| E shtune, 13.01.2024, 08:47 PM |
Hamza Halabaku
BUKA
Që
në mëngjes
Nëna
përherë gatuante
Se
nga darka s’tepronte
Asnjë
thërrime në magje
E
ne të valë bukën e hanim
Herë
me pak djathë në dorë
E
herë me qepë të njoma
Kafshatën
e ngjyenim në kripë
Rrallë
e kemi pritur të ftohej
Në
kohën e pranverës
Kishim
uri e s’kishim kohë
Të
uleshim rreth sofrës
Asnjëherë
nuk kemi harruar
T’i
lutemi Zotit
që
të na falë me bollëk
grurë
jo vetëm në fushë
po
edhe në gur të thatë
Luteshim
përherë
para
e pas buke
që
i Madhi Zot të falte
misër,
grurë e të mira
jo
vetëm te ne, po edhe te dajat