E marte, 03.12.2024, 01:54 AM (GMT)

Faleminderit

Asllan Dibrani: Tim Shkupi Profeti i shqiptarëve ‘’Feja e shqiptarit është Shqiptaria’’

E enjte, 01.02.2024, 07:57 PM


Tim Shkupi Profeti i shqiptarëve “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”

Shkruan Asllan Dibrani

Tim Shkupi Profeti dhe Teolog i kohës moderne. Profet i të gjitha trevave  shqiptare “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.

Tim Shkupi Profet ,Teolog ,filozof dhe studiues me i spikatur nga te  gjitha kohërat i kuranit dhe veprimtar i rreshtuar në rangun  e rilindësve  heronjve  dhe patriotëve shqiptar ndër shekuj. Tim Shkupi i vendlindjes  së Nënë Terezës aty pikërisht i përqendruar në selinë  e tij  mu në zemrën  e Kalasë së Shkupit ,po pret me mijëra shqiptar qe e vizitojnë për çdo ditë.

1

Tim Shkupi edhe    shtunën e kaluar priti    Rezidencën  e tij   përfaqësuesit  e Lëvizjes  se Kosovës “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” në krye me  Dr Nijazi Gashin.

Profeti dhe  zoti i kësaj lëvizje  gjithë shqiptare  kudo qe ka shqiptar  i gostiti  mysafirët nga e  cila  Lëvizja e Kosovës  e njoftuan të madhin Tim Shkupin në kryeqytetin i Dardanisë antike ( Shkupin),me  aktivitetin  e tyre gjë  qe i prezantuan edhe  platformën   e kësaj Lëvizje me moton  luftën kundër islamit politik dhe ortodoks , terrorizmin islamik dhe atë ortodoks qe po monitorojnë në  trojet tona  me financat e Serbisë, Greqisë Rusisë dhe satelitët  arabo- turke për ta tjetërsuar këtë komb me  vlerat me të larta të qytetërimit botëror në histori!!!

Tim Shkupi luftëtar dhe dijetari ma i spikatur qe po i zhvesh antikombëtarët hoxhallarë, po e qet turpin e tyre mbi sipërfaqe dhe  rrenat ,propagandën dhe  budallallëkun  e tyre mbi sipërfaqe duke iu  kthyer këmbët  nga dielli.

-Njeriu qe po bën  revolucion    mbrojtjen  e vlerave tona  kombëtare  kundër këtyre  mashtruesve  hoxhallarë  nga shkollat  e Beogradit të Athinës  të Rusisë dhe Turqisë dhe shteteve  arabe!?. Tim Shkupi, me shkrimet dhe ligjërimet e tij po revolucionarizon shtresat e besimtarëve shqiptarë dhe po reformon mësimet, idenë dhe diskursin teologjik në trevat tona. Inovacionet, përkatësisht, zbulesat e tij studimore kur'anore po tronditin mendjet e mykura të hoxhallarëve dhe imamëve miopë e konservativë, veçanërisht të qarqeve fundamentaliste, tradicionaliste dhe, e veçantë, shqiptarofobe, ndërkohë që po gëzojnë, freskojnë dhe pasurojnë mendjet atdhetare shqiptare. Për më tepër, vështruar nga këndi akademik ai detabuizon dhe demitologjizon shumë çështje e tema delikate religjioze që ndër shekuj janë konsideruar tabu (të paprekshme) nga teologë ithtarë të dogmave konvencionaliste e rigjide "islamike".

-Islami politik apo ai tradicional?!. Për Timin këto shprehje (sintagma) janë inekzistente, fiktive, të sajuara nga nomenklatura hoxheske e imameske, me doktrinat e tyre nga Bagdadi, Kairoja e Stambolli dhe te  finnacuara nga Beogradi Moska dhe Athina.. Së këndejmi ai deklaron botërisht që nuk ekzistojnë nocionet (emërtimet) islam dhe mysliman në Kur'anin e shenjtë dhe vë në fokus të vëmendjes parullën programatike të Rilindjes Kombëtare dhe të Neo-shqiptarizmës:

"FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA".

Rrjedhimisht, ai pohon zëshëm:

"UNË JAM SHQIPTAR".

Tim Shkupin do ta përkrahin të gjethe shqiptarët e vërtet qe  e duan kombin gjuhën dhe  kulturën  shqiptare . Pikërisht ky do të jete Profeti i të gjithë  shqiptarëve kudo qe janë,qe pas  500 vitesh robëri  nga Perandoria osmane  do te na mëson  shqip të lutemi ,shqip të  falemi ,shqip të  varrosemi , shqip të këndojmë dhe shqip te jetojmë me moton “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA“, ta ç’kapim islamizmin dhe ortudosizmin terrorist në trojet tona.

Bota po ecë me kohë  e me  minuta përpara. Bota po  përpiqet te bëjnë  vendbanime edhe në  planetët tjera shqiptarët  e pa tru kanë mbet në  xhamia  e në rruge duke  u lutur  pa dite se çka po thonë!

-Ka qe 24 vjet, qe Islami politik  në krye me  Hoxhallarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë  po  veprojnë në territoret tona ,asgjë më  shumë se  me u lutur nëpër rrugë  e xhamia, arabisht pa ditë as çka luten  e çka thonë . Këto mbeturina mundohen te zhvlerësojnë çdo gjë shqiptare , madje   në këtë shekull qe  bota  po përparon  çdo orë.

Bota po ecë me kohë  e me  minuta përpara. Bota po  përpiqet te bëjnë  vendbanime edhe në  planetët tjera ,ndërsa në shqiptarët kemi mbet  aty  ku  Muhameti i la  arabet para mijëra vitesh me Allahu  Ekber ,duke u lutur dhe asnjë hap se kane  bere    zhvillim teknologjik.

S’kanë  bërë asnjë prodhim  deri me  ditët e sotme ,prandaj mos te mbesim  nen ndikimin  e asaj kohe dh te këtyre mercenareve  hoxhallarë, or vëllezër e motra shqiptare qe iu kane  shlyer trurin këta tradhtar hoxhallarë të shitur te  armiqtë tanë  shekullor.

Tim Shkupi pasardhës i denjë i Aleksandërit të Madh, Skënderbeut , Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ka lindur në Shkup,  dhe Rilindësve tanë!

Tim Shkupi si askush tjetër në botë e njeh mortajën islamike në trojet tona prandaj si atdhetar i devotshëm i dëshiroj sukses në të gjitha sferat e çdo të mirë në jetë këtij njeriu të madh pasardhës i denjë i Aleksandërit të Madh, Skënderbeut , Nënë Terezës, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, e cila ka lindur në Shkup, dhe Rilindësve tanë. Ky po ep kontribut të madh në demaskimin e islamit politik dhe ortudosizmit  në Serbi, Maqedoni dhe Greqi në përgjithësi, dhe imamëve dhe priftërinjve antikombëtare në veçanti. Me këtë rast ftoj te gjithë shqiptarët qe ta përkrahmini njeriun tuaj Profetin Tim Shkupin ,njeriun qe po bënë “Revolucion” kundër  islamit politik dhe atij ortodoks.  Aq është i pezmatuar  ne këto forca  antikombëtare sa qe  teologu, Musa Lamallari-Tim Shkupi , i jep të gjithë imamët shqipfolës për disa qime të bishtit të kalit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Me poshtë po u sjell disa citate te  Profetit të shqiptarëve te të madhit Tim Shkupi. Ja citati se çka thotë për  hoxhallarët:

“I kam kolegë, i njoh. Nuk janë kështu te këqij, por janë qyla pagane, për shkak sa janë të paafte, ku vetëm kodosh likun e kanë profesion dhe si me shitur moral të rrejshëm në emër të fesë se Bagdadit!?.Dy lidhje nuk i kane me Kuranin!?... Ju betohem në Zot se nuk e njohin Kuranin. Imitator te këqij te mulla Sules! Se paku, mulla Sula këmbët mbi këmbë nuk i ka mbajtur kur dikush ka bere Lutje! Me fole mulla Sula për këta, ju keni me filluar edhe xhamitë me i prish ka kane shkelur këmbët e tyre”.

Vazhdojmë me poshtë  thëniet  e Tim Shkupit  për hoxhallarët  se çka thotë  ku i gjykon këto  forca qe  bëjnë krime edhe me  fëmijët shqiptar akoma pa shkuar në  shkolle,  shihni  Videon më poshtë :

“Nëse e gjeni një ajet në Kuran se Zoti i thirr myslimanet me i fal 5 vakte namaz, unë jo ruski rulet, por plumb vetvetes ne koke i japi!

A e keni të qarte vëllezër  e motra !!!

Unë nuk jam ka ju kërkoj as vota, as poste, as leke, as medalje, as nuk po ju thirr ejani pas mejepor thjesht , vetëm po ju kallëzoj!!!

Eh, tani qe na kane mashtruar, kjo po shihet, nuk do kallauz!!!

Siç e dini ju, unë e di para juve, kam 56 vjettë te dynjasë dhe jam ka pendohem çdo nate për kohën në të kaluarën ,por një kam fituar ketë botë  xhenetin qe e kam studiuat Kuranin dhe kam studiuar  pikërisht në shtet arabe, aty ku është shkruar Kurani prandaj,  nuk do ti le këta shpirtshitur hoxhallarë të rrejnë dhe të mashtroje shqiptarët përmes  Kuranit qe nuk e kanë studiuar , nuk  e njohin dhe nuk  e kane  kuptuar . Hoxhallarët e shkolluar nga shkollat  serbo -ruso -greke s’do i lejojmë me te manipulojnë me popullin tonë .ata do ti pret burgu!!!

https://www.facebook.com/shefqet.cakiqi/videos/441430131112528?locale=de_DE

Citati tjetër  i Tim Shkupit  për objektet tona fetare!

"Unë me qenë Kryeministër(i Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë ) i çliroj të gjitha objektet e ashtuquajtura fetare të fesë islame dhe fesë ortodokse dhe krishtere, një nga një, por a ma jep kush votën"? Ne duhet ta kuptojmë që këto objekte në të kaluarën ju kanë shërbyer perandorive dhe regjimeve antishqiptare për t’i mashtruar besimtarët(që kanë shkuar në ato objekte) dhe për t’i kontrolluar më lehtë në favor të pushtimit të tyre. Sot, gjithashtu, ato objekte fetare janë kidnapuar dhe po punojnë me agjenda të huaja kundër interesave të bashkimit të shqiptarëve në një “ymet”(shtet) në gadishullin ilirik" përfundon citatin Tim Shkupi.

Citate nga teolog Tim Shkupi  për objektet fetare :

-"Disa televizione duket që janë të kurdisura për të mbjellë pesimizëm".

- "Unë nuk jam budalla (i painformuar) që u them të ikni nga xhamitë".

-“Në xhami nuk mësoni asgjë”.

- "Në kisha dhe xhami shkojnë vetëm njerëzit që ndihen të pafuqishëm(që u janë nënshtruar klerikëve abrahamikë gënjeshtarë, sharlatanë, mashtrues dhe tradhtarë)".

- “I miri dhe i keqi(hajni, krimineli) nuk mund të ulen në të njëjtën vijë (sikurse që ndodh të ulën në të njëjtën vijë në xhami).

Asllan Dibrani  ish i burgosur politik , anëtar i Lidhjes së krijuesve dhe artistëve  shqiptar ne Gjermani  , piktor dhe  veprimtar shumë vjeçar i çështjes shqiptare     Shtuttgart - Gjermani  Janar 2024



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora