| E hene, 22.01.2024, 08:54 PM |
Hudhja e mbeturinave dukuri e shëmtuar e cila kërkon ndëshkim!
Thirrje
për reagim të faktorëve kompetent
Shkruan:
Florim Zeqa
Ideja e këtij shkrimi më lindi nga denoncimi
publik në rrjetin social Facebook nga ana e një qytetari për rastin e hedhjes
së mbeturinave afër Urës mbi lumin Lumbardh në hyrje të fshatit Dugajevë
(Komuna e Klinës).
Njoftim për vetëdijësim
Postimi
i plotë me pesë foto në Facebook: “Nga dita e djeshme, disa kamiona (një prej
tyre pa tabela të regjistrimit), po bartin mbeturina nga ndonjë kompani dhe po
i shkarkojnë buzë Lumbardhit të Pejës (Bishtricës), krejt afër vendbanimit të
Dugajevës. Nuk bëhët fjalë për një zbarkim individual - ilegal, por mënyrë e
organizuar e bartjes, në përmasa të mëdha (tonelata).
Qytetarët
janë shumë të shqetësuar më këtë rast edhe për shkak përmbajtjës se atyre
mbeturinave, të cilat mund të infektojnë lumin (ujin), ajrin dhe tokën. Mënyra
e depozitimit së këtyre mbetjeve duke anashkaluar qytetarët dhe duke rrezikuar
shëndetin e tyre është shqetësim me vete.
Sot
janë njoftuar edhe organët Komunale dhe policia. Janë duke u njoftuar edhe
mediat, në mënyrë që opinioni të sensibilizohet për këtë rrezik që po i kanoset
popullatës së kësaj treve.
Të
shpresojmë që do të ndërmirrën masa dhe të ndërpritet grumbullimi dhe
depozitimi i këtyre mbeturinave. Në të kundërten, do të këtë veprime qyterare
për të penguar këtë veprim të dëmshem në afërsi të lumit dhe vendbanimit”.
(Nikollë Gojani)
Dukuria e hudhjes së
mbeturinave, rutinë e zakonshme e njerëzve të pandërgjegjshëm
Dukuria
e hedhjes së mbeturinave apo e krijimit të “Deponive” ilegale nuk është risi
dhe as befasi në ditët e sotme! Për shkak, se nga paslufta e këndej, nga njerëz
të pandërgjegjshëm dhe kompani famoze të oligarkëve të fuqishëm ekonomik
gjithandej Kosovës i shfrytëzojnë brigjet e fshehta të lumenjëve dhe zonat
rurale (fshatrat malore) për hudhjen e mbetjeve të prodhimeve të tyre apo
mbetje tjera inerte të materialit ndërtimor!
Por,
nuk janë vetëm prodhuesit dhe oligarkët ekonomik ata që i hudhin mbeturinat në
vende të largëta nëpër zonat rurale, janë edhe qytetarët e papërgjegjshëm ata
që po e ndotin dhe shëmtojnë ambientin e pastër të Republikës së Kosovës.
Si
pasojë e papërgjegjësisë dhe kulturës së ulët qytetare, ndotje të ambientit me
mbeturina kemi edhe nëpër lagjet e qyteteve të Kosovës, ku në çdo kënd apo
kthinë të qyteteve kundërmon erë e mbeturinave.
Zgjidhja ekziston në
bashkëpunimin e qytetarëve me organet e rendit
Rasti
i fundit në fshatin Dugajevë të Komunës së Klinës e dëshmon mungesën e
bashkëpunimit me organet e rendit. Si ka mundësdi që për ditë e netë të tëra të
hudhen mbeturina me kamion dhe mos të fotografohet asnjë kamion me ose pa
targa!
Mungesa
e guximit qytetar e vështirëson identifikimin e keqpërdoruesve, në këtë rast të
ndotësve më të mëdhenj të ambientit në Kosovë.
Ndotësit
më të mëdhenj të ambientit, potencialisht janë bartës të kompanive të
oligarkëve ekonomik apo njerëzve të afërt me të fortët e politikës. Ndryshe,
nuk ka si të mos zbulohen ndotësit e mëdhenj që hudhin mbeturina ditën dhe
natën në afërsi të vendbanimeve dhe brigjeve të lumenjëve!
Përmbajtja
e mbeturinave çon në identifikimin e origjinës së mbeturinave, gjegjësisht
pronarit i cili ka urdhëruar hudhjen e tyre në vendin e caktuar!
Brenda
pak muajve, pas Bokshiqit u përdor edhe territori i Dugajevës në Komunën e
Klinës për hudhjen e mbeturinave nga vende më të largëta nga komunat e tjera
fqinjë!
Veprimet
qytetare për të penguar dhe kundërshtuar këtë veprim të dëmshëm dhe të shëmtuar
në afërsi të lumit Lumbardh dhe vendbanimit (Dugajevë) duhet të jenë imediate,
sikurse që duhet të jenë imediate veprimet e organeve kompetente të Komunës së
Klinës në trajtimin me urgjencë të këtij rasti tashmë të deponuar tek organet
komunale.
Ndërgjegja
e pastër është më e madhe sesa vlera e parasë dhe e posteve politike në Kosovën
e sotme. Sa më shumë që të thellohet bashkëpunimi me organet e rendit dhe
ligjit, aq më i vogël do të jetë numri i abuzimeve me mbeturina dhe ndotje të
ambientit të pastër në Kosovë.
Pushtetarët
e nivelit komunal dhe ata të nivelit qendror, tashmë janë në dijeni për
gjendjen alarmante të ndotjes së lumenjëve dhe zonave rurale nga hedhja e
mbeturinave. Por, si duket askush nuk e ka guximin t'ua prishë gjumin
oligarkëve ekonomik për shkaktimin e kaosit higjienik në vendet më të pastra
dhe më të bukura të Kosovës sonë.
Shpresoj
që ky reagim imi t'i thërret ndërgjegjes së pushtetarëve komunal dhe atyre
qendror në drejtim të ndërmarrjes së hapave urgjent për pastrimin e Lumbardhit
dhe anekseve rrugore në zonat rurale të Komunës së Klinës dhe mbarë Kosovës!