| E marte, 16.01.2024, 09:10 PM |
FRANÇESKANËT NË ARBËRI - ALBANIA NË SHEKULLIN XIII
Nga Dr. Lutfi ALIA,
Siena – Itali
Françeskanët e nisën ungjillizimin e Albanisë, që në vitet
e para të themelimit të urdhërit Françeskan,
madje me vetë Françeskun, i cili gjatë kthimit nga Siria, në vitin 1220 u ndal
në Kuvendin e Shen Maria në Lezhë, ku vuri themelet e urdhërit të pagëzuar me
emrin e tij. Gjatë vizitës në Lezhë Françesku mori një filiz pishe të egër dhe
një filiz ulliri dhe kur u kthye në Itali, filizin e pishës e mbolli në
ishullin Desertino të Venecias, e njohur nga populli “Pisha e Shen Françeskut”,
ndërsa filizin e ullirit e mbolli në Vatikan. [1, 3, 4, 5]
Shumë historianë dhe kronista të mesjetës dhe të vonshëm,
bazuar në mbishkrimin e gdhendur në arkitraun e portës të Kuvendit të Shen
Maria në Lezhë: “Hoc templum fratrum Minorum aedificatum est anno MCCXL - Ky tempull i fratënve minor është
ndërtuar në vitin 1240” e lidhin fillimin e misionit Françeskan në
trojet arbërore, me vitin 1240 kur u rindërtua ky kuvend antik, ndërsa prania e
urdhërit të Fratënve Minorë ishte më e herëshme. [Marcellino da Civezza:
“Storia universale delle missioni francescani”, Roma 1861, pp. 12 - 31]
At Bonaventura Akuaviva nga Marke, në vitin 1861 ishte
misionar në Albania dhe duke treguar për vizitën në seline e Prefektit
Apostolik të Urdhërit të Fratëve Minorë në Lezhë, dëshmon se kish lexuar një
dorëshkrim të vjetër, ku theksohet: “La detta Chiesa
è stata edificata per i Frati Minori, pochi anni dopo la morte del nostro Santo
fondatore, che segui anno 1226, addi 4 di ottobre - Kjo kishë ishte ndërtuar për
freterit Minorë pak vite pas vdekjes të Shenjtit tonë Themelues, që ndodhi në 4
tetor 1226”.[1, 2, 5, 6]
Aktiviteti i urdhërit Françeskan në trojet albaneze para
vitit 1240, vertetohet dhe me një dokument tjetër të rëndësishëm, me bulën e
vitit 1235 të Papa Gregori IX, i cili kishte miratuar kërkesën e disa fretënve
Minorë, për të shkuar delegatë apostolik në Albania: “Disa pjestarë të urdhërit
françeskan të Minorëve, kanë shkuar në Albania me dëshirën e tyre”. [Daniele
Farlati: Illiricum Sacrum. 1751, VII, f. 35]. [Francesco Gonzaga: De origine
seraphicae religionis franciscanae. Progressibus, de regularis observantie
institutione. volume 1. Documento II, Typographia Domenici Imberti, anno 1603, pp. 624]. [Donato Fabianich. Storia dei frati minori dai primordi della loro
istituzioe in Dalmazia e Bosnia. Tipografia Fratelli Battara, Zara, 1863, pp. 7
– 29]. Viti 1235 i bulës, sugjeron
qartësisht se Urdhëri Françeskan i Minorëve (OFM), ishte aktiv në trojet tona
pak vite pas vdekjes së Shen Françeskut, pra françeskanët ishin në trojet
arbërore para vitit 1240. Historiani Donato Fabianiç shkruan: “Këtyre rrëfimeve
të shkurtëra, i shtoj ato që më treguan Raffaele D’Ambrogio, arkipeshkëvi i
Durrësit; Imzot Dario Buçiarelli, arkipeshkëvi i Prizrenit dhe At Serafino Da
Fresonara, misionari apostolik në famullinë e Troshanit. [Fabianich f. 337 -339]
Sipas një dorëshkrimi të vitit 1720 të At Lorencos, dëshmohet se kuvendi i Shen Maria në Lezhë
ishte më i vjetër, i themeluar nga urdhëri Benedektin dhe fillimisht mbishkrimi
ishte i gdhendur në greqishte të vjeter e më vonë u përkthye dhe u gdhend në
latinisht në arkitraun e portës të kishes së rindërtuar në vitin 1240. Wadding shkruan: “Në Albania françeskanët
u përhapën në mënyrë të mrekullueshme dhe i bindën shumë albanezë, të veshin
rrobën e fretënve françeskanë”. [Wadding.
Annales anno 1366, nr. 15 e 16].
Për hershmërinë e urdhërit françeskan në trojet tona para
vitit 1240, krahas D. Farlati, G. Gonzaga, M. da Civezza, dëshmojnë shumë autorë
të tjerë si Wadding [Annales anno 1366, nr. 15 e 16], [De Gubernatis (Orbis Seraphicus, 1682, lib. I
, f 109 dhe libri V, f. 414]; [At D. Fabianich, Storia dei frati minori,
1863, v. II, f. 337]; [Sirdani. Françeskanët, f. 12], [Primaldo
Koko OFM. Miscellanea. I francescani in Albania. Rivista Studi Francescani
Nr XXX; 1940, f. 229-247], [Thallòczy von Ludwig: Illyrisch-Albanische Forchungen, Munchen
1926], [Anastasi L.M,
Bartolini R: “Breve storia della famiglia Francescana”, Roma 2013, p 80] etj, etj.
Historiani i krishtërimit Donato Fabianich e rrëfen më
qartë vizitën e Shën Françeskut në Lezhë dhe për Kuvendin e Shen Maries: “Në
udhëtimin e tretë, Shen Françesku, kur u kthye nga Siria, kaloi në Albania, ku
vizitoi një kuvend të vjetër në këto troje ... Provinca Serafike e Albanisë,
tani e kthyer në mision, administrohet nga Fratë Minorë dhe drejtohet nga një
prefekt apostolik dhe është me zanafillë nga koha e Shenjëtorit Themelues.
Është e qartë se disa kuvende të bregdetit dhe pse ishin jo shumë të lashtë dhe
as shumë të shquar, vareshin nga Kustodia e Raguzës dhe bënin pjesë në Provicën
Dalmate, me të cilën mbetën të lidhur për deri sa kohë këto troje ishin në
varësi të Republikës Venete. Dorëshkrimet të ruajtura në Kuvendin e Lezhës
thonë: “Provinca e Minorëve Oservantë të Albania është ndër më të vjetrat e
këtij Urddhëri, që rezulton me themelimin e Kuvendit të Shen Maaria në Lezhë,
përmbi lumin Drin, ku në aarkitraun me mermer travertin në portën e kësaj
kishe, gjendet i gdhendur shkrimi në latinisht, i përkthyer nga një shkrim i
vjetër në greqisht: Hoc templum fratrum
Minorum aedificatum est anno MCCXL. Kjo
kishë është rindërtuar nga fratët minorë, pak vite pas vdekjes të Themeluesit
Tonë, që ndodhi më 4 tetor 1226 .....”
“La provincia serafica della confinante Albania, ora
conversa in missione, amministrata dai frati Minori, diretta da un prefetto
apostolico, essa pur vanta la sua origine dall’epoca del Santo fondatore. È
certo che alcuni conventi del suo litoriale nè meno antichi, nè meno celebri
dei finora da noi toccati, erano agregati alla custodia di Ragusa e facevano
parte della Provincia Dalmata, a cui rimasero uniti fino a che visse la
Repubblica Veneta. Le memorie manoscritte, che tutto oggi si conservano nel
convento di Alessio riportano: “La Provincia dei Minori Osservanti di Albania è
delle più antiche dell’Ordine, come si sorge dalla fondazione del convento di
Santa Maria di Alessio, oltre il fiume Drino, dove nell’architrave di
travertino della porta dell’annessa chiesa, si trova quest’iscrizione latina
tradotta da greco idioma: “Hoc templum
fratrum Minorum aedificatum est anno MCCXL”. Si ricava da ciò essere stata la detta chiesa edificata pei frati
minori, pocchi anni dopo la morte del nostro fondatore, che segui l’anno 1226
addi 4 ottobre. È tradizione, prosegue, che il serafico Patriarca
tornando dalla Siria, passasse per l'Albania, ove toltosi a bastone un ramo di
pino selvatico (pianta di cui il paese abbonda), sel recò sino a Venezia, quivi
conficcandolo in terra appresso all'eremo di detta città, che attecchito,
crebbe prodigiosamente a smisurata grandezza. E sino ad oggi, se vogliamo stare
alla tradizione popolare, se ne conserva il fusto disseccato, cinto tutto all'intorno
di ripari, perchè non venga tagliato e portato via, indicato col nome di pino
di San Francesco. Le cronache di Albania paion quì di essere concordi colle
notizie che attingemmo dagli scrittori di Ragusa. [Donato Fabianich. Storia
dei frati minori dai primordi della loro istituzioe in Dalmazia e Bosnia.
Tipografia Fratelli Battara, Zara, 1863, pp. 7 – 29].
Në vitet 1245 - 1248
urdhëri i Minorëve Françeskanë ishte tepër aktiv në Ipeshkëvinë e Durrësit, e
cila mbulonte Arbërinë qendrore, me dioqezat shufragane të Krujës, Skampës,
Kunavisë, Ohrit dhe Shkupit.[6, 8, 9] Në
vitin 1273, Albania u trondit nga një tërmet i fuqishëm, sidomos Durrësi, ku
shkatërroi shumë banesa dhe shkaktoi mbi 25 000 viktima. Rrënimi i qytetit i
detyroi banorët të transferohen në Berat, ku qëndruan deri në rindërtimin e
banesave. Për rindërtimin e banesave dhe rikthimin e banorëve në Durrës
kontribuan në veçanti fratënit françeskanë të Durrësit. Dëmet dhe viktimat e
tërmetit në Durrës janë përshkruar në kronikën e pelegrinit Simeon Simeonis. [G. Campobasso. 2016. Idem].
Përhapja në trojet arbërore e besimit katolik
dhe sidomos e Urdhërit Françeskan të Minorëve, u përkrahën nga princat Progoni
të Shtetit të Arbërit. Pas rënies të princit Gulam Progoni të Shtetit të
Arbërit më 1255, në skenën e historisë tonë doli Mbretëria e Albanisë - Regum
Albaniae (1272 - 1373), me mbret Karli I Anzhuin “Carolus
I, dei gratia Rex Siciliae et Albaniae”. Mbretëria e Albanisë u shpall zyrtarisht si formacion politik më
21 shkurt të vitit 1272, me kryeqendër Durrësin. [Acta Albaniae 1913, vol. I, doc. 268,
270]. [Ducellier A. 1981, p. 238 –
239]. [Carabellese 1911, p. 49, nota 2]. [Gianvito Campobasso. Alcune fonti per lo studio del Regnum Albaniae degli Angiò:
documenti, epigrafi, araldica e visual evidences. 2016. Melangès e l’ècole Francaise
de Rome].
Në
konkretizimin i negociatave të Karlit I me princat arbëror, ndërmjetësuan
klerikët benedektinë dhe sidomos françeskanët, sidomos dy klerikë albanezë,
murgu Nicola d’Albania, të cilit mbreti Karli I i akordoi një shpërblim vjetor
prej 12 onçe ari, për meritat e kalimit të Durrësit në sovranitetin anzhuin dhe
prifti Giovanni di Durazzo (Gjon Durrsaku), i cili gjatë vitit 1271 udhëtoi
disa herë në Pulja, si mediator në bisedimet ndërmjet palëve, për kalimin e
Durrësit nën varësinë e mbretërisë anzhuine”. [Gianvito
Campobasso. Alcune
fonti per lo studio del
Regnum Albaniae degli Angiò: documenti, epigrafi, araldica e visual
evidences. 2016.
Melangès e l’ècole Francaise de Rome].
Katolicizmi në trojet e banuara nga albanezët u fuqizua gjatë viteve të
Shtetit të Arbërit të dinastisë Progoni dhe u zgjerua gjatë Regnum Albaniae me
mbretin kaltolik Karli I Anzhu. Në shekullin e XIII, Kryeipeshkevia e Tivarit
ishte e ekspozuar ndaj rreziqeve, që i kanoseshin si nga kryeipeshkëvia e Raguzës
dhe nga interesat e Serbëve, që ishin tepër aktiva dhe agresiva në përhapjen e
ortodoksisë. Qendra kryesore e urdhërit françeskan në trojet arbërore
ishte Tivari, ku ndodhej ipeshkëvia nga rrezatonin të gjitha aktivitetet
misionare dhe nga këtu e shtrinë aktivitetin misionar në Albania, Bosnie,
Kroaci dhe Serbi. [8, 9, 10, 11, 12]
Në vitin 1248 Papa Inoçenti IV emëroi arkiipeshkëv
metropolitan të Tivarit Fra Giovanni da Pian Carpino OFM, i cili u impenjua për të ripërtëritur ndjenjat katolike ndër arbërorët, duke
luftuar me vendosmëri kundër ortodoksizimit serbo-grek, kundër sllavizimit dhe
kundër bizantizmit, kësisoj Ai u bë pengesa serjoze kundër shizmës. Problemi shqetësues
në ato vite ishte se urdhëri benedektin nuk po i rezistonte presionit të
ortodoksisë serbe, andaj për t’iu kundërvënë këtyre presioneve, kryeipeshkëvi Gjon Plan-Karpino OFM, dërgoi misonar fretërit e
Urdhërit Minor në provinca të ndryshme albaneze, ku krahas liturgjive
ungjillore, morën në dorëzim kishat dhe manastiret benedektine, kësisoj shmangën
rrezikun të merreshin nga prifterinjtë dhe murgjët ortodoksë, që bridhnin nëpër
trojet arbërore.
Sipas historianes E. Lala, “... Kur At Giovanni Plan-Karpino u emërua kryeipeshkëv i Tivarit, ishte koha
kur pas përpjekjeve të shumta për autonomi nga Raguza, veriu i Albanisë po
piketonte ndjenjat e shqetësimit jo vetëm kundër Raguzës, por edhe kundër Papës,
i cili kishte shkishëruar disa ipeshkëv të Tivarit, vetëm sepse ato nuk i ishin
nënshtruar kryeipeshkvisë së Raguzës”. Në kustoden e Raguzës bënin pjesë
Raguza, Durrësi, Ulqini, Kotorri, Shkodra, Tivari, Dakse dhe Korxulla. [8, 9, 12, 13]
Të tre urdhërat
françeskanë u mirëpritën dhe u përqafuan shpejt nga arbënorët. Nga gjysma e
dytë e shekullit XIII e në vazhdim, françeskanët përbënin numërin më të madh të
klerikëve në trojet tona, madje ata hynë në thellësi të zonave malore, ku
zevendësuan benedektinët dhe domenikanët, të cilët nën presionin e shizmatikëve
serbë, i braktisën kishat dhe manastiret. Virgilius Greiderer në veprën “Storia
dei frati minori, dai primordi dalla loro istituzione fin al 1777. Libro
primo”, duke komentuar kishën arbërore thekson se sipas historianëve të
Raguzës, kisha katolike u fuqizua në periudhën e Regnum Albaniae me mbret Karli
I Anzhuin. Françeskanët fituan admirimin
e besimtarëve, të cilët tregonin rrëfenja dhe legjenda për Shen Françeskun, për
devotshmërinë e Shën Antonio i Padovës dhe të shumë klerikëve françeskanë. [8, 9, 12, 13]
Sipas dokumentave të Kongregacionit të Shenjtë të
Propogandes Fide, në gjysmën e dytë të shekullit XIII, në trojet arberore u ngriten disa kuvende fretësh minorë, sidomos në
dioqezat shufragane të ipeshkëvive të Tivarit, Ulqinit, Shkodrës, Durrësit,
Ohrit, Shkupit. Krahas kuvendit të Lezhës, në vitet 1288 – 1297, në
trojet arbërore ishin dhe 27 kuvende të urdhërit Serafik, ndër të cilët Shen
Maria në Shkodër, Shën Antonio në Tivar, Shen Xhiovani ne Ulqin, Shen Maria e
Engjujve në Durrës, Shen Antonio në Laç, Shen Serxhi dhe Shen Baku në Shirgj –
Shkodër, Shen Martini dhe Shen Kiara në Kunavi etj, si dhe 12 kuvende në trevën
e Matit, të gjithë të Urdhërit Françeskan të Minorëve. [Fabianich, p. 61]
Në propagandimin
e ungjillit në gjysmën e dytë të shekullit XIII, misionarët françeskanë të Urdhërit
të Minorëve u akivizuan shumë fretër minorë albanezë, ndër të cilët rendisim
disa më të shquarit: [2, 6, 16, 17, 18]
- At Nikolla Abacia OFM nga Velia, ipeshkëvi në dioqezën
e Drishtit.
- Misionari At Françesku OFM nga Shkodra, ipeshkëvi i
Ulqinit.
- Dy misionarë OFM Andrea dhe Tomasi nga Durrësi.
- Dy misionarë OFM me emërin Françesk nga
Shkodra.
- Frati Nikola d’Albania OFM (Nikolla
shqiptari), në kishën e Shen Maria në Durrës.
- Giovanni di Durazzo OFM (Gjon Durrsaku), i
shquar si mediator në bisedimete Karlit I Anzzhuin me princat arbëror për
themelimin e Mbretërisë së Albanisë.
- Nicolaus Durrachio OFM
(Nikolla Durrsaku). Në bulën e 2 shtatorit 1254 të Papës Inocenti IV, drejtuar
John d’Aversa, ministri Provincial i Fratënve Minorë të Kalabrisë, e njoftonte
për emërimin Nikolla Durrsakut OFM, Ipeshkëv i Krotone, për të cilin shprehet:
“I shquar për cilësi të shkëlqyera kulture, politike dhe ekspert i gjuhës
latine dhe greke: Dilectum filium magistrum Nicolaum de Durrachio, camerae
nostrae clericum, in latina e et grecum lingua peritum”. Imzot Nikolla Durrsaku, përmendet në një
letër të viti 1263 të Michael VIII Paleologu, i cili ia d?rgonte Pap?s
Urbani IV, ku i shkruan me konsiderata për aktivitetin apostolik t? imzot
Nikolla Durrsakut.
- At Cipriani OFM nga Tivari në
vitin 1288, të cilin Papa Nikolla IV e dërgoi për bisedime me mbretereshën Helena,
gruaja e Car Urosh Milutinit. Caresha Helena, kishte kontribuar në ripërtritjen
e besimit katolik dhe në rindërtimin e kishës të Shenjëtorëve Serxhi dhe Baku
në Shirgj -Shkodër.
- Ne vitin 1295 shquhet Fra Domenicus Albanensis OFM (Fra Deda), nipi i Andrea Topia.
- At Shtjefni OFM nga Shkodra
në vitin 1300, ishte vikar i kuvendit Male Braçe në Dubrovnik. etj, etj.
Papa Bonifaci VIII me
bulën “Cupientes Cultum” të 11
korrikut 1295, i lejoi të Tretët Rregulltarë, të krijojnë institucionet e
kultit dhe të intensifikojnë misionet me udhëtimet apostolike, për
propogandimin e ungjillit në besimtarët. Aktiviteti i Urdhërit të Tretët
Rregulltarë u shtri në Albania, si e dëshmon Minoriti Galvanus di Levanto
Januensis, që ishte mjeku personal i Papa Bonifaci VIII (Al Santissimo
Pontifice, Galvano di Levanto, di Genova, una volta medico). Galvanus di Levanto Januensis, është autori i shtatë dorëshkrimeve,
të mbledhur në vëllimin: Manuscritum
Latin N. 3181; Biblioteque Nacionale Paris, fol. 28 r. Dorëshkrimi i gjashtë i vitit 1295 është traktati dedikuar
fisnikëve albanezë: “Neophyta doctrina de
inferno, Purgatorio et Paradiso ad
Principes Albaniae –
Doktrina e re e ferrit, purgatorit dhe e parajsës, për princat Albanezë”. [15]
Në parathënien e dorëshkrimit dedikuar fisnikëve arbëror,
Galvano di Levante thekson se traktatin për albanezët e shkruajti me kërkesat
insistuese të fratit françeskan Domenico Albanese OFM, i cili atë kohë ishte
shugruar prift i kishës katolike. Fra Domeniko (Deda) ishte nipi i princit
albanez Andrea Topia. Galvano shkruan se Fra Domeniko ia përsëriste kërkesën të
shkruante për besimtarët arbëror “Impara, o medico cristiano, impara dal medico che è
disceso dal Cielo qui de celo descendit ut sanaret egrotos, ne differas”. [15]
Fra Deda jetonte në Genova me familjen dhe disa familje
arbërorësh ikanakë. Gjatë udhëtimeve apostolike në Albania, Frati Deda u kishte
dorëzuar princave dhe klerikëve arbëror, kodin e
shkruar nga Galvano, si shkruan në parathënie: “Agli illustri uomini di
onore dell’Albania, ai signori Bardo Matarango, Mauro Duci, Alessio Comiti,
Demetrio Olfano, Demetrio Scura, al conte Giovanni, figlio di Zaccaria Scurra,
Giovanni Sbramuno, Canestio Blevestio, ai cavalieri, Michele Cachoraga ed a
tutti gli altri baroni neofiti della nazione Albanese, per la restaurzione
della fede ortodossa e la riconciliazione per il buon proposito verso la Santa
Chiesa Romana” “... Të shkëlqyerve burrave të nderuar të Albanisë,
zotërinjëve Bardh Mataranga, Mauro Duçi, Aleks Komiti, Demetrio Olfano,
Demetrio Skura, konti Xhiovanni, djalit të Zakaria Skurës, kalorësve Xhiovanni
Sbramuno, Kanestio Blevestio, Mikel Kakoraga dhe te gjithe baronave rishtar të
kombit albanez, që braktisën besimin ortodoks dhe më së miri janë pajtuar
përsëri me Kishën e Shenjtë Romane”. [15]
Frontespici i dorëshkrimit të Galvannus Di Levanto Januensis, autori i kodikut të vitit 1295, ku një kapitull ia dedikon “Neophyta doctrina de Inferno, Purgatorio et Paraddiso ad Principes Albaniae”
Goluboviç thekson se ky dorëshkrim është një faqe tjetër
e panjohur e historisë të apostolatit françeskan në Albania. Megjithatë,
historia e këtij kodi dhe roli i Fra Dedës OFM, përmenden nga historiani Charl Kohler,
në veprën e tij “Mélanges pour servir a
l’histoire de l’Oriente Latin et des Croisades”, i cili përshkruan dhe
komenton disa pjesë të tekstit të këtij kodi.
Në këtë dorëshkrim të vitit 1295, titujt e fisnikërisë të
princave arbëror janë perëndimor, çka shpreh qartë konvertimin e tyre në katolikë,
në ndryshim nga një pjesë e fisnikërisë arbërore që vazhdonte të mbante tiutj
bizantinë, ose të dy bashkë, si rasti i Dhimiter Progonit, që njihej si Arkondi
i Madh, por dhe “Judex Magnum” si e nderoi Papa i Romës. [Dom Nikë Ukgjini. Kisha katolike
në trevat shqiptare (nga shekulli XI deri sot). Botim “Shoqata e Jezuitëve”.
Tiranë 2016. f. 45 – 48].
Frati Deda (Domeniko Albanese)
ishte klerik i njohur, i shquar për zotësí dhe dije, madje Selia e Shenjtë e Romës
shpesh e kishte ngarkuar të ndërmjetësonte pranë princave albaneze, për t’i
bindur të ktheheshin në kishën katolike, pasi kohë më parë, shumica e tyre kishin
përqafuar ortodoksinë, për interesa me mbretërinë sllave, ndërsa princat e
trojeve jugore, vazhdonin t’i shihnin me interes lidhjet me Bizantin dhe me
Kishën e Kostantinopojës. Konvertimi i fisnikëve
në katolikë, natyrisht shoqërohej dhe me konvertimin e banorëve.
Papa Inoçenci i IV, i kënaqur për aktivitetin e
misionarëve françeskane në Albania, zgjodhi ndërmjet tyre më të shquarit dhe
emëroi njërin Kryeipeshkëv të Zarës, tjetrin Kryeipeshkëvi i Tivarit (pas
vdekjes të At Gjon Pian-Karpino), si dhe emëroi disa fratë françeskanë
albanezë, ipeshkëv në disa dioqeza sufragane. [4, 5, 6, 20, 21]
Në gjysmën e dytë të shekullit XIII, Kryeipeshkëvia e Tivarit, dërgoi me
misione shumë fretër minorë italianë dhe albanezë, të cilët predikuan ungjillin
dhe vepruan kundër heretikëve, shizmatikëve dhe paganëve në Serbi, Bosnie,
Valaki dhe në Moldavi, duke kontribuar në ripërtritjen dhe përhapjen në këto
vende të besimit katolik. [Thallòczy
von Ludwig: Illyrisch-Albanische Forchungen II, pag 207. Cituar nga M. Da
Civezza, Roma 1861, pag 395].
Sipas Gubernatis:”Urdheri françeskan u zgjerua
vazhdimisht, aq sa në dekadat e para të shekullit të XVII, misionarët minorë
përbënin numërin më të madh të klerikëve në trojet albaneze. Shumica e murgjërve
minorë, ishin përhapur në zonat malore, sidomos në Dardani, ku u formua
Prefektura Apostolike e Maqedonisë dhe më pas Prefekturat e Serbise, e Pultit
dhe e Kastratit”. [8,12, 17]
Literatura
01.Marcellino da
Civezza MO. “Storia universale delle missioni francescani”, Roma 1861.
Tipografia
Tiberina, pp. 380 - 391
02.
Tommaso Da Celano, 1. Vita prima di San Francesco
d'Assisi, 1228, pp 124 - 125.
03.
Gianvito
Campobasso. Alcune
fonti per lo studio del
Regnum Albaniae degli Angiò: documenti, epigrafi, araldica e visual
evidences. 2016. Melangès e l’ècole Francaise de Rome].
04.
Thalloczy: Illyrisch-Albanische
Forchungen II, pag 207. Cituar M. Da Civezza, Roma 1861, pag 395
05.
Primaldo Koko OFM. Miscellanea. I francescani in Albania.
Rivista Studi Francescani Nr XXX; 1940, f. 229 – 247
06.
Fabianich Donato. Storia dei frati minori dai primordi
della loro istituzioe in Dalmazia e Bosnia.
Tipografia
Fratelli Battara, Zara, 1863.
07.
Daniele
Farlato: Illiricum Sacrum. 1751, VII, f. 35.
08.
Anastasi L. M, Bartolini R.
Francescani. Breve storia della famiglia Francescana. Convento di Monteripido,
Perugia. Epifania 2013. f. 80
09.
San Bonaventura da Bagnoregio, Leggenda minore, 1260
10.Etleva Lala: Klerikët shqiptarë të mesjetës në arkivat e Dubrovnikut.
Pashtriku.org, 15. 05. 2016:
11. Donato Fabianich. Storia dei frati minori, 1863, v. II, f. 337
12. Wadding. Annales
anno 1366, nr. 15 e 16),
13. De Gubernatis. Orbis Seraphicus, 1682, lib. I ,
f 109 dhe libri V, f. 414
14. Golubovich Girolamo OFM. Della Terra Santa e dell’Oriente Francescano.
Tom III (dal 1303 – 1332). Firenze. Collegio di San Bonaventura 1919, f, 90 dhe
225
15. Galvanus de
Levanto Januensis. Neophyta doctrina de inferno, Purgatorio et Paradiso … ad Principes
Albaniae” Biblioteque Nationale de France. Departement de Manuscrite. Latin
3181. Roma 1295, f 89
16. Giacomo da Vitry, Lettera del 1220 sulla presa di
Damiata; Cronaca di Ernoul, cap. 27; Bernardo il Tesoriere, La conquista della
Terra Santa, 1229-1230; Storia di Eraclio, 1230)
17. Virgilius Greiderer. Storia dei fratti minori, dai primordi dalla loro istituzione 1777. Lib I”,
ff. 120.
18.Dom Nikë Ukgjini. Kisha
katolike në trevat shqiptare (nga shekulli XI deri sot). Botim “Shoqata e
Jezuitëve”. Tiranë 2016. f. 45 – 48
19. Franco Cardini, Francesco e il
sultano. La storia e il messaggio, in Francesco d'Assisi, otto secoli di storia
(1209-2009), Fondazione del Monte di Bologna e Ravenna, 2009, pag. 43-53)
20.
Charls Kohler, Mélanges pour servir a l’histoire de
l’Oriente Latin et des Croisades, Editè Ernest Leroux, Paris, 1906, p.18
21. Alia Lutfi. Urdheri Françeskan ne Shqiperi. I, II Zemrashqiptare 2014.