Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vahit Nasufi: Kroi i këngës

| E premte, 26.01.2024, 07:12 PM |


Vahit Nasufi

KROI I KËNGËS

Djepi i artit kërçovar,

Përkundi shumë këngëtarë,

Të nivelit kombëtar,

Që shkëlqejnë si margaritar!

Këta vargje ia kam kushtuar,

Një artisti të merituar,

Doajenit kërçovar,

Bexhet Jagodinit - këngëtar.

Me zërin e bukur melankolik,

Këndon n`zhanrin folklorik,

Këndon dhe këngë popullore,

Polifonike, burimore…

Këndoi n`festivale kombëtare,

Në shumë ahengje familjare,

Këngë të bukura kultivoi,

Dhjetra albume editoi.

Mjeshtër është i çiftelisë,

Violinës dhe sharkisë,

Këndon solo dhe n`duet,

Kantautor i vërtetë.

Një karrierë gjysëmshekullore,

Thesar veprash madhështore,

U dekorua me shumë çmime,

Mirënjohje dhe shpërblime…

Bexhet Jagodini si qytetar,

Është i ndershëm dhe bujar,

Profesor me profesion,

Si bilbil, kur ligjëron!

Për arsimin është pishtar,

Për këngën është margaritar,

Me epitet kolos i thonë…

Legjendë, yll dhe ikonë.

Kërçovë, dhjetor 2023