Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Elvi Sidheri: Fjalët e të mbijetuarit të Buchenwald dhe Auschwitz, 100 vjeçarit Eddie Jaku

| E diele, 28.01.2024, 08:55 PM |


Elvi Sidheri:

Në Ditën e Kujtesës së Holokaustit, në kujtim të 6 milion hebrenjve të shfarosur nga nazistët e bashkëpunëtorët e tyre anembanë Europës, fjalët e të mbijetuarit të Buchenwald dhe Auschwitz, 100 vjeçarit Eddie Jaku, në parathënien e librit të tij "NJERIU MË I LUMTUR NË BOTË", të botuar në shqip me përkthimin tim, ngërthejnë thelbin e kësaj tragjedie, krahas fuqisë së paepur jetësore të këtij njeriu dhe popullit të tij:

"Miku im i ri.

Unë kam jetuar tashmë një shekull të plotë, dhe e di fort mirë çfarë domethënë ta kundrosh ligësinë drejt në sy.

I kam parë tanimë gjithë mynxyrat e njerëzimit, gjithashtu edhe llahtaret e kampeve të shfarosjes, krahas orvatjeve të nazistëve për t’i dhënë fund një herë e mirë edhe jetës sime, bashkë me jetët e shumëkujt tjetër.

Megjithatë, tani unë e cilësoj veten time si njeriun më të lumtur në botë.

Përgjatë tërë këtyre viteve të jetuara, këtë gjë kam mësuar: që jeta mund të jetë mirëfilli e mahnitshme, nëse vendosim ta bëjmë të mahnitshme.

Kam për t’jua treguar rrjedhimisht historinë time.

Nganjëherë, në disa pjesë, ajo mund të tingëllojë fort e dhembshme, teksa gëlon në zymtësia e thellë dhe nga pikëllimi i madh.

Sidoqoftë, në fund të fundit, ajo është një histori lumturie, ngase lumturinë thelbësisht ne mund të zgjedhim ta ndiejmë.

Gjithçka në këtë këndvështrim na takon ne dhe askujt tjetër.

Në vijim do t’jua tregoj si bëhet e mundur kjo gjë".