Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Shyti: Një jetë e gjatë me dashuri

| E enjte, 18.01.2024, 08:52 PM |


Një jetë e gjatë me dashuri

Nga Vladimir Shyti

U njohëm midis varfërisë,

Kaluam shtigje me punë e djersë,

Dashuria, çekan i mirësisë,

Që hodhi shëndetshëm bazat e kimisë.

Një jetë e gjatë mbi dyzet vjet,

Thyem kanune dhe mentalitete,

Ne nuk bëm kontrata shoqërore,

Jetën e ndërtuam vetë.

Guxuam pa ilustruar nocionin,

Për të vendosur virtytin,

Lindëm bashkë me diellin,

Dy engjëj me njeri-tjetrin.

Si dëborë, që zbukuronë panoramën

Emrin Bardha e ke, të bardhë krijove jetën

Me nip e mbesë, që të mbushën zemrën,

Nga puthjet e tyre të shtojnë jetën.

Sëbashku afro gjysmë shekulli,

E nisëm me mundim nga hiçi,

Kaluam dhe rrënojat e komunizmit,

Me termin e madhërishëm;të dashurit.

Ty nuk të hodhën petale nusërie,

Por,ne krijuam kurorë dashurie,

Luftuam me ligësitë e kohërave,

Dhe atë ç’ka mbollëm, korrëm ne.