| E hene, 08.01.2024, 08:00 PM |
Tahir BEZHANI: dy poezi
KUJTESË
E VRARË MALLI...
Morën
dallgë kujtimet e nxehta
Fërkimet
e përmalla nuk ndalnin vrapin
Dielli
përcëllonte lëkuren e hijeve
Rëra
kokrrize piqte si çerep i prushtë
Valët
e detit valëviteshin brenda zemrës
Koshi
kraharorit përplasej dënesjeve
Si
astmagji kronik i pashëruar dhimbjeve
Sytë
shëtisnin syprinës pafund të detit
Atje
larg shikoj aniet në hapësirë pafund
Lundronin
mbi valët tërbuese
Dëgjohej
piskamë sirenash n’ankorim
Përmes
shkumëzimit të valëve të njelmëta
Dëgjoja
frymëmarrjet e ngrira n‘parzëm
Dridhesha
nga prushi nostalgjik
Lotët
rrëshqisnin lëkurës së plasaritur
Sa
përcëlluese kjo stinë vjeshte
Fola
me vete...
Tërhoqa shikimin nga valët shushuritëse
Lodrova
me pamje kërshnajës së djegur vetëtimash
Atje
lartë mbi det, mes pishave
Një
kulm shtëpie vezullonte me tjegulla të kuqe
Eh!
Sa
më ngacmoi kujtesa e vrarë malli
Më
përfytyrohej miku, Zeqir Lushaj
Në
sofrën prej guri dikur mbushur plot
Si
në Grinë e vetë n‘Malësi të Gjakovës
Sa
pikëlluese ishte kjo stinë në Shëngjin!...
(Gjakovë, 30 dhjetor
2023)
NGARENDJE
FESTIVE
(Ose,
sa egoiste është kjo jetë)
Diç
nga brenda furishëm ushton
Lëvizje
drithëruese gjymtyrëve të trupit
Këtë
ditë festive të fundvitit plak
Do
zëra diktojnë bredhjen rrugëve pafund
Fushës
së meditimeve të shpirtit kryeneç
Ajo
kuti magjike dëshirash të vrara
Palosur
mjegullnajave nëpër mote të brishta
Ku
edhe vetëtimat përgjonin dhimbjet
Deri
në mykje të kuptimit të fjalës...
E,
kjo shëtitje rrugëve të qytetit tim
Ditën
e fundit të vitit festiv
Me
hedhë në lavrat e jetës së thinjur
Gëzimeve
të thyera rrezeve të plasaritura
Viteve
të burgosura trarëve të heshtur
Flasin
pëshpërimat në gjuhën e mllefosur
Vazhdat
e lotimit dëshmojnë zjarrminë
Germat
përvidhen ndrydhjeve të nxira
Reflektim
i fisnikërisë ngushëlluese të durimit
Kotësive
deri në pafundësi...
Ngadalë
eci rrugëve të qytetit tim
Të
ripërtërirë moshe
Ndalem
padashur te Ali Podrimja në bronz
Buzë
lumit Krena që e deshi aq shumë
E
shikoj mallëngjyeshëm poetin e madh
Më
duket ende me etje të pashuar
Për
jetën, për “Lum Lumin”!...
Kthehem
me kujtime të shkrumbuara
Në
strehën e vetmisë
Në
mbrëmjen festive të pa festuar
Sa
egoiste është kjo jetë!.....
(Gjakovë, 31 dhjetor
2023)