| E premte, 02.02.2024, 08:55 PM |
PËR
DITËN E NESËRME
NGA
KALOSH ÇELIKU
Mjafton,
Talat Xheferi si kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut me
fjalimin në gjuhën Shqipe në Parlamentin e Maqeodnisë, në Shtetin e
“përbashkët” Sot, hë për hë. Nesër, “vëllezërve”, në shtetin e “përbashkët”, u
dha një mesazh politik partive politike shqiptare, edhe
”maqedonase” në, Shtetin “përbashkët”.
Nuk ka Maqedoni të Veriut, pa shqiptarët?! Po, ende asgjë: pa “vëllazërim - bashkim”, Ditën e Nesërme, jugosllave.
Aqmëpak, “maqedonse”.
Kryeministri
i Kosovës, Albin Kurti, të martën në zyrën e tij ka pritur disa përfaqësues të
subjekteve politike shqiptare të Maqedonisë Veriut. Pjella të Djeshme politike
të BDI -së. Sot, lindje të partive reja politike në Maqedoninë e Veriut.
Ndërhyrje, të Kurtit në proçeset zgjedhore të Maqedonisë Veriut. Ende, pa e
pastruar oborrin e vet para Shtëpisë, që është duke e mbytur deri në fyt
bërlloku. Asgjë, diçka e re: përveçse, për ta shpëtuar njëri-tjetrin si
“politikanë” nga Hurdhat politike partiake.
Edhe,
“Besa” e tyre Partiake Politike: “Katër udhëheqësit shprehën propozimin e tyre
për një president të Maqedonisë së Veriut, i cili mishëron bashkëjetesën mes
etnive dhe garanton rrugën evropiane të Maqedonisë Veriut, president: i cili
kësaj radhe duhet të vijë nga mesi i shqiptarëve.
?menduri politike
partiake shqiptare?! Shqiptarët, president të Jugosllavisë kanë pasur edhe në
sistemin komunist jugosllav, Sinan Hasanin. Pse, Sot: të kënaqen me një
president shqiptar me mbështetje nga Republika e Kosovës, në një Maqedoni të
Veriut minimale pa brekë në bythë?!
I
mbyturi, sipas një thënje të popullit shqiptar: kapet edhe për kashte. Sot,
populli shqiptar, nuk ka nevojë të kapet për kashte si popull historik, që ta
shpëtojë Veten nga Përmbytja e Madhe e Partive Politike Shqiptare. Nuk e kam
fjalën për partitë Komuniste, dhe Neokomuniste të “vëllazërim-bashkimit”
jugosllav.
Ende
jemi, duke u mbytyr si qentë e tërbuar për poste politike, dhe pasuri...