| E diele, 14.01.2024, 08:56 PM |
Sot 14 janari, 34 vjetori i demostratës antikomuniste të Shkodrës!
Nga
Sali Berisha
Të
dashur miq, si sot 34 vite më parë grupet antikomuniste, qytetarët dhe
studentët e Universitetit të Shkodrës inaguruan Vitin e Ri në Shqipëri, vitin e
mrekullisë për shqiptarët me një betejë të ashpër me diktaturën komuniste,
demostratat e fuqishme të datave 13-14 janar 1990 për rrëzimin e bustit të
diktatorit komunist Josif Stalin.
Me
datën 13 dhe veçanërisht me datën 14 janar të vitit 1990, mijëra qytetar të
Shkodrës iu përgjigjën thirrjes së grupeve antikomuniste, mbushën dhe dolën në
një demostratë të fuqishme për të çliruar qytetin e tyre nga kulti i njërit
prej diktatorëve më gjakësor të kohërave, Josif Stalin dhe hequr bustin e tij
nga qendra e qytetit.
Regjimi
diktatorial e shtypi me egërsi dhe brutalitet me të gjitha mjetet e dhunës
demostratën e 14 janarit dhe arrestoi, torturoi dhe dënoi me dënime të rënda
për veprimtari antishtetërore terroriste organizatorët e saj Ded Kasnecin, Rin
Monajkën, Flamur Elbasani, Gjergj Livadhin, Ndoc Liqejzën, vëllezërit Haxhi,
Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini,
Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali, Hana
Kraja etj.
Por
jehona e demostratës së fuqishme antikomuniste e Shkodrës, qytetarëve të saj
ushtoi fuqishëm në të katërta anët e vendit, por dhe në mbarë botën. Kjo
ngjarje historike e hapi siparin e një seri ngjarjesh të mëdha të atij viti që
do kurorzoheshin me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri me lëvizjen
studentore të dhjetorit të vitit 1990.
Sot
në këtë 34 vjetor le të shprehim ne të dashur miq nderimin dhe mirënjohjen tonë
më të thellë për qytetarët pjesmarrës dhe organizatorët e demostratës së 14
janarit 1990 të Shkodrës, Rozafës së Lirisë. Rroftë Shkodra!