| E merkure, 31.01.2024, 08:35 PM |
Në
vitin 1989 dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilët
mbulonin kampet dhe burgjet, bënë një vizitë në muzeun e kampit famëkeq nazist
të Aushvicit (Auschwitz). Pasi mbaruan vizitën, mendimi i të dyve ishte se ai
kamp kishte kushte shumë herë më të mira se kampet e burgjet e Shqipërisë
(ngjarja më është treguar nga njëri prej tyre). Ne kemi pasur aushvicat
komuniste, te të cilat vetëm gazi helmues nuk u përdor. Vloçishti, Orman
Pojani, Nizhaveci, Rinasi, Shyllasi, Qafë Bari, Spaçi, etj, etj, kanë qenë
aushvica më të tmerrshëm që për rrethana historike nuk njohën vetëm gazin
helmues në masë.