| E marte, 16.01.2024, 08:53 PM |
Ramush Haradinaj:
Para
25 vitesh, një akt ç’njerëzor tronditi mbarë botën demokratike dhe shtyri
Perëndimin të mobilizohej dhe të ndalojë me forcë shfarosjen e një populli të
tërë.
Masakra
e Reçakut, mbetet simboli i krimit gjenocidal që aparatura shtetrore ushtarake
serbe kreu në Kosovë. Ajo bëri kthesën e madhe historike duke prekur thellë në
ndërgjegjjen e kombeve të fuqishme për të lëvizur me NATO-n në krye me ShBA-të.
Sot,
në nderim martirëve të kësaj masakre, kam bërë homazhe në Kompleksin
Përkujtimor në Reçak.
Me
respekt të thellë do të kujtojmë gjithmonë ata që me flijimin e tyre u bënë
themelet e lirisë sonë!
Mirënjohës
përjetë Ambasadorit amerikan, William Walker, që e përkufizoi këtë masakër si
krim kundër njerëzimit. Në të njëjtën kohë, falënderojmë Amerikën e cila ishte
krah nesh në të gjitha periudhat historike.
Në
këtë përvjetor të masakrës së Reçakut, theksohet edhe më shumë nevoja për
stabilitet dhe më shumë paqe në rajon e botë. Kosova është e gatshme të japë
kontributin e saj duke qenë në rresht si anëtare e NATO-s së udhëhequr nga
miqtë tanë, ShBA-të.