| E shtune, 03.02.2024, 05:52 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
BUJANOCI FANTASTIK
(Ripostim me plotësim)
Kush
vjen n’Bujanoc
Nuk
kthehet pas,
Mendon
se ka ardhur
Në
Las Vegas...
Kazino
e bastore
Gjithandej
pafund,
Qari
dhe zarari
S’përputhen
askund.
Shkëlqen
Bujanoci
Me
lloj-lloj ngjyra,
Na
dalin por(dh)talet
Me
një mijë fytyra.
Të
cilat s’i shohin
Llambat
magjike,
Sepse
janë ngulfatur
Me
paranë publike.
Me
ndihmë komune
Që
s’i lë pas dore,
Për
të përfunduar
Drejt
e në bastore.
Pse
mos të shkojnë
Tellallët
e pushtetit,
Për
t’i dyfishuar
Paratë
e projektit.
Në
dy anë të rrugës
S’të
kap syri tjetër fare:
Reklama
të kazinove,
Bastore
dhe barnatore.
Nga
këto të arritura
Rinia
s’ka përse të ik,
Si
ta quash ndryshe
Bujanocin
fantastik?!