| E diele, 14.01.2024, 04:07 PM |
Sevdail Hyseni
Satirike
Adresa
Viti
i Ri, po ecën
Lirshëm
pa ndalesa,
Mediat
e Luginës...
Janë
me dy adresa.
Të
parën prej kohësh
E
kanë në Beograd,
Kurse
këtë të dytën
Në
Prishtinë, me fat!
Kanë
dhe një tjetër
Për
aq sa e lyp puna,
Kur
e humbin rrugën
Kthehen
në komuna.
Disa
nga gazetarët
E
them pa rezervë,
Me
një fjalë e japin
Kaun
për konservë.
Joshen
pas parasë
Kasnecë
dhe telallë,
Fondet
që i marrin
Nuk
i kanë hallall.
Me
këto përfitime
Këta
zëra publikë,
Do
t’i bien daulles
Me
valle e muzikë!
Kjo
vegël muzikore
Me
dy pëlhura top,
Njëra
dorë me guxhë
E
tjetra me shkop.
Me
nder, ku mbetet,
Misioni
i gazetarisë?
Bukur
e thotë populli:
-
Luja guxhën daullxhisë!