Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Atdhe Geci: Koha, shpirtshërbyese

| E enjte, 25.01.2024, 08:13 PM |


Atdhe Geci

KOHA, SHPIRTSHËRBYESE

Udhës    Atdheut tonë  për    Çamëri

të gjithë bartim përgjegjësi  dhe  njëherit

edhe lëvdata, dhe, pika gjaku të betejave

bartim këngë të vogla  e këngë të mëdha

lexova në ditarin e luftëtarit çam, i vrarë

në luftë me  Greqinë, ai  trim  shkruante;

Lidhja pellazge  është  lidhje  shpirtërore

lidhje e përjetshme me gjuhën dhe tokën

lidhje e siguruar nga përjetësia identitetit

lidhje e mbrojtur nga përjetësi e origjinës

Lidhje për çlirimin e Epirit e të Çamërisë.

Jeta e çamit në Atdhinë, Atikë  dhe More

si kopshtar, pemëshitës dhe peshkatharës

i jep zemërim çarjes  së tokës dhe të detit

i jep zemërim  gjuhës  shqipe  dhe  fjalës,

i jep zemërim palave të fustanellës çame

gurëve epik të Akropolit dhe të Dodonës!

Çamët e thonë; jam ipe Iperi prej kohësh

“Nuk jemi grek”, dhe as helenë të shpifur

jemi shqipe me stërgjysh pellazg e epirot!...

Të gjithë lumejtë, erërat dhe stuhitë nëpër

Çamëri e gjithandej Epirit, rrjedhin nga e

kaluara, nga Pellazg Iliria e Zeusi  dhe  e

Thotit, nga Pellazg Iliria antikës së Herës

nga lumejtë e munduar të kohërave epike

Në zemër të çamit luftë bën gjuha shqipe

luftë bën  dashuria  Çamëri-Shqipëri, dhe

luftë bën vetëdija çamit kundër pushtimit!...

Atdhe Geci – Dortmund, 24 Kallnor, 2024