Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kastriot Dervishi: Me yll të kuq dhe me grusht në vitin 2024

| E hene, 22.01.2024, 08:54 PM |


U përkujtua në Zvicrën kapitaliste 42-vjetori i formimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, një zgjatim marksist-leninist, me të cilin tallte menderen në formën më maksimale regjimi internacionalist i E. Hoxhës. Shokët LPK-ista që janë rehatuar ekonomikisht nga kapitalizmi, qajnë me lot dhe emocionohen për EH, ideatorin e kolektivizimit, tollonave, gatimit në hale dhe krimeve më të llahtarshme ndaj popullit shqiptar, sepse vetë nuk i kanë hequr e provuar këto. Në këtë festim, është përdhosur edhe flamuri kombëtar duke i vendosur yllin e kuq, si dhe është përshëndetur moskovitke me grusht. Në fund mbani mend o me formim të kufizuar; Kosovën e keni sot nga NATO dhe Amerika, jo nga budallallëqet me marksizma me të cilët humbët dhe shkuat kohën kot. Korenë e Veriut atje e keni. Atje do gjeni yje të kuq, grushte e fukarallëk me bollëk, sa të doni. Lëreni Zvicrën kapitaliste.