| E enjte, 08.02.2024, 08:50 PM |
ELEGJI PËR NËNËN
Bebesë,
Shenjtores sonë, sedërtares së shtrenjtë:
Behire
Lushaj Abazi, Tërbaç, 07.12.1940-Vlorë, 07.02.2022 - Tërbaç …
Nga
Albert HABAZAJ
Dy
vjet pa ty, Nënë
Lotin
derdh në këngë.
Qaj
pa lot përbrenda
Sa
më dridhet zemra...
Unë
në Tërbaç përsëri do të shkoj
Po
kush do të më presë me krahë hapur,
“Erdhe,
a të keqen!”, kush do të më thotë,
Iku
trimëresha me stuhi brengash matur …
Pushon
tani në krah të burrit e djalit,
O
Nënë, as mali me borë s’ duron sa ti,
Si
vallë i sfidove shqiponjat e malit,
O
nënë, o mall, lot i patharë, dhembshuri ...
13
vjet e prite këtë ditë
Atje
ke gjetur qetësinë, o Bebè!
Ta
ndjej aromën e ngrohtë me dritë,
Ta
shoh imazhin ëmbëlor hënës mbi rè …
Përse
e bëre këtë sakrificë sublime,
Le
ushqimin, ilaçet me bindje i le,
O
zhgabonjë e Tranajoit sa fluturime
Ëndrra
dhe dëshira të tuat kemi ne.
Nuk
të qaj vitet, po vuajtjet që s’thuhen,
S’
doje të na lëndoje e lotët ke ndrydhur,
Që
sot e tutje, nga ti erërat druhen,
Dhemb
unë tek gjej portën e shtëpisë mbyllur…
Ai
që nënën ka humbur
Më
kupton, loton si unë,
Nuk
e bën, jo për t’u dukur,
Lot
i dhimbjes mbush një lumë…
O Bebè, moj xhanè,
Ç’mal mbi supe që më le…
Tërbaç, e mërkurë,
09.02.2022 - Vlorë, e mërkurë, 07.02.2024