Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hysen Ibrahimi: Talat Xhaferi, Kryeministri i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut

| E diele, 28.01.2024, 08:32 PM |


Hysen Ibrahimi

Telegram urimi

Suedi/Förslöv, 27.01.2024

TELEGRAM URIMI

I nderuari Z. Talat Xhaferi, Kryeministri i parë shqiptar i Republikës së  Maqedonisë së  Veriut.

Më lejoni shumë përzemërisht të ju uroj zgjedhjen Tuaj në postin e Kryminstrit të Qeverisë së Republikës së  Maqedonisë së  Veriut, si kryministri i parë shqiptar në këtë shtet. Fitorja e juaj e merituar është fitore e madhe e popullit Shqiptar, fitore e mirëpritur që i ka gëzuar zemrat shqiptare kudo që ndodhen.

Duke ditur vlerat tuaja intelektuale, kombëtare e shoqërore jam i bindur se ju do të arrini rezultate të larta për avancimin e shtetit të

Maqedinisë së Veriut dhe vendeve të rajonit drejtë integrimit Evropian.

Ju do jeni historia më e ndritur për unifikimin e popullit Shqiptar në një platformë politike të përbashkët drejtë Evropës Perëndimore.

Njëkohësisht, duke ju përcjellur mesazhe urimi për zgjedhjen Tuaj me një përvojë Tuaj të shkëlqyer politike e kombëtare, jemi të bindur se do të i’a dilni suksesshëm në avancimin e shoqërisë shqiptare jo vetëm në Maqedoninë e  Veriut, por edhe në Mërgatë.