| E marte, 23.01.2024, 08:59 PM |
Çfarë duhet të dimë për Skënderbeun?!
Studim nga Vihelme Vrana Haxhiraj
Me
kërkesë të lexuesëve po ribotoj Elitën e Kombit Skënderbeun. “ V.H.Haxhiraj:
“Elitat e Mohuara, krenari kombëtare”,ShB.Europrint,2018 F.187-200
“Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që e bën
një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të.” Gjergj Kastriot
Skënderbeu.
*
Çdo komb ka një Hero Kombëtar. Por rrallë ndodh që një vend i vogël si
Shqipëria, të ketë për të tillë, një figurë si Gj. K. Skënderbeun i cili e mban
këtë titul që nga viti 1965.
*
Ai ishte njohës i gjuhës osmane, latine dhe shqipe, i cili shkruante në këto
gjuhë dhe dallohej si orator i lindur.Zgjuarsia
dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e Sulltanit (içogllanëve),e
cila përgatiste komandantë e nëpunës.
*
Për dhuntitë e tij mendore e fizike, mori emrin Iskënder
(Aleksandër).
*Martesa
e tij me të bijën e Princ Gjergj Arianitit, Donika Arianitin nga Kanina, mundësoi bashkimin e princërve në
luftë të përbashkët kundër pushtuesit
Historianë
e personalitete të huaj, i kanë venë epitetin , “Ideatori i Aleancës së
Parë Euroatlantike”, që e përjetëson figurën e Heroit tonë Kombëtar.
Sot në botë emrin e Skënderbeut, e mbajnë shumë sheshe në kryeqytetet më të
rëndësishëm të botës, që nga Tirana, Prishtina, Zyrihu, Parisi, Roma, Çikago,
Shkupi, etj. Buste dhe shtatore të Skënderbeut ndodhen në Londër, Spanjë,
Buones Aires, New York, Kanada, Kosovë, Tiranë
Heroi
ka adhuruar Pirron e Epirit dhe Aleksandrin e Madh. Ai ka
deklaruar se, “unë jam pasardhës i
Pirros së Epirit”. Ndaj përkrenarja e tij me kokën e dhisë që mbante mbi
krye, ishte një simbol me origjinë nga legjendat e Pirros së Epirit e
Aleksandrit të Madh.
*Ashtu
si Pirro i Epirit dhe Aleksandri i Madh dhe emri i Skënderbeut i
kaloi kufijtë e Gadishullit Ilirik, ndaj gjithë kohërat flasin për Skënderbeun.
-Historiani
dhe shkrimtari francez Volter (Voltaire) ka thënë se, “Sikur Perandoria bizantine të kishte pasur
njerëz si Skënderbeu, Perandoria e Lindjes do t’i kishte shpëtuar pushtimit
turk”.
-Lidhur
me tolerancën e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve, Gjenerali anglez Xhejms
Wolfe (heroi i Kuebekut ) ka deklaruar se, “Skënderbeu ua kalon gjithë oficerëve, të lashtë e të sotëm, për
drejtimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse”.
-William Temple, burrë shteti e
shkrimtar anglez i shekullit XVII, në veprën e tij mbi "Virtytin
heroik", e vë Skënderbeun “si një
nga shtatë kapedanët e mëdhenj të pakurorëzuar (jo mbretër) të Evropës”.
Skënderbeu Mbret i Shqipërisë dhe Maqedonisë, që në vitin
1458
*Skënderbeu është njohur si Mbret
i Shqipërisë dhe Maqedonisë, që në vitin 1458. Fakt që për herë të parë
doli në dritë dokumenti,në fundvitet (2000) Ekziston një akt diplomatik,
mandat, në të cilin emërohet ambasador i Skënderbeut, Martin Muzaka.
-
Është e shkruar “letra origjinale e shkrua, në pergamen me një vulë shtetërore
të varur, që ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit në fondin; Miscellanease,
volumi XXXIX, dokumenti 2398, i vitit 1458.
Pikërisht
në këtë mandat Skënderbeu quhet “mbret”.Dr.
Musa Ahmeti, një studiues i arkivave të Vatikanit ka publikuar kohët e
fundit, mandatin e mbretërisë shqiptare.
Vula e mbretit Gjergj
Kastrioti një artefakt me vlera të mëdha historike
“Në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ta dini se ne quhemi epirotë dhe, në kohëra të ndryshme, stërgjyshët tanë kanë jetuar në vendin që mbani ju sot, ku kanë bërë luftime të mëdha me romakët” (Gj.K.Skënderbeu: letra drejtuar Ferdinandit të Napolit më 1460, botuar nga F.Noli në angliht dhe përkthyer në shqip, më,1967.) Ky është një fakt, por jo i mjaftueshëm.
Vula
e Sënderbeut në arkivin sekret Vatikan ,dokumnet i vitit 1458, lëshuar nga
kançelaria e tij.
Sipas hulumtimeve mësojmë : Musa Ahmeti, studiues
dhe hulumtues nga Zagrebi në vitin 2000,
Arkivin Sekret të Vatikanit, në fondin: Miscellaneae, zbulon një mandat (akt
diplomatik) origjinal të Skënderbeut që i takon vitit 1458, me të cilin
emërohet Martin Muzaka si përfaqësues i tij “legjitim dhe legal”. Sipas
tij:“Dokumenti është i shkruar në pergamen, është ruajtur mjaft mirë”dhe ka
përmasa 68 x 92.5 cm, ku janë varur dy
vula origjinale:1- , vula shtetërore e Skënderbeut dhe 2-, e noterit
Johannes Borcius de Grillis. “Një
kopje e këtij mandati e saktë dhe besnike, pa asnjë lëshim nga ana e përshkruesit,
ruhet në Arkivin Sekret të Vatikanit, në: Diversa Cameralia, vëll. 30, f. 134- r-v.). Studiuesi thotë, se sipas origjinalit, mandati
është lëshuar më, 28 tetor, të vitit, 1458.
Me vlerë është edhe pohimi i noterit publik Johannes Borcius de Grillis, i cili
shkruan:“me urdhër dhe autorizim të mbretit…” . Ky dokument e quan
Skënderbeun “Mbret” dhe është tepër domethënës, pasi edhe në vulën shtetërore
të varur që e shoqëron këtë dokument gjejmë të shkruar tekstin në latinisht: “Sigil (um)o Regni(ae) o Macedonia(e)o et
oAlbania (e)”, që në gjuhën shqipe do të thotë: “Vula e Mbretërisë së Shqipërisë dhe
Maqedonisë. Gjithashtu aty shkruhet: “Skënderbeu
trashëgon zyrën nga i ati, Gjoni”, ”, e cila i përket shek XIV dhe
fillimi i shek. XV.
Një
vlerë e patjetërsueshme janë kancelaritë shqiptare.
“Natyrisht
që kancelaria e Skënderbeut ishte shumë më moderne dhe u ishte përshtatur
rrethanave të kohës kur vepronte. Sipas hulumtimeve, kemi një të dhënë
interesante, se nga zyra e Skënderbeut, ka ndodhur që brenda një dite
të dalin 13 akte të ndryshme diplomatike,
të shkruara në 5 gjuhë. Kjo tregon komunikimin e Heroit tonë kombëtar me
shtetet e tjera mjesjetare dhe me fqinjët, si dhe rolin e rëndësishëm që luante
kjo diplomaci në ruajtjen e autoritetit, të
pavarësisë shtetërore dhe teritoriale”.
Amaneti i Skënderbeut, aktual dhe sot që Shqipëria po shkombëtarizohet dhe po shpopullohet
Ndiqni porositë e
Skënderbeut:
Fjalimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut para princërve shqiptarë në çastet
e fundit të jetës:
Studiuesi Aurenc Bebja (Francë), vitin e shkuar ka zbuluar një tekst të botuar 238 vite më parë në
Gjermani me fjalët e fundit të Gjergj Kastriotit në shtratin e vdekjes, që
është marrë nga libri me 131 fq, Stephan
Zannowich- “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”-Sh.Botuese: J. J.Kesler,
Frankfurt-v.1779- (fq70-89).
Fjalimi i Gjergj Kastriot Skënderbeut në shtratin e vdekjes
Gjergj Kastrioti, para se të
fillonte fjalimin, urdhëroi që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe 10 vjeç, të
ndodhej mes të ftuarve. Po jap fjalën e tij:
“Jam në prag të varrit. Po ju lë një
mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga
mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen, ju bëheni trima
dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj.
-“Nuk është sipërfaqja e vendit ajo
që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të”. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj dhe naiv i
lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa
përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni.
-Duhet
të jetë virtyti si themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Duke pasur
virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…
-Krijoni
vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të
publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit
e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në
oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e
drejtësisë dhe të domosdoshmërisë.
*Kujdes për drejtësinë:Shqyrtoni gjithçka nga
ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtrues dhe të
padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë, në vendin e krimit: “ju do të vini re, se pasardhësi i tij do të
bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…” Kur sapo të keni marrë drejtimin e
pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha
virtyteve.
*Ju
do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit
tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe luksi i
bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as
tituj (grada) e as mbështetje.
*Kushdo
që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili
dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e
askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e
ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrëveshjet e teologëve
dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti.
Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta
fanatikë…
* Qëndroni larg nga supersticiozët,
priftërinjtë ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e rremë dhe të shthurur nga
luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin
në skllavëri.
*Nëse keni fat të mjaftueshëm për të
pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e
arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë
ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me
qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra
zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në
gjykatat dhe oborret tuaja.
*Kur t’ju flasin keq për dikë, ju do
ta dëgjoni me gjysmë veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat
popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri,
ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri
dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…
*Mbroni meritën dhe
shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër
bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij.
Evitoni për gjithmonë shekullin, rrethin dhe racën tuaj, turpin për të pasur
njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se
njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…
*Armatosuni
nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni
në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve
dhe traktateve të tyre : ata do të presin çastin kur ju do të jeni të brishtë
për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po
ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me
administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe
të shkruajnë çfarë të dëshirojnë…
*T’i
jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që t’ju shkruajë; Ju do të
punësoni sekretarët tuaj që të përgjigjen për çështje të ndryshme ose publike,
por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…
*Mos
përbuzni askënd; më i vogli dhe më i varfëri mund t’ju rrëzojë, ashtu si
dhe mund t’ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.
*Duhet
të jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë
dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja
mund t’ju shkaktojnë.
*Këshilltarë
të huaj dhe të arsimuar:Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju
fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhtojnë. Ftoni mes jush të huaj
të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë
fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i
politikës.
_*Qëdroni
larg Injorancës së kamur: Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi.
Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për
mirëmbajtjen e ushtrisë dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve
por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt.
*Mos
u druani për të drejtën:Nuk duhet të jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja.
Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do t’ju gënjejë dhe do t’ju
dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në
shtyllë.
*Poetëve
që do t’ju thurrin vargje, për t’ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i
mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në
këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me
urdhrin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk
mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënien e këshillave,
duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të
rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.
*Kujdesuni
që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të
mos bëhen përtacë, t’i stërvitni dhe t’i trajtoni jo si skllevër, por si shokët
tuaj. Kur të jeni në luftë, ju do të udhëhiqni ushtrinë si gjeneral dhe në
betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i
nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të
realizuar.
*Kryesorja
është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë
fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes
publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e
përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet.
Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi
», u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i
mbrojë
*Dëboni
larg jush astrologët, gjykatësit e kimistët prodhues ari dhe diamantesh. Një
princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar
shpirtërisht.
*
Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja
të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim
për guvernatorin që i fshehu mbretit pafajësinë, që përkeqësoi nga kopracia dhe
zelli i tij dënimin e fajtorëve…
*Mbroni
njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqij. Jini të ndjeshëm
ndaj lëndimit, por akoma më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë
së njerëzve të ngjashëm me ju.
*Pika
kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku).
Atëherë kujdesi dhe guximi do t’ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh.
Sfidoni veten tuaj: mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i
thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…
*Mos harroni se politika turke,
është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë; e gjithë madhështia e
tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime
sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz, se po ju lë një
trashgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai
juaj dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun.
*Ju do të keni lidhje të shumta me
oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e
mia më kanë detyruar të përshtas politikën time me të sajën. Rrethanat në të
cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe
pretendimet e papës.
*Për të mirën e krahinave të mia kam
qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm
me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka.
*Ajo ndryshon maksimat (politikat
synuese) dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb t okat e saj ndaj
sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më
njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave
të mia. Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si
unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e
moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer.
*Mos harroni, se me praktikat e
shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është
rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni: kur prifti do të dojë të dijë më shumë,
sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij dhe dënojeni si
të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij.
*…Megjithatë, është shumë e
rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një
njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij… Nëse Papa ju dërgon faljet,
reliket, bekimet, merrni ato me respekt dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e
dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e
priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që
të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe
pasardhësit tuaj në rast pranimi.
*Zoti
hakmerret ndaj fyerësve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos
kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që
mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.
*Ju
do të ndaloni çdo banor i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as
prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për t’u ushqyer nga puna e të
tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen
e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij…
*Këta
priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte,
sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur.
*Nëse
Papa kundërshton, bindeni atë me butësi dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme
përdorni shpatën… Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të
pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit
frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, që uzurpohen nga Papa dhe ministrat
e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata
duhet të jenë zotërit dhe etërit!”
Heroi Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, me amanetin që la para vdekjes, tregon se është modeli i Atit të kombit, i një kohe moderne, pa llogaritur se këto porosi janë thënë para 550 vitesh.(Vivra).