Mendime » Radovani
Fritz Radovani: A ju iku zani apo ju la mendja?!
E premte, 09.02.2024, 07:59 PM
Nga Fritz RADOVANI:
A JU IKU
ZANI APO
JU
LA MENDJA ?!
Kjo pra asht harta e shtetit sotem Shqiptar që mbeti
mbas vitit 1913.
Shqipnia ynë ishte një prej shteteve nder ma të
vjetrat e Europës plakë, gjithmonë e shikueme me synin e lakmiqarve si e si me
i shkye pjesë e jo kudo, po ku janë ma të pasunat, ma të bukrat e ma me vlerë
per grabitës!
Në vitin 1913 Lidhja e Kombeve ju dha shteteve
fqinjë mjaft krahina rreth kësaj Tokë, si e si me i knaqë ata dhe “asnjëherë”
Shqiptarët me Trojet e veta, edhe pse shumica e banorve t’ atyne Trojeve edhe
sot flasin Shqip.
Tue fillue nga Ahmet Zogu, Ever Hoxha e deri tek ma
antishqiptari që po sundon sot me “rilindjen komuniste” Edi Rama, harrojnë kur
marrin frenat e shtetit se: “Lëvizja e një Piramide Kufitare vetem një
milimeter prej atij vendi ku e kanë vendosë Nderkombtarët në vitin 1913, ishte
dhe asht edhe sot në 2024: Vetem tradhëti kombëtare,” E ky asht
rreziku ma i madh që ka pasë Shteti Shqiptar me drejtuesit e vet tradhëtarë, që
prej vitit 1924 e tash 100 vjet, që vetem mendojnë me mbushë xhepat e vet.
Sot jemi para një fakti ma tragjik per Shtetin
Shqiptar nga kryeministri i sotem Edi Rama, i cili mendon dhe vetem punon per
“Shperbamjen nga Harta të Shtetit Shqiptar”, tue dëbue e shfarosë Popullin
Shqiptar!”
A e dini o Shqiptarë se një veprim si ky në Botë
asht Tradhëti Kombtare!
E Shqiptarët HESHTIN ! Heshtja me krye në grazhdë
tregon haptas se: “Sot në Trojet Shqiptare ju ka ikë zani nga droga , ose i ka
lanë mendja!”
Lexoni këte poezi të At Gjergj Fishtës dhe shifni ku
jeni me këte veper:
GJAKSORËT
Ndalnju! Ku véni burra?...
Pash Zotin, lshoni hutat!
Pse teper gjak asht derdhun,
Pse teper bajtë kem’ futat:
Prej vaj’t na asht marrun
zani...
Medet, o qiellë, medet!...
2. A thue nuk jemi vllazen
T’ njaj atmje t’ tanë rritë n’ prêhen,
T’ tanë t’ quejtun me nji emen?
A thue, kshtu do t’ xêhen (ngatrrohen)
Ata, qi ‘i gjuhë e ‘i doke
E ‘i gjak kanë bashkë e i mbret?
3. Ah váj! Rrjedhë vala e Drinit
T’ tanë gjak – ah! Gjak Shqyptarit...
Kush kjé, kush kjé ai mizori,
Qi pushken rroku s’ parit
E duerët tash don me i zhye
Në gjak t’ vllazenvet kot?
4 Ah! Kjoftë mallkue prej Zotit!
E vejë ati i mbetët grueja
Djali i njatij t’ perbuzunit
Veshun me zhele t’ hueja,
Kerkoftë nper dyerë të shekllit
Pa u gjetë kush me i dalë zot.
5 Jo, jo, se ma prej sodit
Thêmra e gjaksorve e mnershme
Token nuk do t’a shklasë,
T’ cillen, n’ at kohë të ndershme,
T’ Parët t’onë, rrebtë tue luftue,
E shuguruen me gjak.
6 Atje nen vapë t’ Saharës,
Nder luaj e pardha jeten
Mizuer, kush don me më shkimun
Në gjak t’ vllazenve etjen,
Atjé, pa kenë vajtue,
Mbaroftë i namët per lak...
7 Djelmt t’onë, - ah kob i zi!
Djelm t’onë e Arbnis uzdaja,
Të cillt dergue i pat qiella
Per me mbarue punë t’ mdhaja,
E vllazenve i muer pushka
E kalben sod në vorr...
8 E kanga nder né shuejti,
Porsi n’ nji shpi dalë fare:
Me thirr nder hatlla mblue
Lahuta heshtë Shqyptare,
E por shêjzeza qyqe
Shqyptarve u kndon n’ oborr...
9 Dridhu, gjaksuer i mnershem,
Se t’ erdh i zi rreziku!
Se neper terr, Njai, t’ cillit
Kur i veton qerpiku,
Dridhet n’ themel t’ tanë sheklli,
Kundra teje po vjen.
10 I zi e i perfrigueshem
I prin Atij thellimi:
Ftyren ia zblon vetima,
T’ cillen ia ndezi idhnimi;
Tue bumbullue rrufeja
Raven Atij ia then.
11 Me zhgjeta të frigueshme
Doren Ai e armatisi;
Qé, se edhe e rrebtë duhija
Idhun mbi ty tash krisi,
E ‘i dét të zi ankimesh
Permbi kryet t’and dikon.
12 Qé, se edhe vala e mnershme
Perpin me gjire t’ veta
Shpin t’ande prej themelit:
E grueja e jote e shkreta,
Fmin t’u tue mbajtë nen stjetull,
Nper valë kot pshtim kerkon.
13 U dhà mbi ty tash gjyqi,
E zhgjeta e frigshme e Zotit
Mbi ty vjen tue fishkllue...
Rrzou, o i pashpirt! Pse q’
motit
Pa thanë nji Zot: Do t’ bije
Kshtu, nierin m’ tokë kush
vrau.
14 O Zot, pse kaq vonove
Gjaksorin pa ndeshkue?
E, dersa ky mizori
Gjak vllazensh pat dikue,
Kot landë rrufeja e jote
Pse bjeshkëvet por çau ?
Shenim F.R.: I nderuem lexues! Nuk besoj se ka nevojë për koment...
Me siguri një pyetje do t’ më
kishit drejtue: Po, kur, do të ngjasë kjo?
-
Këte pyetje do t’i kishe drejtue edhe unë Evropës dhe Amerikës..!
Melbourne, 9 Shkurt 2024.