ishte një inerci e Perandorisë Osmane, sepse Enver Hoxha krijoi në Shqipëri
frymën antiperëndimore, duke shkelur historinë e Shqipërisë dhe, sidomos, duke
përbuzur në thelb Rilindjen Kombëtare.
Por,
çfarë ishte hoxhizmi?
I.
Hoxhizmi
ishte një orientalizëm kriminal që Enver Hoxha e krijoi për të shuar me dhunë
patologjinë e tij të brendshme si një dëshirë e sëmurë për pushtet, por edhe
për të vrarë.
Pikërisht
për këtë dhe brenda këtij motivi, Enver Hoxha me dhunë, intrigë dhe dredhi
krijoi pushtetin e vet absolut brenda Shqipërisë, por këtë absolutizëm në
fillim ai e mbështeti te praktika staliniane të komunizmit.
Komunizmi
i dha Hoxhës një pseudodoktrinë, dhe me këtë pseudodoktrinë, e cila në histori
tani është quajtur "doktrinë kriminale", komunizmi krijoi shtetin e parë komunist, e
më pas edhe një botë të tërë lindore - komuniste.
Kurse
në Shqipëri komunizmi erdhi në pushtet me një ushtri të rregullt, të cilën
partia komuniste e ndërtoi në luftë kundër pushtuesve të Shqipërisë gjatë
luftës së dytë Botërore.
Shteti
komunist, i vendosur me dhunë ushtarake në Shqipëri në vitin 1944, i dha të
drejtën regjimit komunist që ky të krijonte Sigurimin e Shtetit si polici
sekrete dhe si një institucion qëndror me forcë absolute të drejtuar prej tij.
Me
anë të këtij Sigurimi, Enver Hoxha krijoi terrorin shtetëror, ndrydhi
shoqërinë, dhe me gjyqet fals të krijuar nga Sigurimi i Shtetit, krijoi
ushqimin e vet patologjik: vrasjen që i duhej si kërkesë e brendshme e
sëmundjes së tij psikike për dy arsye: mbajtjen e pushtetit politik absolut dhe
mundësinë e realizimit të patologjisë së tij vrastare: Enver Hoxha ishte
skizofren agresiv i diagnostikuar nga mjekësia normalisht.
II.
Ndërtimi
psikik i Enver Hoxhës e shtynte atë drejt intrigës, urrejtjes dhe vrasjes. Ai,
në të gjithë patologjinë e tij të brendshme e kishte vrasjen si ushqim kryesor
të shpirtit. Ai e gjeti të gatshëm stalinizmin si një ushqim për patologjinë e
tij kriminale, dhe, duke u hequr si mbrojtës i madh i marksizëm leninizmit,
krijonte vazhdimisht gjyqe fals për të realizuar vrasjen e kundërshtarëve të
tij, të cilët i krijonte vetë për t'i vrarë si armiq, dhe me vrasjen e tyre të
ushqente patologjinë e tij kriminale. Por, na duhet të theksojmë që Enver Hoxha
ishte krijuesi i ri i një populizmi agresiv në Shqipëri dhe, me anë të tij,
siguroi pushtetin e vet kriminal, ashtu siç e shpjeguam më lart.
Me
ndërtimin e tij psikik të sëmurë patologjikisht erdhi një çast historik I
përsëritur kur donte të vriste ata të cilët vet i kishte përdorur për të
vrarë... ata vrisnin, Hoxha qetësohej, por pastaj ai i vriste edhe ata që
kishin vrarë për Enver Hoxhën. Dy ministrat e brendshëm, Koçi Xoxe dhe Kadri
Hazbiu, që kishin vrarë për të ushqyer skizofreninë vrastare të Enver Hoxhës në
40 vjet rresht, ai i vrau që të dy: Koçi
Xoxe në vitin 1948 dhe Kadri Hazbium në vitin 1983.
III.
Na
duhet të theksojmë se ky ishte qerthull i tij kriminal, por për realizimin e
tij ai, brenda doktrinës komuniste që e kishte sjellë në pushtet.
Por
më pas, ai shfrytëzoi praktikën kriminale të Stalinit për eliminimin e
kundërshtarëve të tij, të cilën e bëri një instrument vrastar që i jepte
vazhdimisht forcën e tij jetësore sipas motos së tij të brendshme vrastare e
kriminale njëherësh: unë vras për të ushqyer jetën time politike me vdekjen e
të vrarëve të mij.
Ky
ishte Enver Hoxha, i cili si i tillë është absurditet që ta analizosh si një
diktator: jo, Enver Hoxha ishte një skizofren i diagnostikuar që vriste krejt
për interes të tij.
Hoxha
i akuzoi vijimisht si armiq ata të cilët i duheshin që me vdekjen e tyre nga
vrasja që u thurte Enver Hoxha me gjykatat dhe gjykimet fals, ai të merrte
ushqimin e vet jetësor nga vdekja e atyre që domosdoshmërisht të shpalleshin
armiq.
Dhe
kjo ishte në fakt doktrina staliniane e armikut të klasës, të cilën Enver Hoxha
e kaloi në ekstrem dhe me këtë rrugë reale të krimit shtetëror ai sundoi nga
viti 1944 deri në vitin 1985 kur gjeti vdekjen e tij, e cila, edhe kjo vdekje
solli në shoqërinë shqiptare një shëmtim historik që shqiptarët qanë masivisht
për vrasësin serial të intelektualizmit shqiptar dhe vetë shoqërisë shqiptare
për 40 vite rresht.
https://www.facebook.com/spartak.ngjela