| E shtune, 27.01.2024, 08:55 PM |
SHQIPNIA
Pa
kulturen e Veriut,
“ecë
si pula pa krye”!
Nga
Fritz RADOVANI
Deri
kur kështu!? Plot 80 e sa vjet vetem urrejtje nga jugorët pa shkolla!
Pse
kerkoni me na mbushë mendjen me llafe kote, kur vazhdoni me e vlersue koken
terroriste të injorantit të Gjinokastres, si kokë “heroi e pazevendsueshme”? A
e dini se shka thotë Europa dhe Bota per ju!?
Kur
Profesor Arshi Pipa shkoi në Amerikë e i tregoi se ka krye shkollen e mesme në
shkollat fetare të Shkodres, ata i dhane të drejten “me shkue me ndjekë vitin e
dytë të universitetit atje”! Këte a e dini ju o ...?
Po
si mendoni se mund të ju kujtojnë kush në Europë per “njerzë që keni kulturë”,
kur ju nuk njifni as Emnat, jo ma veprat e kolosve Shqiptarë ?!:
At
Gjergj Fishta, Martin Camaj, Prof. Arshi Pipa, Imzot Preng Doçi, Don Ndre
Zadeja, Prof. Nikoll Daka, Prof. Qemal Draçini, Helena Luli, Hilë Mosi, Bajame
Hoxha Çeliku, At Bernardin Dema, Zef Pali, Gjon Sinishta, Cuk Simoni, Imz. Vinçenc Prennushi, Don Lazer
Jubani, Lodovik Zojzi, Don Lazer Shantoja, Don Kolec Prennushi, Zeqir Lushaj,
Ded Gajtani, At Luigj Marlekaj, Don Nikoll
Mazrreku, Don Aleksander Sirdani, At Marin Sirdani, dhe të sa e sa
Emnave të tjerë të nderuem të kulturës së Veriut.
Ju
vazhdoni me kujtue se kulturen e ban “reNalizmi socialist” me veprat e vjedhuna
dhe me kopertina të shkarravituna nder podrumet e Jugut?
Kultura
e vertetë e Veriut asht ngulë me shtizen e Ded Gjo’ Lulit dhe Ajo vazhdoi me u
mbrojtë nga lisat dhe kullat e Prekë Calit me miqtë e Tij!
Ishte
Besa, Burrnia e Bujaria e Memorandumit të nenshkruem në qelen e At Mati
Prennnushit në Gerçë, prej Malsorëve të Veriut nën drejtimin e Atyne Klerikve
që vendosën se koha e Pamvarsisë i erdhi popullit shumë të vujtun Shqiptar, dhe
se pikat e atij Memorandumi duhen zbatue! Por sot Emnat e historisë së vertetë
per këto ngjarrje po fallsifikohen nga disa persona që mendojnë se zhdukin edhe
hartuesit e Memorandumit.
Gaboni,
gaboni randë kur kerkoni me fallsifikue Historinë e shkrueme!
Koha
nuk priti ma! Me 28 Nandor 1912 Shqipnia shpalli Pamvarsinë!
Besoj
i kujtoni mirë bishtnimet e disave në tavolinen e Vlonës dhe mos i harroni kurr
rrahjet e grushtit Luigj Gurakuqit per tavolinë kur ju tha: “Sot nuk dalim nga
kjo dhomë asnjë pa u shpallë Pamvarsia Shqipnisë!”
Dhe,
ashtu u ba! Shqipnia atë ditë ngriti Flamurin Kombtar në Vlonë!
E
fatkeqsisht, sot nder tekstet e botueme “harrohet” me dashje jo vetem Luigj
Gurakuqi po, edhe Don Nikoll Kaçorri e sa Burra të tjerë...
E
pa kalue as shtatë – tetë vite nga 1912, filluen “marrveshjet e mëshefta” me
sllav, turq’ e grekë per coptimin e Atyne pak Tokave Shqiptare, që na kishin
mbetë tue fillue nga Korça e Gjinokastra. E gjithshka mëshefet!
Po
mos t’ ishte në Paris Kryetar i Delegacionit Shqiptar në vitin 1919 - 20 Imzot
Luigj Bumçi e Sekretar i Tij At Gjergj Fishta, që përgatiti atë Fjalim të
shkelqyeshem, që edhe sot mbas 100 e sa vjetësh asht i papersëritshem “besoj,
se edhe sot do t’ ishim pa Shqipni të Pamvarun!”.
Burrat
që shpetuen Shqipninë nga coptimi, nderhymja e Imzot Bumçit tek Papa i Rromës
dhe jehona e Fjalimit At Gjergj Fishtës deri tek Ai Burrë Amerikan me Emnin
Presidenti Wilson, që shpetoi Shqipninë nga “zhdukja prej hartet”, veprim që po
persëritet edhe sot nga kryeministri i Shqipnisë, shtremnohet si faktet tjera,
tue mos e zanë fare me gojë as “Vepren e madhe të Vatikanit, që njohu Shtetin
Shqiptar, tue sjellë në Shqipni në vitin 1920 - 1921 “Ambasador Imzot Ernesto
Kocin, që ishte Ambasadori i Parë në
Shqipni”! E që shumë Shqiptarë, nuk besoj se e njohin edhe sot këte Emen të
Nderuem dhe shtjellimin e atyne ngjarjeve?
Fatkeqësisht,
vetem një fakt dihet botnisht në Shqipninë “socialiste dhe komuniste” sot, se
“sektori i fallsifikimeve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”, po i
realizon “me sukses detyrat e qeverrisë në Tiranë”!
Mosnjohja
e fakteve historike dhe shtremnimi i tyne nga Akademia ANTI shkencore
Shqiptare, do të sjellin pasoja të randa dhe shumë me rrezik per Trojet tona
dhe Popullin e shumëvuejtun nga zgjedha komuniste, që as sot nuk njifet shtypja
dhe mjerimi i Shqipnisë mbas vitit 1944. Ende sot Shqiptarët jo vetem nuk dijnë
“sa mijë Shqiptarë ka vra terroristi dhe krimineli Enver Hoxha, dhe se ku janë
Gropat e Vorrimit të Tyne?!” Po, ajo ma e papranueshmja në Histori asht “kenja
e atij terroristi hero”!
Kjo
asht dhe diagnoza ma infektive e qeveritarve të ngordhun shqiptarë, që po
trashigojnë tek bijt’ e bijat e tyne veset ma të ndyta të komunizmit!
E
kjo mund të jetë edhe arsyeja që shtetet fqinjë janë të gjitha “dakord” per
“zhdukjen nga harta të shtetit shqiptar të drejtuem nga Edi Rama”?!
Ky
asht “shpopullimi i shqiptarve” që po zbatohet vazhdimisht e per fatin e keq me
te, po pajtohen edhe shumë shtete që vazhdojnë me “heshtë”!
Shtetet
që nder lulishtat e veta kanë Monumentin e Skenderbeut, duhet të zgjohen nga
narkoza komuniste dhe të mendojnë: “Deri kur Europa duhet të heshtin ndaj
politikës Antikombtare të qeverisë antishqiptare?”
Ky
ishte “mallkimi i Popullit Shqiptar per të cilin Ju lut Zotit në 1997” në
Rinas, Nanë Tereza, Nana e Gjithë Botës së Bekueme! A Ju kujtohet?!
E
Nanë Tereza, mos harroni se ishte Nana e të gjithë Shqiptarve?
Mendoni
mirë Shqiptarë kudo që jeni, Shqipnia ka shumë nevojë per ju!
Kujtoni
se, kultura Shqiptare i ka themelet e thella dhe të betonueme nga Ata kolos që
i kanë kushtue gjithë jeten e Tyne Perkrenares Kastriotit, dhe Atij Veli të
Paster e të Nderuem nga gjithë Bota të Nanës Tereze!
Melbourne, 27 Janar
2024.