| E enjte, 25.01.2024, 08:57 PM |
Vatikani
dhe Ibrahim Rugova
Nga Gani
Mehmetaj
Vatikani në shekullin XX pati ndikim të madh në
pavarësimin e ruajtjen e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Austro-Hungaria
katolike e bëri shtetin shqiptar për hir të shqiptarëve katolikë.
Vatikani nën udhëheqjen e Papa Gjon Palit të
Dytë ishte qendra botërore që ndikoi në ndërkombëtarizmin e çështjes shqiptare
në Dardani. I pari i Vatikanit ishte zëdhënësi më i fortë i shqiptarëve që
vuanin nga diktatura jugosllave. Ati shpirtëror i katolicizmit e bëri mik
prijësin e shqiptarëve të Dardanisë, Ibrahim Rugovën, me ndërmjetësimin e
Kishës Katolike Shqiptare të Dardanisë, ndërsa përmes Papës, Rugova u takua më
burrështetasit më të mëdhenj të kohës.
Polakët e Papës dhe shqiptarët e Rugovës kishin
fat të përbashkët: polakët vuanin nga diktatura ruse, shqiptarët nga terrori
serbë. Prandaj shqiptarët duhet ta çmojnë e ta vlerësojnë të shenjtë Vatikanin
e Papa Gjon Palin e Dytë, duhet t’i ngrehin përmendore Papës së ndjerë.
Ndërkaq, serbët e rusët patën urrejtje
patologjike ndaj Vatikanit, veçmas e urrenin Papa Gjon Palin e Dytë, mbrojtësin
e shqiptarëve, sikurse e quanin. Rusët përmes turkut Agca bënë atentat kundër
tij.
Të gjithëve na kujtohet vërshimi i lumenjve të
fyerjeve e denigrimeve që i bëheshin Vatikanit nga gazetarët, shkrimtarët dhe
intelektualët serbë. Urrejtja serbe ndaj Vatikanit është kultivuar prej se e
mbajë në mend, edhe në fëmijërinë time.
Urrejtja serbe e ruse ndaj Vatikanit po bartët
gjithnjë e më shumë të një pjesë e shqipfolësve të Dardanisë. E kanë huazuar
gjuhën fyese nga serbët, nuk e fshehin urrejtjen patologjike prej të marri
kundër Selisë së Shenjtë, megjithëse edhe këta shqiptarë mjeranë e dinë se po
të mos ishte edhe Vatikani, ata do të bridhnin nëpër botë si delet e humbua,
apo do t’i linin eshtrat nëpër kodra e gërxhe.
Serbët e rusët, të vetëdijshëm për ndikimin e
madh të Vatikanit, kanë nis ta marrin më të mirë Vatikanin, e kanë flakur
gjuhën e urrejtjes kundër katolikëve, ndërsa mercenarët e Turqisë, Serbisë e
shteteve arabe i nxisin shqiptarët me tru të shpërlarë ta fyejnë Selinë e
Shenjtë.
Serbët e rusët përpiqen ta bindin Vatikanin se
janë ata që do ta mbrojnë Gadishullin nga invazioni islamik, pra edhe nga
shqiptarët, ndërsa shqiptarët e financuar fshehtas nga Turqia, Serbia e arabët
duan ta kërcënojnë Perëndimin se e keqja u vjen nga shqiptarët.