| E premte, 12.01.2024, 07:38 PM |
Ansambli
folklorik 10 Shqiponjat e Tërbaçit me drejtuesin artistik Albert Habazaj,
Vlorë, 2023
5 URIME NË NJË KËNGËZ
GËZUAR
VITIN E RI!
Nga
Albert HABAZAJ
Gëzuar
Vitin e Ri
10
Shqiponjat e Tërbaçit,
Goja
mjaltë, shpirti flori
Respektin
hallall e paçi!
Gëzuar
Vitin e Ri
O
Tërbaçi ynë i dashur,
Na
fal, o dritë në stuhi
Nëse
nga ne ti je plakur...
Gëzuar
Vitin e Ri
Vlorë,
bekim Perëndie,
Kush
bën lojë nervash me ty
Të
mirës me shkelm i bie.
Gëzuar
Vitin e Ri
O
zemër e Shqipërisë,
Moj
legjenda Labëri
Flamuri
me gjak në shtizë!
Gëzuar
Atdheu ynë
Me
këngë të shërojmë plagët,
Me
mall ty të puthim synë
Si
shqiponja hapim krahët.
Vlorë, 31.12.2023