Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Po vijnë burrat e ''hyqymetit''

| E hene, 05.02.2024, 08:50 PM |


PO VIJNË BURRAT

E “HYQYMETIT”

NGA KALOSH ÇELIKU

(“Nëse dikujt i janë çrregulluar

jo vetëm shqisat, por edhe gjykimi

Intelktual, madje përtej masës së

zakonshme dhe përherë, vetëm atëherë

themi se ai nuk është larg tërbimit”).

ROTERDAMI

(TY BRE KALEMXHI

TË KAM KALLXUE)

(Në stilin e popullit)

Ty bre kalemxhi të kam kallxue

Nuk ta qet me u provu me mue.

Se, s’ke zemër  me hy  në luftë

Qe, dyzetë vjet je tuj  u tutë.

Natë e ditë të kanë vu samarë

Argat, ke punu në tjetër arë.

Zotnive tuj ua fërkue përditë

Mbylle më gojën he, jezitë!

Se t’shkoi jeta me parolla t’ndyta

E kam Lapsin: me Dy Dyta...

(O TI N’ATË TAVOLINË

E UNË KËT TAVOLINË)

O ti, n’atë tavolinë, e unë n’kët tavolinë

ma jep mua pak çiftelinë me dy tela!

T’ia marr një kënge patriotike me çifteli:

t’u këndoj burrave që luftojnë për karrige!

Që, zjarr e flakë nxjerrin për “Vatanin”:

Obobooo, u ngjita Sot, dola nga Varri

nga Përmendorja edhe, Unë marrë Malin...

O ti, n’atë tavolinë, e unë n’kët tavolinë

ma jep pak mua çiftelinë me dy tela!

T’u këndoj  Donkishotave të Poterës,

që luftojnë me mullinjtë e erës!

Vetëm për Dylqinenë e Tobozës

“Bit-Pazarit” me gotat e bozës.

Aspak, me Dy gota verë të kuqe

Kokëmëkokë me çajin  e rusit

Ditenatë te “Pazari Grave...

(OBOBOOO SOT U

NGJITËN MALIT)

?irren, sulen – luftojnë tinëz

Maskat vënë, i sulen binës.

Ngrejnë grushtat – trumbetojnë

Popullit i dalin zot, gjëmojnë.

Shpatat i zhveshin, i hipin kalit

Obobooo, si u ngjitën malit?!

Gurë e dru bashkë si lanë

Veç përpopull e “VATAN”.

Zërin ngrejnë,  rrëfejnë grushtat

Gjoks më gjoks i puthin hutat:

Bollshevikëve duke u bërë “varr”,

Skuqen, fryhen  - vjellin zjarr.

Harruan banesat, dhe paratë:

Vendet e punës. Dhe, gratë.

Që, u shpërblyen si dasmorë

Nëno moj, m’i qaj këta “dëshmorë”!

Edhe pse, dje lëvdonin, derdhnin lot

Sot, janë mbushur plot barot:

Me Naim në gojë e Bajram Curr

Vdesin, presin për flamur kuqezi...

(O KUR JAM KON

UNË NË PUSHTET)

(Në stilin e Trio Zajazit)

O, kur jam kon unë n’pushtet

Shtatë-tetë gjela i kam fut n’shporet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë në pushtet

Shtatë - tetë sahat kam fjet n’kabinet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë në pushtet

Djalit e vajzës u dhashë fakultet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë pushtet

Mora banesë – vilë në bregdet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë unë në pushtet

Dashuri bëja hoteleve nëpër Qytet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

O, kur jam kon unë në pushtet

Faj, s’u kam, vetë më zgjodhët deputet.

Nënë, nënë! Nënë, amën – amëëën...

(PULA KUR KËNDON

SI GJEL MBI GARDH)

(Hojdodoles, me pizi “patriotike”: me këngën

e vet”patriotike”, ende këndon mbi Gardh si gjel

pa herdhe ):

Krisën topat, e u dridh toka

N’fushë t’mejdanit bien koka:

Nga çiftelia e një këngëtari

Trim mbi trima në Fushën e Mejdanit.

ky bir i mejdanit të shqiptarit:

me Hojdodolen krah për krahu

fushën e mejdanit. Betejesë si rrufjanë

Natë e ditë këndonin mbi pleh

I përplasnin fletët, kush s’i njeh?

Këto shahirë me famë – teveqelë

Që, i bien çiftelisë me një tel...

U këndonin trimave që dje i shanë

Ndizen – digjen,  kush si këto qanë?

Vetëm për ART e reklamë politike

Edhe sot si dje çirren nëpër lamë.

Herë mbi pleh, e herë mbi gardh

Mos është pulë që këndon n’livadh?

Këngët e tij deri dje pa gjak

Sot, plot zjarr ndizen flakë...

(SATRAPËT KUR DALIN

PARA POPULLIT)

Me kravata turren këta satrapë

Nga një qytet në tjetrin vrap,

e parolla në dorë e gojëplotë:

?irren, tërbohen – derdhin lotë.

Vetëm për popull e Maqedoninë

Satrapët, që s’e njohin historinë.

Po, i shajnë shqiptarët si faktorë

Këto koka të nxehta “liberatorë”.

Herë i quajnë qenë, inskete, indianë

Nga kanë ardhë, thonë: duhet përzënë.

E harrojnë satrapët, që u janë nxe trutë

Se, pa shqipet s’është bërë asnjë luftë.

Dhe, kush i ka ardhë kujt në shtëpi

Historia, cilin e njeh zot me tapi...

(PA DËGJONI ORE BURRA)

Pa dëgjoni, ju: ore, burra

Pas Hutit, kurrë s’u turra.

Pas karriges, edhe famës

Duke u çjerr n’mes të lamës.

S’lakmova rrena në vjershërime

Me parulla ta shes këngën time.

Me kravatë për qafe e syze ari

Se, Hut u dashka t’jetë këngëtari:

T’i ndërroj maskat sipas nevojës

Veten ta shes për kafshatë t’gojës.

Natë për natë në darka e pije

Se kështu gjenive u paska hije.

Me nga një këngë nëpër tribina

Qafë për qafe me kanarina...

(I HIPA PAMPORRIT)

(Në stilin e popullit)

I hipa pamporrit javash – javash

Tuj mendue tuj kujtue Yllkuqët ku i lashë.

Yllkuqët ia kam lanun Shkupit amanet

Do të m’i ruaj si bërllkoun e vet.

I hipa pamporrit deri në Beligrad

Tuj mendue tuj kujtue Yllkuqët e ngratë.

Yllkuqët e ngratë i lashë në “Bit-Pazar”

Tuj “bërtitë e tuj luftue” për shqiptarë.

I hipa pampurrit, e erdha te shpia

Tuj mendue tuj kujtue vitet e mia.

Vitet e mia i lashë rrugëve t’Beligradit

Tuj mendue, tuj kijtue rrugët e fshatit...

(PO VIJNË BURRAT

E “HYQYMETIT”)

Po vijnë burrat e “hyqymetit”

Setret krahëve përreth detit,

Me dashnoret zonja të rënda

Lum kostumet çka kanë brënda.

Që, ua kanë marrë mendtë, sytë

Verë për verë duke u kacafytë.

Po vijnë burrat e “hyqymetit”

Gjithmonë me paratë e shtetit.

Zyrtarisht t’i kryejnë sa punë

Po, deti ynë, o me furtunë:

Harrojnë popullin, harrojnë gratë

Në darka e pije natë për natë...

(KOMUNIST I ARRATISUR)

(Në stilin e Nolit)

Seç e ndrydhën – seç e shtrydhën

Seç e hipën – seç e zbritën:

Gazdallarët – baballarët,

Zagarët, dhe trumbetarët.

Seç e ndërsynë – seç e pështynë

Seç e frynë – seç e shqynë:

Fajdexhinjtë – derraxhinjtë,

Bythaxhinjtë e jabaxhinjtë.

Seç e ngopën – seç e ropën

Seç e turrën – seç e furën:

Rrenaxhinjtë – parollaxhinjtë,

Plaçkaxhinjtë, dhe tellallxhinjtë.

Ngrehuni – bini – mos na shes

Partive, pa besë – pa shpresë!

Rreth Mullarit – “Bit –Pazarit”

Rrëzë Sharrit – anës Vardarit...

(BINI O TRUMBETA - BINI)

Bini, o trumbeta, bini: edhe, Nesër:

Maleve të Zajazit, te Drini! “?ukë”!

Nga gjumi na zgjoni,

Këngë kaçakësh këndoni!

Që, s’i trembi Sulltani, as Krajli

Bini, që të tundet mali!...

Bini, o trumbeta, bini

Të dridhet “Bit-Pazari”, zengjini!

Shatërvanit t’i dalë gjumi

Këngën , të mos e ndalë lumi.

Që, me vite ecën nën atë Urë

Bini, sokaqeve nëpër gurë!

Bini, o trumbeta, bini

Edhe në vdeksha, prapë më prini!...

Përmes Shkupit, në Shatërvan, “Bit-në Pazar”

e kam Rrapin që më qanë…

(Nga Libri: TRUMBETAT E TELLALLIT, Shkup 1992).

CUN GELI (ADEM KASTRATI)