| E enjte, 18.01.2024, 08:54 PM |
Kërkoj ‘NJERIUN’ e gjeta te Kadri Roshi
Kadri
Roshi kishte dy veti specifike, pinte gjithmonë vetëm raki rrushi shqiptare dhe
këndonte këngë labçe.
-Debati
dhe argumenti i Kadri Roshit me një aktor grek për Vorio-Epirin tek filmi
“Mirupafshim”
Nga
Albert Z. ZHOLI
Artisti
dhe filozofi kanë dy jetë: Atë të përditshmërisë në rrugët mbushur me njerëz,
dhe atë të artit, skenës, krijimtarisë. Për popullin të dyja kanë rëndësi të
veçantë, kurse për disa vetëm jeta e Artit. Kështu është për mua dhe jeta e
Kadri Roshit...Dy jetë që mblidhen në një të vetme atë me emrin madhështor të
jesh Njeri. “Njeriu – një qenie në kërkim të kuptimit të jetës.”
***
"Filozofi
i madh grek Diogjeni, kurdoherë kur e lexojmë pjesë- pjesë, apo shfletojmë
fletët e librit të tij me ngadalë, vërejmë se filozofia e tij njerëzore është
ndër më aktualet, ndër më të bukurat, ndër më njerëzoret, ndër më të
diskutuarat, ndër më madhështoret, një ndër filozofitë me mesazh kaq të paqtë,
sikur ky njeri gjeni të jetonte sot në kohët moderne, dhe jo disa mijëravjeçarë
më parë, kur bota nuk e njihte kompjuterin, televizorin, internetin. Si e kanë
përcjellë Diogjenin dhe filozofinë e tij në kohët moderne, historianët,
studiuesit, kritikët, akademikët e filozofisë?! Me shprehjen kaq njerëzore dhe
mbi njerëzore, kaq të thjeshtë, por po kaq të ndërlikuar, kaq të shkurtër, por
me mendim të pakonceptueshëm, dy fjalë, baraz me vepra të tëra, me dy fjalë të
urta, por shumë poetike, që kanë brenda gjithçka që na duhet. Pra shprehja e
tij brilante është dhe sot magjia njerëzore e fjalës; Kërkoj NJERIUN! Me
mjekrrën e bardhë si dëbora, me veshjen e thjeshtë, me gjuhën e bukur të
popullit, me zërin e ëmbël si këngëtarë, me kokën lartë dhe gjithmonë qëmtues
Diogjeni në mes të ditës me diell, plot dritë, ku gjithçka duket saktë, me një
fener në dorë gjezdiste nëpër rrugët e Greqisë të kërkontë NJERIUN. Lind
pyetja, kë njeri? E pra, atë, NJERIUN e urtë dhe punëtor, atë që punon shumë
dhe flet pak (vepra flet më shumë se fjala), atë që bën veprën dhe rri në fund
të turmës, atë që nuk rreh gjoksin edhe kur ka bërë shumë, atë që nuk dinë të
ofendojë dhe vrasë, atë që kërkon të vërtetën në botën e trazuar nga luftrat
dhe etja për para. Diogjeni me fenerin e tij kërkonte njeriun e ndershëm. Mos
vallë feneri i tij kishte më shumë ndriçim se vetë ndriçimi diellor në mesin e
ditës të Greqisë plot dritë?! A e gjeti Diogjeni “KËRKOJ NJERIUN”…?! Një ndër
ata që kërkonte Diogjeni unë e kam gjetur
shumë vite para. Ai quhet Kadri Roshi. Jam rritur duke parë rolet e tij.
Herë qeshja, herë qaja, herë dridhesha, sepse rolet e tij ishin nga më
mbresëlënëset. Por unë dua të flas për Kadri Roshin Njeri, atë të thjeshtin,
komunikuesin, popullorin, patriotin, mbushur me dashuri njerëzore.
Në rrugët e Athinës...
Aty
e kam takuar për herë të parë kur po xhironte për filmin grek “Mirupafshim”.
Aktorët dhe regjisorët grek pasi e njohën e shikonin me habi. Mjekërbardhë,
plot temperament ai dinte të luante, por edhe të fliste bukur në pushimet pas
xhirimeve. Ai qeshte, debatonte me takt, fliste shpenguar, nuk rrëmbehej,
citonte filozofë dhe përhapte aromë Shqipërie. Më ka bërë përshtypje një debat
me një aktor grek për të ashtuquajturin “Vorio-Epir” ku aktori grek e
identifikonte me Greqinë. Kadri Roshi tundte kokën dhe pasi e dëgjoi i dha një
spjegim prej historiani. Më habiti me dijet e tij. Dije të thella, argumentuese
thuajse shkencore. Mënyra e komunikimit jo me britma, por me fakte e befasuan
aktorin grek. Bënte ta kundërshtonte, por më kot. Fjala e Kadriut zinte vend.
Ajo ishte bindëse, plot mirësi dhe referime shkencore. Dhe pas debatit ai ecte
rrugëve të Athinës ku në çdo 5 kalimtarë një ishte shqiptar. Kushdo që e
shikonte ndalonte dhe i fliste. Mjekërbardhi ndalonte, buzqeshte dhe u jepte
kurajë. Nuk lodhej dhe nuk besdisej nga asnjë. Edhe kur dikush e tepronte për
të bërë foto në çdo vend ai buzqeshte dhe nuk ja prishte. E njohu mirë
emigracionin, dhimbjen, lodhjen, racizmin dhe ndaj donte t’u përcillte disa
momente gëzimi. Në tërë qëndrimin e tij në Athinë pashë një Kadri njerëzor,
patriot, por jo ultranacionalsit. Ai e donte atdheun e tij ashtu si dhe grekët
të tyre pa britma histerike. Patriot me raporte të drejta njerëzore. Në ato
biseda më vinte në mendje thënia “Kush i përket Atdheut, i përket dhe
njerëzimit”. Pra Kadriu ishte një intelektual internacional.
Në rrugët e Tiranës
Kur
u ktheva në Tiranë e takoja vazhdimisht me aktorin Luftar Paja. Ishin më shumë
se miq, pasi Kadriu i kishte vënë emrin Gazmendit djalit të dytë të Luftar
Pajës një aktori të mirënjohur. Ulej në tavolinë me atë shikimin e tij
zhbirues dhe nuk të linte të mendoje
shenja inferioriteti. Në tavolinë me të ishe i barabartë. Në takime mes miqsh
kishte dy veti: Do të pinte gjithmonë vetëm raki rrushi shqiptare dhe do të
këndonte këngë labçe. Pra ujin e bekuar shqiptar dhe këngën më të bukur në botë
nuk i ndante nga vetja. Të dyja 100% shqiptare. Kur nuk e tepronte në pije dhe
pse e kërkonte deri në një dopio. Dukej se rakia shqiptare e bënte më të
freskët më me ritëm jetësor. Sensin e masës e përmendtë si në rol edhe në pije.
Nuk duhet të kalohet masa në asgjë thoshte. Kadriu ishte një ndër nismëtarët e
themelimit të Shoqatës “Polifonia Shqiptare”. E donte këngën labe deri në
thellësitë e shpirtit dhe një këngë mes shokëve e çonte në qiejt e gëzimit. Sa
herë ulej me shokët gjithmonë këngën donte ta kishte mes tyre. Kjo këngë është
pasaporta e kombit në çdo vend të botës theksonte ai. Dhe një nga ndjenjat më
njerëzore ma kanë treguar shumë aktorë dhe regjisorë në intervistat që kam
marrë. Ata më tregonin se sa herë shkonin për xhirime në vendet bregdetare,
Kadriu patjetër do të peshkonte. Mbrëmjeve kur kthehej me peshqit e varur
gëzonte që aktorët do të hanin diçka nga gjuetia e tij. Por e bukura ishte se
ai për vete mirte vetëm një peshk të vogël dhe lumturohej kur të gjithë
gëzoheshin dhe hanin plot shije peshqit që kishte sjellë Kadriu i madh. Kur
aktorët e falënderonin për këtë ushqim special, atij i dukej se kishte marrë
urimin më të bukur në jetë. Pra ky është Kadriu njeri, ai Njeri që kërkojmë dhe
thuajse nuk e gjejmë sot. Lumturia nuk ka të bëjë me paratë, pamjen apo
statusin. Njeriu i mirë është sinqerisht mirënjohës për atë që ka, dhe mezi
pret agimin për të rilindur me Diellin dhe për të të përhapur mirësi tek miqtë.
Som
Aty e kam takuar për herë të parë kur po xhironte për filmin grek “Mirupafshim”. Aktorët dhe regjisorët grek pasi e njohën e shikonin me habi. Mjekërbardhë, plot temperament ai dinte të luante, por edhe të fliste bukur në pushimet pas xhirimeve. Ai qeshte, debatonte me takt, fliste shpenguar, nuk rrëmbehej, citonte filozofë dhe përhapte aromë Shqipërie.