Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: 45-vjetori i ekzekutimit të Ahmet Hoxhës

| E hene, 05.02.2024, 08:53 PM |


Galeria e Spaçit, prej nga u arratisën dy të dënuarit në vitin 1978

Ahmet Manxhar Hoxha (12.2.1940-31.1.1979), nga Kolonja e Gjirokastrës u dënua tre herë nga regjimi komunist, në vitet 1958, 1963 dhe 1978, përkatësisht me 20, 25 vjet heqje lirie dhe me vdekje.

Herën e fundit u arratis më 10.10.1978 nga Reparti nr.303 Spaç së bashku me Sali Çakon.

Fjalët e tij të fundit ishin:  “Zoti prokuror! Unë dua t’ju them se ju si shtet nuk jeni në rregull. Mblidheni mendjen. Shqipëria është e ndarë në dy pjesë. Pjesa më e madhe ndodhet jashtë Shqipërisë nën Jugosllavi, kurse ju këtu po vrisni njëri-tjetrin. Unë e kam urryer këtë regjim që në fillim se është një regjim që ka ardhur në fuqi me gjak dhe prandaj nuk e dua. Kam qenë armik i këtij pushteti dhe i kësaj partie dhe jam armik i kësaj partie se ka ardhur në fuqi me gjak dhe me gjak e ka mbajtur, por edhe me gjak do mbarojë”.