Mendime
Florim Zeqa: Maqedonia as me Talat Xhaferin nuk do të flas shqip!
E enjte, 01.02.2024, 07:50 PM
Maqedonia as me Talat Xhaferin nuk do të flasë shqip!
Shkruan:
Florim Zeqa
Zgjedhja
në rrethana normale e një kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut do t’na
bënte të gjithëve të ndjehemi të lumtur dhe krenar, por zgjedhja e përkohshme
pa mandat të plotë kushtetues dhe juridik, nuk është gjë tjetër, veqse një
vetmashtrim i shqiptarëve! Në këtë situatë të krijuar, shqiptarët kanë të
drejtë për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht!
Kryeministër simbolik
për gëzim të përkohshëm të shqiptarëve
Shqiptarët
e Maqedonisë edhe pse e bën luftën “çlirimtare”, jo vetëm që nuk u çliruan nga
pushtuesit maqedon, nuk e fituan asnjë të drejt kushtetuese, madje as të
drejtën e popullit shtetformues, siq e kanë minoritetet tjera në rajon!
Serbët
edhe pse shumfish më pak në numër në Kosovë sesa shqiptarët në Maqedoni kanë
fituar më shumë të drejta sesa çdo minoritet në shtetet e rajonit dhe në botë.
Glorifikimi
i tepruar i rastit të Talat Xhaferit, si kryeministri i parë dhe historik në
Maqedoninë e Veriut, paraqet (vet)mashtrimin më të madh dhe historik të
shqiptarëve në këtë shtet!
Pasi
dihet mirëfilli, se një qeveri kalimtare nuk ka kompetenca të plota juridike
dhe as të drejtën e marrjes së vendimeve dhe as të nënshkrimit të marrëveshjeve
ndërkombëtare.
Rasti
i Talat Xhaferit është tregues, se sa lehtë mashtrohen shqiptarët për pozita,
qofshin ato edhe të përkohshme, duke u larguar nga interesi madhor i kërkimit
të drejtës ndërkombëtare për të qenë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut!
Pas
tre muajve krenarie kombëtare, rrjedha e lumit do të kthehet në vendin e vet,
pra shqiptarët do të kthehen përseri në minooritet pa asnjë të drejt!
Pas
tre muajve, ky kryeministër dhe këto parti politike shqiptare që u kënaqen me
postin e një kryeministri transitor, do ta hedhin vallen ‘alla maqedonçe’ si më
parë, pa e fituar asnjë të drejtë kombëtare, pra as të drejtën e dy gjuhësisë
në tërë territorin e shtetit maqedon!
Por,
e mira është se për këta tre muaj do të dëgjojmë fjalë të mëdha dhe glorifikuese,
do të dëgjojmë edhe këngë folklorike dhe patriotike, të cilave pas tre muajve
do t’iu humb shija e dëgjimit!
Florim Zeqa
31.01.2024